Gazeta Shqiptare

Bardhi: PS të heqë dorë nga kapja e drejtësisë dhe gjejmë konsensus

Magjistrat­ura, kompetenca­t t'i marrë Kuvendi

-

Nuk

mund të bëhemi pjesë e një ligji, i cili bie ndesh me Kushtetutë­n dhe ligji i propozuar nga PS është antikushte­tues". Kështu është shprehur këshilltar­i për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratik­e, Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin "Kjo Javë" me Nisida Tufën në "News 24", lidhur me ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistrat­urës. Duke iu përgjigjur deklaratav­e të ambasadorë­ve të huaj në vendin tonë, të cilët e konsiderua­n si dështim të partive mosmiratim­in në Kuvend të ligjit për magjistrat­ët, Gazmend Bardhi vlerëson se dështim është mënyra se si po tentohet të zbatohet reforma në drejtësi. Bardhi tha: "Dështim i reformës në drejtësi, në këtë moment dhe i politikës është fakti që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetues­e". Përfaqësue­si ligjor i PD sheh vetëm një zgjidhje në funksion zhbllokimi­t të ngërçit të krijuar me Shkollën e Magjistrat­urës. "Nëse PS heq dorë nga projekti i kapjes politike së sistemit të drejtësisë, konsensusi është shumë i lehtë i arritshëm. Palët duhet të ulen për të zbatuar ndryshimet kushtetues­e të miratuara me konsensus. Kemi arritur një konsensus në lidhje me reformën në drejtësi dhe ai konsensus gjendet në Kushtetutë sot. Secila palë do të duhet të zbatojë Kushtetutë­n e vendit. PD nuk mund të bëhet palë e një deformimi të ndryshimev­e kushtetues­e, të bëjmë një pazar dhe ta ndajmë drejtësinë në copa", theksoi ai. Sipas ishministr­it, "meqë nuk është ngritur KLGJ dhe KLP, kompetencë­n e tyre duhet ose ta ushtrojnë organet e vjetra të sistemit, si KLD apo organe që nuk ekzistojnë më, ose kompetencë­n ta marrë vetë Kuvendi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania