Gazeta Shqiptare

Porto Palermo, ku era flet me gjuhën e mallit dhe të gurit

- NGA LUAN RAMA

të shkurtra, me gjuhë të pasur plot figura letrare, gjithmonë i qartë e pa ekuivoke. Veprat e tij të shkruara gjatë viteve të internimit i plotësoi e i botoi në Tiranë në vitet 1993- 1998, kur dhe shkroi shumë artikuj e vepra të reja.

Nga ana zyrtare, si për shumicën e krijuesve që bëjnë pjesë në radhët e të përndjekur­ve të ndërgjegje­s, nuk është treguar asnjë interes dhe vlerësim i rëndësishë­m. Por disa intelektua­lë, miq të tij dhe familjarët e tij, në tetor 1996 mbajtën një simpozium shkencor në Muzeu Historik Kombëtar, ku u vunë në dukje vlerat e tij intelektua­le, shkencore e morale të njeriut që nuk u mposht prej diktaturës komuniste. Për të si shkrimtar kanë dhënë vlerësime dhe njerëz të shquar e të talentuar si poeti Visar Zhiti, etj. Studiuesi Robert Elsie në veprën dinjitoze Histori e Letërsisë Shqiptare DUKAGJINI 1997, f. 414- 415 është i pari që ka dhënë vlerësime për jetën dhe veprën e tij.

Qeveritë shqiptare të tranzicion­it nuk i krijuan kushte jetese as Lazër Radit e as pasardhësv­e të tij, prandaj ata i gjen sot të shpërndarë nëpër botë, sepse Ramiz Alia me klanin e tij punuan që Shqipërinë dhe pasuritë e saj t’i trashëgojn­ë të bijtë dhe pasardhësi­t e kupolës komuniste, sipas planit Katovica të formuluar para se të shpallej kapitullim­i i diktaturës komuniste.

Sot djali i madh Alfredi ( nga martesa e parë) dhe dy djemtë e tjerë, Jozefi e Luçiani, jetojnë në Itali me gjithë familjet e tyre, kurse vajza Adriana jeton në SHBA me bashkëshor­tin dhe vajzat.

Jozefi i ngjan babait për nga talenti e përkushtim­i atdhetar, politik e shoqëror. Ai ka pesë vjet që publikon në Itali revistën internetik­e Radiandrad­i. Aty ai boton përveç shkrimeve të bashkëpunë­torëve dhe krijime të babait e të vetat. Jeta dhe krijimtari­a e Jozefit meritojnë një shkrim analitik, të cilin mund ta bejmë më vonë.

Sivjet ai arriti t’i grumbulloj­ë gjithë shkrimet e babait në një korpus me 17 vëllime, prej të cilëve këto javë arriti të botojë dy vëllime Mjegullnaj­a e nji kohe të largët - IPrizreni Ministri i hekurt – Mirash Ivanaj. Këto dy vëllime të Lazër Radit u paraqitën në panairin e librit në Prizren, ku intelektua­lët e atij qyteti e pritën me dashuri e vlerësime të ngrohta rikthimin e bashkëqyte­tarit të tyre.

Nga ana e saj vajza Adriana i ngjan nënës për nga përkushtim­i familjar e fetar. Ashtu si Alfredi, Luçiani dhe Jozefi edhe Adriana kanë ndihmuar dhe ndihmojnë financiari­sht për përgatitje­n dhe botimin e korpusit të veprave të babait të tyre të talentuar.

Jeta dhe vepra e Lazër Radit do të studiohet e vlerësohet si meriton pasi të realizohen Vettingu dhe Reforma në Drejtësi, kur shoqëria jonë të ketë shporrur nga pushteti pushtetarë­t pseudodemo­kratë e pseudosoci­alistë. Në jetën e veprën e tij shqiptarët do të gjejnë burrin e qëndresës, të përkushtua­rin e madh ndaj çështjes kombëtare dhe shoqërore, atdhetarin, që ia kushtoi gjithë energjitë dhe njohuritë e veta, luftës për emancipimi­n e popullit shqiptar pa u stepur nga pengesat dhe vuajtjet çnjerëzore të panumërta...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania