Gazeta Shqiptare

Izet Haxhia, mesazh nga burgu 302: Asnjë s'po më merr në dorë…

E dashura rrëfen bisedën: S'e prisnim këtë ikje me vrap, Izeti është në udhëkryq "Të gjithë po fshihen mbrapa plazheve dhe harrojnë që do ikë edhe kjo verë"

-

Edashura franceze e Izet Haxhisë, i cili ndodhet në burg ka treguar dje një bisedë që ka pasur me të në qeli. Në profilin e tij në "Facebook", ajo shkruan se në bisedë e sipër, Izeti i ka thënë se asnjë nuk po e merr në dorë çështjen e tij. "Izet Haxhia u vetëdorëzu­a për të kërkuar drejtësi dhe rihapje të çështjes ' Hajdari', duke marrë parasysh të gjitha problemet kolosale në drejtësinë shqiptare, duke marrë parasysh edhe rrezikun e një moshapje të çështjes. Sepse mjaft, ishte mjaft! Tepër është tepër!", shkruan ndër të tjera francezja në ' FB'. Ndërsa, shprehet se Izeti ndodhet në udhëkryq.

POSTIMI NË "FB"

Miq të mirë, miq të shtrenjtë!

Kur fola pak minuta më parë me Izetin ( që ju përshëndet të gjithëve një nga një) më bëri pak për qeshur, sepse në një moment tha me një çudi shumë të natyrshme: asnjë s'po më merr në dorë, ç'është kjo? Dukej i habitur, i miri im prej drite… dhe qesha me sinqeritet­in dhe spontanite­tin, që ma tha këtë...

Izet Haxhia u vetëdorëzu­a për të kërkuar drejtësi dhe rihapje të çështjes ' Hajdari', duke marrë parasysh të gjitha problemet kolosale në drejtësinë shqiptare, duke marrë parasysh edhe rrezikun e një moshapje të çështjes… Sepse mjaft, ishte mjaft! Tepër është tepër!

Por tani… tani, askush nuk e priste këtë dorëheqje dhe ikje me vrap të çdo gjyqtari nga dosja e tij! U kthyen të gjithë në struca, askush nuk do ta marrë përsipër… Këmbët e lehta e faqja e bardhë...!

Izeti ndodhet në udhëkryq! Drejtësia nuk po prononcohe­t as me data, as me shorte, as me emra të përveçëm. Posta Shqiptare, bën si e paditur dhe refuzon të ketë kontakt me avokatin apo me punonjësit e burgut që shkojnë për të tërhequr pakot për Izetin. Me pretekstin që s'ka ardhur gjë në Shqipëri. Ndërkohë harrojnë që mua posta franceze më nxjerr me dokument ditën e saktë kur janë futur në Shqipëri…, një lëmsh gënjeshtra­sh!

Midis vetingut, dosjes së vrasjes së shekullit, vapës, Dhërmiut, pushimeve, frikës dhe panikut, siç duket të gjithë po fshihen mbrapa plazheve dhe harrojnë që do ikë edhe kjo verë, si çdo verë tjetër! Nuk i shpëtojnë dot pritjes dhjetëravj­eçare të Izet Haxhisë për drejtësi!

Edhe sikur asnjë gjykatës të mos pranojë ( meqë janë kolegë me Fatmira Hajdarin) në një moment, do detyrohet dikush, që t'i futet punës, qoftë edhe vetë Fatmira Hajdari! Përlyerja nga të gjitha anët i bën të panikuar për shkak të dëshmitarë­ve të thirrur nga çdo krah i politikës shqiptare!

Por nuk kanë ku shkojnë... Vetëm se po i zgjasin burgun Izetit, po zgjasin shkëputjen e ne të dyve, që është tepër e dhimbshme për të dy…

Izeti po duron me modesti, me besim e me shumë gjëra që i rëndojnë padrejtësi­sht…

Unë, unë nuk jam shumë fanse e modestisë, sepse be- Izet Haxhia, i cili pret të përballet me drejtësinë, ndodhet në paraburgim­in 302- shit në Tiranë, që prej ekstradimi­t në muajin maj nga Turqia, atje ku qëndroi për 12 vite me radhë. Haxhia depozitoi zyrtarisht apelimin kundër dënimit me 25 vite burgim më 5 korrik, si pjesëmarrë­s në vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari, shtatorin e 1998- ës. Ish- truproja e Sali Berishës këmbëngul për pafajësi, pasi pretendon se nuk ka lidhje me ekzekutimi­n e liderit të demokracis­ë. Për të provuar pretendime­t e tij, Haxhiaj kërkon ballafaqim­in me ish- kryeminist­rin Berisha.

soj tek një thënie e Shopenhaur­it: "… Kur më në fund mendon se je dikushi dhe vërtetë je rritur në vlerë, personalit­et, dije, fillo tregohu krenar me meritat e tua, virtyti i modestisë është një shpikje që u shërben vetëm budallenjv­e, sipas modestisë secili duhet të flasë sikur të ishte në rrafshin e krediteve vetjake të të tjerëve. Kështu që, duke u rrafshuar të tërë, në botë nuk do të kemi veçse teveqelë".

Të dua shpirti im, jam me ty në çdo pritje, e shkurtër apo e gjatë qoftë!

Ps: asaj Postës Shqiptare, nuk do t'i ndahem, sepse s'jam as modeste, as e duruar dhe as mirëkuptue­se në lojërat e tyre prej skllevëris­h të bindur…!

Tung të gjithëve prej Izetit!

Unë ju falënderoj personalis­ht gjithsecil­in, për qëndresën dhe besnikërin­ë tuaj!

Pushime të mbara!

 ??  ?? Izet Haxhia
Izet Haxhia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania