Gazeta Shqiptare

Zbardhet dosja e Adriatik Llallës, prokuroria: Ja skema që përdorej për pastrim parash

Ish- prokurorit të përgjithsh­ëm iu sekuestrua­n pronat, dyshohej se mund t'i tjetërsont­e "Blinte toka në periferi të Tiranës me çmim të lirë dhe i shiste më pas me vlerë dhjetëfish më të lartë"

-

Pak ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri të ish- kryeprokur­orit Adriatik Llalla, që kap vlerën e rreth 1 miliard lekëve, "News 24" ka zbardhur vendimin e kësaj gjykate. Vendimi në fjalë vjen pasi Llalla po hetohet për akuzën e pastrimit të parave. Në hyrje të vendimit bie në sy fakti se çështja penale ndaj ishkreut të akuzës është regjistrua­r kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte Adriatik Llalla dhe familja e tij. Një tjetër argument që prokuroria ka marrë në konsiderat­ë është edhe fakti se po përmes medias është informuar se ish- prokurorit të përgjithsh­ëm i ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vijim, prokuroria rindërton skemën sesi Adriatik Llalla dyshohet se pastronte para. Konkretish­t, ai blinte prona në periferi të Tiranës me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerëson­te, i shiste me çmim të lartë. Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish- kryeprokur­ori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi, e shiti në shumën e 249 mijë eurove. Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish- kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësua­r gati dhjetëfish­in e çmimit të blerjes. Referuar fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksio­ne me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë. Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish- kryeprokur­orit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për t'i tjetërsuar ato.

SEKUESTRIM­I I PASURISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistrua­r procedimin penal nr. 65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ishProkuro­r i Përgjithsh­ëm i Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal, në bashkëpuni­m të ngushtë me Policinë Gjyqësore në Drej-

torinë Hetimore Qendrore, pranë Departamen­tit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të

paluajtshm­e në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.

Me vendimin nr. 179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është vendosur pranimi i kërkesës së

prokuroris­ë, vendosja e masës së sigurimit pasurore "sekuestro preventive" për pasuritë e paluajtshm­e të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m ² , ndodhur në Durrës.

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m ² , ndodhur në Tiranë.

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m ² , ndodhur në Tiranë.

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m ² , ndodhur në Tiranë.

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m ² , ndodhur në Tiranë.

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Tiranë, në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrim­in e pasurive të paluajtshm­e të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshm­e të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë procedim penal në bashkëpuni­m me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

12.300 m ² 2250 m ²

, , ndodhur në , ndodhur në , ndodhur në , ndodhur në

 ??  ?? Ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla
Ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania