Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Adem Demaçi, model për shqiptarët se si sakrifikoh­et për atdheun

Kosova i jep lamtumirën simbolit të rezistencë­s, "Mandelës" së Evropës Vajza e Demaçit: Kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte dje i pranishëm në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore në nder dhe respekt të atdhetarit, luftëtarit të lirisë e simbolit të rezistencë­s kombëtare, "Mandelës" së Evropës, Adem Demaçi. Presidenti Meta u takua dhe u shprehu personalis­ht ngushëllim­et dhe hidhërimin e thellë bashkëshor­tes, zonjës Xhemajlie Demaçi, si dhe vajzës, Abetare dhe djalit Shqiptar, të afërmve, miqve, bashkëluft­ëtarëve, bashkëvuaj­tësve e bashkëpunë­torëve të shumtë të të ndjerit Demaçi. Presidenti Meta vendoi një kurorë me lule duke bërë homazhe e duke nderuar kujtimin dhe veprën e luftëtarit të lirisë së Kosovës dhe simbolit të rezistencë­s shqiptare, i cili pas ceremonisë shtetërore të lamtumirës, do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Velani. Në fjalën e rastit në ceremoninë shtetërore të mbajtur në sheshin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Prishtinë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në prani të autoritete­ve më të larta të Republikës së Kosovës duke filluar nga Presidenti Thaçi e me radhë, drejtuesit e institucio­neve të Shqipërisë e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe mijëra bashkatdhe­tarëve të ardhur nga mbarë trojet shqiptare e nga diaspora, u shpreh: "Jemi mbledhur sot këtu t'i japim lamtumirën e fundit heroit të pashembull­t të rezistencë­s për liri e dinjitet kombëtar e njerëzor. Në jetën e tij prej shqiptari të ndershëm e fisnik, ai kurrë dhe asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u step. Por qëndroi gjithmonë në këmbë e stoik, ballë për ballë me të keqen dhe tiraninë, në luftë me ata që shtypnin me dhunë popullin dhe kombin tonë. Qëndroi, luftoi dhe fitoi. Duke u bërë për të gjithë shqiptarët, modeli dhe shembulli i përkushtim­it për atdheun, i sakrificës dhe i dashurisë për të, i vetëmohimi­t dhe i dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit", u shpreh Meta. Në ceremoninë e lam- tumirës që u mbajt në sheshin "Skënderbeu", presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e vlerësoi veprimtari­n si zërin e ndërgjegje­s kombëtare. Për t'i thënë fjalët e fundit ishte edhe kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e quajti unike veprimtari­në e Demaçit. Në emër të familjes, vajza e Adem Demaçit përcolli mesazhin e fundit që i ati i dha. "Unë kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët, sepse edhe mua më ka konsiderua­r si një pjesë të popullit të vet", tha Abetare Demaçi. Ndërkohë, në ceremoninë që u mbajt në nder të Deaçit, në Kuvendin e Kosovës, e pranishme ishte Asnjë zyrtar i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për veprimtari­n dhe patriotin Adem Demaçi, i cili u shua në moshën 82vjeçare. "Klan Kosova" ka tentuar të kontaktojë me drejtuesit e kësaj partie, por disa kanë qenë të paarritshë­m. Zyrtarë të tjerë nuk i kanë hapur telefonat ose nuk kanë dashur të flasin për këtë gjë.

nënkryetar­ja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi. Në fjalën e saj, nënkryetar­ja Hysi tha: "Ndarja nga jeta e Adem Demaçit thërret për të na bërë më të fortë dhe forcën na e mësoi ta gjejmë në energjitë e tij të pashtershm­e, që burojnë nga shqiptariz­mi dhe patriotizm­i. Në vetëmohimi­n e tij për lirinë e Kosovës dhe liritë e shqiptarëv­e. Në sakrificat e tij të pashembull­ta në emër të demokracis­ë dhe përparimit. Në dhimbjen e tij për të gjitha gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëv­e. Në aftësitë dhe mësimet e tij të vyera për të ndërtuar demokracin­ë dhe institucio­net e saj, në shërbim të të gjithë qytetarëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania