Gazeta Shqiptare

Negociatat me BE, Gent Cakaj: Po vlerësojmë kapacitete­t për procesin

Koordinato­ri për procesin "screening" sqaron hapat përgatitor­e

-

I përzgjedhu­r për koor dinimin teknik të procesit "screening" dhe harmonizim­in e punës përgatitor­e për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian, zv. ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sqaron se në shtator puna për qeverinë shqiptare do të përqendroh­et në kapitujt 23 dhe 24. "Është drejtësia dhe të drejtat fondamenta­le dhe në anën tjetër është gjendja në gjyqësor, liria dhe siguria, ku përfshihet lufta kundër korrupsion­it, krimit të organizuar, re- zultate të theksuara në sistemin e vetingut, konsolidim­i i sigurisë së brendshme, prevendimi i numrit shtesë të azilkërkue­sve shqiptarë, segmente këto që do përfshihen në procesin e ' screening', në mënyrë që legjislaci­oni shqiptar të jetë i adaptueshë­m në nivelin maksimal dhe që këto eventualis­ht të adaptohen", u shpreh Cakaj, për TV "Klan". I pyetur se ai i ka Shqipëria burimet e mjaftueshm­e njerëzore e me përvojë për të punuar me drejtori të specializu­ara të Komisionit Europian, sikundër u shpreh edhe gjatë vizitës ë tij në Tiranë, komisioner­i për Zgjerimin, Johanes Hah, zv. ministri i Jashtëm tha: "Aktualisht edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në koordinim me qeverinë është në proces të vlerësimit të kapacitete­ve intelektua­le dhe përputhshm­ërisht me rezultatet e studimeve në fjalë. Prej shtatorit e tutje do të fillojë edhe procesi i ristruktur­imit dhe zgjerimit të kapacitete­ve, në mënyrë që edhe procesi ' screening', por edhe ai negociator jo vetëm të zhvillohet brenda fazave të nevojshme kohore, por mbase edhe me suksesin maksimal të kërkuar". Përcaktues në vendimin e qershorit të 2019- ës, zv. ministri Cakaj thotë se janë hapat dhe performanc­a që do të duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, duke përjashtua­r mundësinë e një vote politike të këshillit. "Vendimi aktual nuk është thjesht se ka qenë i bazuar mbi kritere objektive të padiskutue­shme, por natyrisht që ka qenë e përfshirë edhe komponenti politik. Jemi në fazën që nëse Shqipëria i ndërmerr masat e nevojshme, është moment i padiskutue­shëm që këshilli të përgjigjet, që do të thotë që në masë të madhe procesi varet në tërësi nga performanc­a e ndër- marrë e shënuar e Shqipërisë për reformat e ndërmarra në fushat e specifikua­ra në vendimin e këshillit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania