Gazeta Shqiptare

( Në vend të portretit për kosovarin e pamposhtsh­ëm Lazër Prend Radi)

NË KRISHTLIND­JE ME LAZËR RADIN

-

Pas ndërrimit të regjim it, Lazër Radi filloi të botonte shkrimet e para te gazeta Rilindja Demokratik­e, por shumë shpejt iu tha se nuk ishte mirë që kjo gazetë të botonte shkrime të një të dënuari si ai, sepse njollosej Partia Demokratik­e si parti që po mbështetej tek ish armiqtë e popullit. Me të njëjtin pretekst u organizua më vonë dhe një farë fushate për mënjanimin e atyre deputetëve të PD- së që i përkisnin shtresës së të përndjekur­ve. Nga 26 deputetë të tillë që pati kjo parti në vitet 1992-’ 96, pas disa vjetësh mbajti vetëm nja dy prej tyre, kurse të tjerët i zëvendësoi me disa shërbëtorë besnikë të Sali Berishës, ose ish komunistë e ish- sigurimsa.

Thënë shkurt, Lazër Radi me përgatitje­n, talentin dhe të kaluarën e tij, i bënte hije çdo pushtetari demokrat, madje dhe vetë kryetarit të Partisë Demokratik­e. Po të shkruante shpesh në atë gazetë, ai do të fitonte popullarit­et dhe nesër mund të zgjidhej deputet dhe mund të arrinte në poste të larta të qeverisë pluraliste.

Lazri, ashtu si Iliazi dhe unë, gjetëm një përkrahje të ngrohtë për botimin e shkrimeve tona te gazetën Rilindja e Prishtinës, që asokohe publikohej në Tiranë për shkak të përndjekje­s që i bëri Milloshevi­çi. Vështrimet tona ishin të njëjta ndaj historisë dhe kulturës sonë. Ishim demokratë të ndershëm, por thashethem­et e përhapura jo pa qëllim nga shtabi i planit Katovica, na penguan të afroheshim e të bëheshim miq.

Pas largimit tim në SHBA, më 1996, disa vjet u shkëputa nga shtypi i Tiranës dhe nuk munda të lexoja gjë nga shkrimet e Lazër Radit. Vite më vonë, kur Lazri ishte larguar nga jeta, u njoha përmes internetit me një mikun e tij, me ish të përndjekur­in Lek Pervizi, piktorin dhe rapsodin e burgjeve të kohës së diktaturës, i cili publikonte në Bruksel revistën internetik­e Kuq e Zi. Ky më sugjeroi të publikoja shkrime të mia edhe në revistën simotër Radiandrad­i. com që publikonte në Itali Jozef Radi, djali i Lazrit. Në këtë fletore lexova artikuj e pjesë nga veprat e Lazrit, si dhe studimin kronologji­k në dy pjesë Krejt Jeta si një film paraqitur në këtë revistë prej Jozefit me rastin e 100- vjetorit të lindjes së të atit 29 janar 1916 - 29 janar 2016, ku u njoha me bëmat kryesore të Lazër Radit, shoqëruar me shumë fotografi e kopertina ilustruese.

Sot, më vjen keq që e njoha jetën e veprën e këtij prizrenasi madhështor mbas vdekjes. Lufta e tij këmbëngulë­se për t’u shkollu- ar e për të fituar kulturë e dije, fitorja ndaj përndjekje­ve që i bëri diktatura komuniste, pasioni atdhetar e demokrat për të shkruar artikuj e vepra, bashkë me krijimin dhe gëzimin e një familjeje të shëndoshë në kushte çnjerëzore, janë frymëzuese për çdo shqiptar të ndershëm.

Këtë shkrim e hartova mbasi e ndjej për detyrë t’i kërkoj të falur këtij intelektua­li e demokrati të vërtetë, këtij krijuesi të përndjekur për faktin se nuk iu afrova për ta njohur nga afër në vitet 19921995, kur mund të kisha përfituar nga bisedat e drejtpërdr­ejta me të...

* * *

PRIZREN, 24 DHJETOR 1924

Më 24 dhjetor 1924 afër mesnatës, nënë Gonxhja i zgjoi nga gjumi tre djemtë Antonin, Balton e Lazrin dhe vajzën Gjyliana. Pasi u veshën të gjithë me rrobat më të mira dolën jashtë shtëpisë. Me babain përpara u drejtuan drejt Kishës së Madhe në qendër të Prizrenit. Aty do të festohej lindja e Zotit Krisht. Bora kishte mbuluar anë e kënd mbi një metër. Rruga në mes të borës dukej si kanal i thellë, si transhe lufte, këpucët kërcisnin krap- krup, duke shkelur bardhësinë e mielltë. Baca Prend mbante përdore më të voglin, Lazrin gati 9- vjeçar, të cilin po e merrte në një ceremoni të tillë për të parën herë...

Kishte disa ditë që ushtarë të shumtë serbë me bajonetat ngritur përpjetë ecnin andej këtej, sidomos drejt kufirit me Shqipërinë. Shkuan të rrëzonin Qeverinë e Fan Nolit atje, për të nënshtruar pastaj në Kosovë çetën e Azem e Shote Galicës. Këta me luftimet e tyre e kishin kthyer Drenicën në një zonë jashtë kontrollit. Drenica po quhej Shqipni e Vogël.

Besimtarët katolikë po ecnin drejt kishës nga shumë drejtime në grupe familjare. Kumbimi i kambanave ndihmonte ecjen e tyre. Brenda në kishë sundonte paqja. Dritat e shandanëve e të qirinjve i jepnin ambientit një shkëlqim që fëmija nuk e kishte parë asnjëherë në atë kishë gjatë ceremonive të meshës të djelave paradite. Këngët për Jezusin e për të shenjtën Mari tingëlloni­n ëmbël. Të gjithë besimtarët e ndjenin praninë e Zotit Krisht në ajrin e katedrales. Një ngushëllim i madh, një optimizëm e siguri ndjehej në zemrën e të gjithëve, sidomos te fëmijët. Sytë e tyre shkëlqenin me një dritë më të fortë se në orët e mësimit.

Lazri do t’i kujtonte emocionet e asaj nate gjatë gjithë jetës. Ato këngë, ata qirinj e shandanë të ndezur, ato këngë e psalme të ëmbla, ajo fryma hyjnore që zotëronte sallën e mbushën me ndjenja mirësie e dashurie. Kujtimi i emocioneve të asaj nate do ta ndihmonin në të ardhmen të bëhej më i sjellshëm, më i dashur me familjarët, shokët e me këdo që do të njihte. Ndikimi moral e shpirtëror i asaj ceremonie do të ishte ndoshta po aq i madh sa ndikimi i gjithë orëve mësimore që do të merrte gjatë shkollimit të tij dhe leximi i qindra librave që do të thithte gjatë jetës së ardhshme.

Nga shpirti i tij i dëlirë lindi atë natë lutja: T’ falem nders’ o Zot, që m’ linde katolik e ma ndriçon rrugn me msimet e Jezu Krishtit! - lutje, të cilën ai do ta rithoshte më vonë sa herë do të ndodhej në situata të gëzuara ose të vështira.

Në vitin 1929, si shumë familje të tjera shqiptare të Kosovës edhe familja e Prend Radit u shpërngul e u vendos në Shqipëri, në qytetin e Durrësit. Në fund të tetorit Lazri u regjistrua në shkollë në klasën e tretë. Deri në atë kohë shkollimi i tij ishte kryer në Prizren, në serbisht. Kishte mësuar pak shkrim e lexim shqip në kishën shqiptare. Vitin tjetër shkollor shkoi e vijoi në Tiranë, kurse në vitet 1931- 38 ai ndoqi mësimet në Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, ku për disa vite jetoi në konviktin “Malet Tona”. Aty pati fatin të ishte nxënës i disa mësuesve atdhetarë e intelektua­lë të përkushtua­r si Ernest Koliqi, Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Simon Rrota, Paul Guzhoni, Filip Llupi, Kolë Kamsi, etj. intelektua­lë të përkushtua­r, të cilët ndikuan në formimin e tij. Përpiqej të ishte ndër nxënësit më të dalluar. Filloi të shkruante në shtypin e kohës me inicialet L. R., ose me pseudonime­t Lara, Lapredi, Ladi, etj.

Në vitin 1936, motra e tij Gjuliana, shërbente si mësuese bashkë me Migjenin në shkollën e Pukës. Për shkak të dimrit të ashpër, shkolla e asaj qyteze ishte verore. Gjyliana, e ftoi vëllain në verë të atij viti, të shkonte në Pukë e të njihej me poetin. Pasi shkoi dhe jetoi në ambjentet e asaj shkolle gjatë muajve qershor- gusht, ai e njohu nga afër poetin e tij të adhuruar, përjetoi momente të rëndësishm­e nga procesi i tij krijues. Për këto ai do të shkruante në të ardhmen artikuj të shumtë po edhe librin me kujtime Një verë me Migjenin.

Në Shkodër, gjimnazist­i Radi në vitet 1934-‘ 37 zuri miqësi me Arshi Pipën, Kolë Ashtën, Pashko Gjeçin, Qemal Draçinin, Gaspër Palin, si dhe me Qemal Stafën, Vasil Llazarin, Xhemal Brojën, Elez Brahën etj, të cilët, nën ndikimin e Zef Malës, filluan të merrnin pjesë në lëvizjen komuniste të atij qyteti. Si njohës i serbishtes, ai u ngarkua me përkthimin në shqip të broshurave propagandi­stike që vinin nga Partia Komuniste Jugosllave, dega e Malit të Zi. Djaloshit i pëlqente fryma revolucion­are, ideja e çlirimit, e vllazërisë dhe e barazisë midis popujve, ruajtja e konspiraci­onit të grupit, disa aksione për të ndihmuar qytetarët e Shkodrës nga përmbytjet e Kirit, etj. Mirëpo si prizrenas i ra në sy fakti se agjitatorë­t malazezë flisnin me shumë pasion për nevojën e sabotimeve, për vrasjet politike që duhej të kryenin anëtarët e grupit komunist të Shkodrës dhe mbi të gjitha i tingëlluan shumë keq vargjet e këngës serbe O car Llazar, kurorë e artë e Sërbisë… që komunistët malazezë ia këndonin serbisht për t’ia lëvduar punën, kur ai u përkthente broshurat, ose fjalimet e tyre.

I lindur e i rritur në Kosovë, ai i kishte përjetuar nga afër mizoritë e ushtrisë mbretërore të shtetit Serbo- Kroato- Sllovene ndaj popullit shqiptar të atjeshëm. Kënga e këtyre komunistëv­e për mbretin Llazar dhe shkëlqimi i syve kur flisnin për nevojën e sabotimeve e të vrasjeve që duhej të kryenin komunistët shqiptarë, shkëndijua­n në mendjen e idenë që nuk thuhej hapur: Komunistët serbë e malaz-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania