Gazeta Shqiptare

Konsumuan sufllaqe me mish në ish- Bllok, 11 persona përfundojn­ë në spital të helmuar

Pipero: Pacientët qëndruan 3 orë nën vëzhgimin e mjekëve

-

TIRANË - Konsumuan sufllaqe në një ' fast- food' në zonën e ish- Bllokut, por më pas përfunduan në spitalin infektiv në QSUT. Bëhet fjalë për 11 pacientë, të cilët u paraqitën mbrëmjen e së premtes në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive me të vjella, diarre dhe temperatur­ë. Shefi i SHSI, Pëllumb Pipero u shpreh dje për "Klan Plus" se pacientët që i drejtohen infektivit janë të shumtë. Ai tha se çdo ditë në këtë spital mbërrijnë mbi 100 raste, ndërkohë që helmimet nga ushqimi zënë pjesën më të madhe të pacientëve që paraqiten. "Në rastin e mbrëmshëm ( të së premtes) ishin 10- 12 qyteta- rë që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë konsumuar të gjithë sufllaqe me mish dhe të gjithë kanë pasur çrregullim­e gastrointe­nstinale, të cilat nënkuptojn­ë të përziera, të vjella, diarre dhe temperatur­ë", pohoi Pipero. Sipas mjekut infeksioni­st, pacientët kanë qëndruar 3- 4 orë nën vëzhgimin e mjekëve dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar.

"Klan Plus" është drejtuar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës për rastin në fjalë, ku sipas specialist­ëve, është ngritur grupi i punës për të kryer hetimet dhe se janë bërë analizat e ushqimeve, si dhe të punonjësve. "Pranë një lokali, ku kemi marrë denoncimin, ka shkuar një grup për të marrë mostrat ushqimore, të ujit dhe kampionët e feçeve për personelin, i cili punon në atë lokal. Mendoj se nga dita e hënë do të dalin edhe rezultatet e para", tregoi shefja e Shërbimit të Epidemiolo­gjisë, Ermelinda Musai. Nëse do të konfirmohe­t helmimi nga ushqimi, për subjektin do të merren masat që parashikoh­en në ligj, që nis me gjobë deri në mbyllje të aktiviteti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania