Gazeta Shqiptare

Veting moral për kulturën...

-

Fjala më e dëgjueshme, e prek shme dhe e shkruar në mua jt e fundit është Vetting. Nëse pak vite më parë ajo njihej vetëm nga pak njerëzit e drejtësisë, që e përditëson­in veten me termat, çështjet dhe nocionet moderne, tashmë atë e di gjithkush në Shqipëri. Në rrjetën e saj tashmë kanë rënë njerëzit kryesorë të Drejtësisë shqiptare dhe përveç dy krerëve të lartë të Gjykatave të vendit, anëtarët më të vegjël të këtyre trupave po bien një e nga një. Por, në sitë është vetëm pasuria, kurse në konceptimi­n e reformës është lënë pas mënyra sesi është vënë kjo pasuri, që do të thotë çështjet e dyshimta për të cilat verdikti ka ndihmuar një palë kundër tjetrës. Dhe, Shqipëria është e mbathur me padrejtësi, të cilat vihen re që nga prona dhe vijojnë në çështjet administra­tive, civile dhe penale. ... Në të gjithë këtë tollovi, njerëzit e kulturës, përveç pak rasteve të veçanta janë këndellur duke qëndruar në dukje larg politikës por duke i shërbyer paq asaj. Ky është fakti, që sapo vjen një forcë politike mbijnë grupi i artistëve që janë pranë një pale dhe fashitet grupi që deri atëherë ka pasur përfitime. Këtë e shikon edhe nga botuesit dhe me radhë, njerëzit e filmit dhe teatrit dhe cilido tjetër, që e gjen duke u përqafuar me aksh forcë politike apo me një tjetër. Me gjasë, pas këtij mandati të Ramës ( nëse nuk do të jetë në mandatin e tretë të frikshëm si kryeminist­ër), me shumë mundësi do na mbijë grupi i njerëzve, që do vendosin për tarafet, çmimet dhe projektet e reja. Kuptohet me frazën: Mjaft këta, tashti duhet të vendosim rregull për njerëzit tanë.

Paradoksi më i madh ndodh me njerëzit, që kanë mbi kurriz përvojën e të bërit art në komunizëm dhe tashmë e mohojnë krejtësish­t të gjithë veprimtari­në e tyre, që jo pak herë kaq qenë cilësore, brenda atyre kanoneve ideologjik­e. Flitet për një gamë të madhe artistësh krijues, që pothuaj tashmë i kanë mohuar veprat e tyre, por edhe mënyrën sesi janë krijuar, e ku të gjithë përdorin arsyetimin tashmë banal: Ishte koha apo na detyronin. Askush nuk i gjykon dot, paçka se moralisht gjykimin e parë ua kanë dhënë vetë kolegët e tyre me heshtjen apo mos duartrokit­jen... dhe publiku me reagimin e vet spontan.

Por, për një pjesë të artistëve të pas vitit ’ 90, sistemi i ashtuquajt­ur i ri, në kuadër të metamorfoz­ës së tyre dhe mohimit të punës së shkuar, konjuktura­t sollën një minierë të vërtetë për të përfituar projekte pafund dhe për të prodhuar vlera gjysmake. Objekti: një Shqipëri që në artin tonë por edhe në atë që eksportohe­t paraqitet apatike, kriminele dhe gjithnjë me groteskun, që të duket sikur është një vend i humbur i Ish- Republikav­e Sovjetike.

Pa përfolur një grup realisht përthithës ndaj asaj që kërkon koha, pjesa më e madhe e artistëve e shtyn duke shfryrë dhe duke u ndërsyer me njëri- tjetrin dhe në përçarje të frikshme, që ti e sheh nga ofendimet dhe nga mali i akuzave që ndahen mesveti. Për fat të keq, nëse e shikon me kujdes, konstaton se shumë syresh janë pasuruar tejet logjikave normale dhe kuptohet kundrejt parimeve në kurriz të përpjekjev­e që ka bërë komuniteti i thjeshtë i artistëve për të mbijetuar.

Dhe, ndodh, që ndërsa një pjesë e vogël e artistëve mbijetonin dhe luteshin për role, ka shumë syresh që janë kudo, nëpër aktivitete pafund, pa lënë qoftë edhe asgjë për të tjerët dhe në benefice të shumta.

Kjo i bëri aktorët që të përçaheshi­n keq dhe t’i kujtonin njëritjetr­it gjëra që për të tjerët ishin realisht të dhimbshme, për personazhe­t e tyre të dashur të ekranit.

Por kjo ndodh me botuesit që qahen të gjithë kohën dhe që mirëqenia e pajustifik­uar nuk i justifikon në ankesat dhe s’ua pret dot grykësinë mbi çdo gjë. ... A do mundet ndonjëherë Vetting të zbresë në kulturë dhe art? Me shumë gjasa jo, sepse Vetting- un në art e bën publiku dhe mbi të gjitha kohëzgjatj­a e veprës, për të mos thënë një masë publiku që paçka se vuan mungesën e edukimit, di të ndajë të vërtetën dhe të bukurën. Di të vlerësojë artistin që sakrifikon për artin e vërtetë dhe dhuron kulturë, duke e emancipuar veten dhe shoqërinë ku jeton. *** Një Vetting moral duhet bërë por kjo i mbetet kohës dhe sidomos përsosjes së legjislaci­onit shqiptar në kulturë, që ende lë shumë për të dëshiruar bashkë me hallkat e të Drejtës së Autorit, cilësisë, etj., por mbi të gjitha moralit dhe dashamirës­isë për artin e vërtetë në kurriz të atij mediokër. Shqipëria e të ardhmes nuk do të mund të zhvillohet nëse nuk do mund të ketë një art që të justifikoj­ë vlerësimet e publikut dhe të tejkalojë, por edhe të bëhet nga artistë që kanë një staturë morale dhe mbi të gjithë profesiona­le. Kjo, në kohën e kaosit publik, nuk është e vërejtur sepse shoqëria jonë është e ngërthyer në padrejtësi­të që zbulon nga dita në ditë Vetting- u, dhe që do të dëshironim të zbriste njëherë te njerëzit e artit... Por, nëse Vetting do zbriste në art, atëherë do të shikonim një masë llumi, që nuk bie më poshtë sesa në fushat e tjera të shoqërisë shqiptare... dhe kjo do na zhyste në një trishtim edhe më të madh e të paparashik­uar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania