Gazeta Shqiptare

ROBIN HANBURY - TENISON

“Land of Eagles” dhe fodullëku i ministrit shqiptar NË KRISHTLIND­JE ME LAZËR RADIN

-

Në sallën shkencore të Bibliotekë­s Ko mbëtare në vitin 1992’ 93 më ra në sy një fytyrë e re. Ishte një burrë trupmadh me kokë si të skalitur në lis. Kishte tipare të një njeriu me karakter të fortë që të ngjallte respekt. Ai ulej te tavolina e qoshes së majtë në rreshtin e fundit, pra kur hyje në sallë mund ta shikoje po të ktheje kokën nga e majta. Lexonte dhe shkruante me një përqendrim që binte në sy. Ndonëse e kishte sallën të gjithë përpara, ai nuk e ngrinte kokën për të parë kush punonte, kush hynte e delte e as për t’ua tërhequr vëmendjen atyre që ndalonin e bisedonin në këmbë gjatë hyrjeve e daljeve. Nuk i afrohej askujt. Asnjëherë nuk e pashë të pinte kafe me dikë. Kuptohej se kishte shumë mendime dhe vepra për të hedhur në letër...

Një ditë, kur po delja nga salla për të bërë pushim me shokun tim Iliaz Gogaj, i sugjerova ta ftonim burrin e qoshes për kafe, por Iliazi më bëri me shenjë se mund ta takonim një herë tjetër. Pastaj gjatë bisedës kur po pinim kafen, më sqaroi se ai burri i qoshes quhej Lazër Radi, një ish i burgosur që kishte kaluar shumë vite nëpër burgje dhe internime. Dinte disa gjuhë, ishte diplomuar në Itali për Jurisprude­ncë. Gjatë viteve të burgut e kishin futur në grupin e punës për përkthimin e veprave të ndryshme për të ndihmuar kuadrot e Partisë e të Sigurimit. Dikush i kishte thënë Iliazit, se gjatë viteve të burgut këtë zotëri mund ta kishin rekrutuar si informator të Sigurimit, prandaj afrimi me të mund të na sillte ngatërresa.

Një thashethem të tillë për një intelektua­l si Lazër Radi, që u burgos në nëntor të vitit 1944 me akuzën Armik i popullit, nuk mund ta kuptoja atëhere se në ç’ kuzhinë ishte fabrikuar. Por sot, pasi është zbuluar ecuria e zbatimit të Planit Katovica në shoqërinë shqiptare, e kuptoj fare mirë. E kuptoj sepse tashmë kam njohur biografinë dhe jetën e tij, si do ta tregoj më poshtë. E si të mos e kuptoj sot, pasi kam lexuar mjaft shpifje të çuditshme të pushtetarë­ve tanë për intelektua­lë e krijues të dënuar prej partisë shtet, sikur ata kanë qenë bashkëpunë­torë të Sigurimit. Po përmend për ilustrim rastin e z. Bujar Nishani, me detyrën e Presidenti­t të R. SH., që hodhi poshtë propozimin e zotit Edi Rama, Kryeminist­rit, për emërimin e shkrimtari­t të shquar Visar Zhiti Ambasador pranë selisë së Vatikanit. Zoti Nishani dha si sqarim se kishte marrë një mesazh në facebook nga një person i panjohur me incialet P. V., ku shkruhej se z. Visar Zhiti, paskej qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë viteve kur vuante dënimin si i burgosur i ndërgjegje­s në burgun e Spaçit...!! ( Gazeta Dita, Tiranë 22 mars 2017).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania