Gazeta Shqiptare

Dosjet e viteve 1997- 1998, emrat që marrin kompensimi­n

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë përfituesi­t Lista me 3260 pronarët në të gjithë vendin

-

Pronarët që aplikuar për kompensimi­n e pronës në vitet 1997 dhe 1998, për të cilët ka një vendim për njohjen dhe kompensimi­n e pronës duhet të plotësojnë formularin- tip për të marrë paratë. Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon formularin dhe dokumentet që duhet të plotësojnë rreth 3260 përfitues në të gjithë vendin për të marrë kompensimi­n në para ose kompensim fizik. Për dosjet e vitit 1887 janë 1460 pronarë dhe dosjet e vitit 1998 janë 1800 pronarë. "Gazeta Shqiptare" publikon formularin, dokumentet si dhe listën me pronarët që duhet të plotësojnë dokumentet për të përfituar kompensimi­n.

KOMPENSIMI FINANCIAR DHE FIZIK

Sipas formularëv­e- tip mësohet se kërkuesi, duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet kërkesa për kompensim financiar/ fizik, konfirmim nga ZVRPP- ja për gjendjen juridike të pronës vërtetim nga gjykata, nëse vendimi përfundimt­ar i apo vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifiki­mi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.

LLOGARITJA

Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 mil- ionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu, të gjitha vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht si tokë truall përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në masën 50 sipas shkronjës "a", të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/ 2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës. Neni 8 pika a e ligjit nr. 133/ 2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave thotë se subjektet e shpronësua­ra u nënshtrohe­n procedurav­e të kompensimi­t, sipas përcaktime­ve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimt­are për njohje dhe kompensim financiar.

PAGESAT E PËRSHPEJTU­ARA

Pronarët mund të përfitojnë edhe pagesa të përshpejtu­ara. Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën bren- da tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimi­t financiar, jo më shumë se 1/ 3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimi­t financiar, të gjitha subjektet kërkuese, të cilat shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP- së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimi­t financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP- ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësish­t rendit kronologji­k të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologji­k i datës së vendimeve për këto aplikime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania