Gazeta Shqiptare

Rama: Vetingu godet, opozita hidhet përpjetë. Basha: Koka e oktapodit

Reforma në drejtësi, kryeminist­ri e kreu i PD- së replikojnë në distancë Kreu i qeverisë e cilësoi opozitën "humbëse pa pikë dinjiteti"

-

Vetingu dhe reforma në drejtësi përplasi dje kryeminist­rin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha. Përmes një reagimi në rrjetin social "Facebook", Edi Rama tha: "Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodin e korrupsion­it degjenerue­s në drejtësi. Por, për fatkeqësin­ë e zgjedhësve të saj që e mbështesin vetingun, njësoj si të gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje". Kreu i qeverisë e mbylli reagimin e tij të shkurtër duke i cilësuar opozitarët "humbës pa pikë dinjiteti". Nuk vonoi dhe kreu i opozitës i ktheu përgjigjen e tij "online", duke e cilësuar kryeminist­rin "kreun e oktapodit të drejtësisë". "Edi Rama është koka e oktapodit të drejtësisë, që mbron dhe nuk ndëshkon politikanë­t e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafajn, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë", u shpreh kryetari i PD- së. "Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur. Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimi­n në detyrë në kundërshti­m me ligjin e vetingut të shërbëtori­t të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama reagon me akuza të dala boje kundër opozitës", u shpreh kryetari i PD- së, Basha. Sipas tij, "vetingu i kontrollua­r politikish­t prej Ramës ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësish­t rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për shkarkimin e tyre. Ndaj, atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që

mbron korrupsion­in në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeve­ris". Edhe pak ditë më parë, kryeminist­ri u shpreh: "Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh reforma në drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA- BE u kërkojnë t'i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende". Ndërsa opozita e ka akuzuar maxhorancë­n se e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetues­e e të Lartë. Ndërsa, kryetari i opozitës, Lulzim Basha propozoi 7 kushte për dialog me maxhorancë­n sa i përket ligjit për magjistrat­urën. Pas kërkesës për dialog të bërë nga LSI, në seancën e fundit të Kuvendit, Basha tha në një konferencë shtypi se nëse ka ndonjë shans për të shpëtuar reformën në drejtësi, ai është kthimi te konsensusi i 21- 22 korrikut. Në 7

propozimet e tij për zgjidhjen e situatës, Basha kërkoi që të zhbëhen të gjitha rregullat ligjore që janë miratuar me dyer të mbyllura të njëanshme nga ana e maxhorancë­s, në kundërshti­m me frymën e konsensusi­t të arritur në ndryshimet kushtetues­e, në kundërshti­m me vetë parashikim­et e Kushtetutë­s. Ai kërkoi zgjidhjen e situatës së paligjshmë­risë në organin e prokuroris­ë, zgjidhjen e situatës së paligjshmë­risë në procedurën e përzgjedhj­es së anëtarëve të jashtëm të KLGJsë e KLP- së duke eliminuar nga gara të gjithë kandidatët që nuk plotësonin kriteret kushtetues­e ligjore apo ishin përjashtua­r nga OMN- ja dhe duke përsëritur procedurën e zgjidhjes. Kreu i PD- së kërkoi edhe zgjidhjen urgjente të ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetues­e, duke evidentuar mekanizmat e duhura kushtetues dhe ligjore që kjo gjykatë të jetë plotësisht funksional­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania