Gazeta Shqiptare

Teatri, Veliaj: Vonesa prej 40 ditësh nuk e frenon punën tonë

Nis ndërtimi i këndit të dytë më të madh të lodrave në Tiranë

-

Parkut

të Madh të Liq enit do t'i shtohet një kënd i ri rekreativ për të gjitha moshat. Bashkia e Tiranës me mbështetje­n financiare të TIKA- s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it, nisi punën për një shesh të ri çlodhës, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se në një qytet, ku fëmijët trajtohen me respekt dhe dashuri që në moshë të vogël, nesër bëhen qytetarë më të mirë. "Një nga arsyet pse kemi sot këto gërr- vërret e vogla është sepse kemi njerëz që janë rritur keq, nuk janë mësuar të luajnë në skuadër, nuk janë rritur duke menduar pozitivish­t, nuk janë rritur që të shikojnë më të mirën, por ku të gjejnë hapësira për t'i përçarë njerëzit, për t'i ndarë ata, për t'i thënë joprogresi­t, për t'u trembur nga gjërat e reja. Kjo është arsyeja pse kemi këtë debat sot", deklaroi Veliaj. Duke u ndalur tek çështja e teatrit, ai tha se në shtator projektlig­ji do të miratohet sërish nga parlamenti. Veliaj renditi shumë prej investimev­e në kryeqytet, të cilat në fillim hasën në rezistencë, por që më pas dhanë rezultate fantastike. "Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshto­jnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentua­r? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletav­e, pista e këmbësorëv­e, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë", deklaroi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania