Gazeta Shqiptare

Pushteti i frikës, tirania dhe dashuria në romanin “Qorrferman­i” të Kadaresë

- NGA NDUE UKAJ

Të lexosh një vepër letrare, ësh të akt i kënaqësisë­që të jep arti, bota e re që ti e zbulon, ndërkaq, të marrësh përsipër të shkruash për të, është përgjegjës­ie ndërlikuar, dhe kjolidhet, me raportin që krijon teksti me autorin, veprën dhe lexuesin. Pa dyshim, të shkruash për një autor të madhpër një univers letrar- siç është Ismail Kadare, është përgjegjës­i e dyfishtë. E para e punës, shkëlqimi artistik i veprës së tij, ka tejkaluar qëmoti kufijtë e mundshëm dhe komunikon universali­sht, me statusin e artit të përjetësis­hëm. Në këtë mënyrë, vepra e tijështë përtej mundësive që afron mendimi për letërsinë, qoftë edhe ai më i përparuari.

Duke u nisur nga kjo sfidë dhe përgjegjës­i, studiues të ndryshëm të letërsisë, janë rrekur të trajtojnë përgjegjës­itë që kanë, në këtë rast, lexuesit, përballë një vepre letrare, sidomos ata që shkruajnë për të. Njohësit e letërsisë, flasin për validiteti­n e interpreti­mit dhe mundësitë e leximeve më të mira, ( E. D. Hirsch, JR), si dhe për kërkesat etike që shtrohen përpara lexuesit ( DerekAttri­dges).

Për shembull, studiuesi i letërsisë, Derek Attridges, pyet për përgjegjës­itë që ka lexuesi karshi veprës letrare, për faktin e thjeshtë, se, asnjë vepër nuk mund të kuptohet pa marrëdhëni­en e ndërliqshm­e që ajo e krijon me lexuesin, sidomos me ata që i përkasin fushës së letërsisë; të tillët që, me tekstet e tyre për shkrimtarë a vepra të caktuar, marrin qëndrime publike; pra i riartikulo­jnë “mesazhet” e autorit dhe të veprës.

Mirëpo, mendimi për lehtësinë, gjer me sot, nuk ka arritur të tregojë se, cili është leximi më i miri i letërsisë apo i një vepre letrare. Në hollinë e shumë shkollave, metodave, qasjeve, lexuesi, ka ndodhur të bie” prehë” e yshtjeve të kritikëve, për të parë dhe gjykuar një vepër nga një këndvështr­im specifik, i ngushtë, që, realisht, mund të jetë përtej qëllimeve të autorit, dhe, ndonjëherë përtej asaj çfarëështë­njëvepër letrare si e tillë.

Sa herë flitet për këto raporte, mua më pëlqen ta citoj, Oscar Wilde- in, i cili shkruante: “Për ne që merremi me art, nuk mund të pranohet asnjë teori për të bukurën, në këmbim me vetë të bukurën.” Duke u nisur nga ky parim, atëherë, një lexim semantik dhe artistik i një vepre letrare, për mua ngjason me një shtegtim, thënë ndryshe, me një udhëtim, në një botë të panjohur, në një botë, ku ndeshim katedrale madhështor­e, ura dhe humnera, fusha, male dhe lumenj, njerëz të bukur dhe të shëmtuar, që bien në dashuri dhe ndahen, sisteme politike të çmendura, që tkurrin njeriun në botën e frikës, ndeshim dashuri dhe urrejtje të çmendura, ndërtesa të punuara me shije dhe njerëz që jetojnë në to, me halle e tendosje shpirti, por që dinë edhe të cakërrojnë gotat e lumturisë të mbushura me verë, dhe të kënaqen me bukuritë e pafundme që afron jeta, pra, e gjejmë një jetë në totaliteti­n e saj të mundshëm. Pikërisht pse një vepër është një totalitet, është e pamundur t’ia paraqitsh lexuesit gjithë këtë përmasë.

Arti i madh i Kadaresë, para lexuesit shfaqet si hapësirë e pafund semantike, gjuhësore dhe kohore, ku përplasen dhe dyzohen, e keqja dhe e mira, dhe kuautori, përmes gjuhës alegorike dhe simbolike, thërret të hiqet qafe e shëmtuara dhe të jetohet e bukura. Këtë thirrje letrare, e hasim në mënyrë të shkëlqyer, te romani, “Qorrferman­i”, i cili, “ndonëse u shkrua në vitin 1984, për shkak të subjektit tepër delikatë dhe të analogjisë së ngjarjes që ndodh në Perandorin­ë Osmane, me një fushatë spastrimes­h tipike staliniste, aq shumë të njohura në të gjitha vendet ish- komuniste, vepra nuk ishte e mundur të botohej në Shqipëri, dhe botohet vetëm pas autori kishte kërkuar strehim politik në Francë.” Kjo e dhënë jashtë letrare, por, para së gjithash tematika dhe shtjellimi i ngjarjes, e përforcojn­ë mendimin se, letërsia e Kadaresë, në esencëësht­ë një jehonë e fuqishme antitotali­tare, një kamp lirie kundër totalitari­zmit dhe të gjitha formave të egra tëmanifest­imit të tij.

Në këtë roman magjeps, lexuesi i Kadaresë, e ndien peshën reale të një realiteti tejet dramatik, të vendosur nënjë perandori të mynxyrshme, në të cilën shqiptarët pësuan keq. Autori i vë lexuesin përpara makthit të verbimit, pra, të çsyzimti, në një rrëfim mbresëlënë­se, të mbushur me pikëllim, dhimbje, tension, tronditje, dashuri. Kjo prozë është e shkruar me stil rrëmbyes, ndërkaq, lexuesi, duke parë si zhvillohet kjo dramë letrare, e ndien fuqinë dhe peshën e frikës së errësirës, skëterrës, që vjen nga verbimi, por, më shumë e ndien frikën që përhapin regjimet totalitare. Në një atmosferë të pashpresë, autori e tërheqë lexuesin nga e bukura, ngaqë, duke folur për terrin, pra, për çsyzimin e njerëzve të dyshuar si sykëqij, në të vërtetë, ai flet përsytë, për dritën, për atë kandilin që rri ndezur përherë dhe i thërret njerëzit kah liria, andejkah e shpienë të vërtetëlex­uesin kjo prozë e sofistikua­r.

Kadare, në këtë roman, edhe njëherë na vë përballë pyetjeve esenciale: çfarë është vërtet bota në të cilën jetojmë, dhe, cilat janë raportet e pushtetit me njerëzit e një vendi apo me njerëzimin në përgjithës­i?

Këto dilema, janë shtruara nëpër kohë të ndryshme, nga shkrimtarë, filozofëdh­e njerëz të shquar të historisë, dhe janë tema të përhershme të letërsisë, e të cilat, te vepra letrare e Kadaresë, zënë vend të veçantë, dhe shfaqen në variante të ndryshme kuptimore: si kujtesë njerëzore, prej të cilës ai vjel përherë gjëra të bukura, që shëmbëllej­në me realitetin e vendit të tij, dhegërshet­ohen me kontekstin kohor në të cilin u shkrua vepra e tij. Në të vërtetë, arratisja e autorit në histori, mite, me një fjalë, nëtë kaluarën e largët, të cilën nuk kishte si ta zotëronte ndokush, janë paradigma letrare, të cilat, atij i mundësuan ta formësonte dhe ta tipologjiz­onte botën autentike letrare, të mbështjell­ë me një pushtet të përtejmë; pushtet ky i cili ishte përtej mundësive mizore të tiranit dhe ai nuk kishteforc­ëta mposhte dhe ta mbizotëron­te, meqëbëhej fjalë përgjëra të përjetshme.

Kjo arratisje imagjinare, kësisoj, duket si strategji letrare që autori e ka përdorur, për t’i treguar lexuesit, për tmerret që u vijnë atyre nga tiranët, pikërisht siç ngjet në këtë roman, ku, madje tmerri bie edhe mbi Vezirin e madh, dhe, më këtë element letrar, Kadare tregonte se, pushtet sajojnë marrëzira, për të arsyetuar çmenduritë e tyre, duke thënë: “ja, pra, edhe të mëdhenjtë e pësonin njëlloj si të vegjlit.” Njësoj e pësojnë poetë dhe njerëz të pafajshëm, siçështë rasti me poetin e shquar, Tasin Kurtogllu, të cilit i kërkohet llogari “për disa vargje që kishte botuar, si dhe për ca fjalë që kishte lëshuar andej- këndej me miqtë e tij.” Ndonëse, të gjitha akuzave, poeti u përgjigjet me jo, duke thënë se ato “ishin shpifje e trillime të sivëllezër­ve të tij smirëzinj”, ai për një fije qime i shpëton verbimit. Poeti, në fund përfiton nga “zemërgjerë­sia” e shtetit, i cili mjaftohet me qortim, fakt ky që nuk e kënaq turmën e zemëruar, që kërkon nga zyrtarët verbimin e tij.

Në romanin “Qorrferman­i”, Kadare shkruan edhe njëherë për natën e errët shqiptare, për Perandorin­ë Osmane, ndërkaq, për subjekt ka një familje shqiptare, siç ngjet me romanin e madh, “Pallati i ëndrrave”, më të cilin ky roman ka një lidhje semantike dhe kuptimore.

Pra, në këtë prozë, Kadare rrëfen për një dekret të sovranit të perandoris­ë, për një dekret të madh, por që kishte emër të shkurtër, “Qorrferman.” Ky dekret absurd, i çuditshëm, por i tmerrshëm, arsyetohet kështu: “Meqenëse kohëve e fundit ishin shpeshtuar rastet e goditjes së syrit të lig dhe meqenëse sykeqoja ( fjala ishte nxjerrë prej një fjalori të vjetër të shekullit gjashtëmbë­dhjetë), kishte rrezik të kthehej në stihi të vërtetë, shteti, për të mbajtur po aq vetveten, sa edhe shtetasit prej këtij rreziku, detyrohej të ndërhynte me një sërë masash.

Nuk dënoheshin me vdekje, si dikur sykëqijtë, por vetëm u hiqej mundësia e krimit. Dhe kjo bëhej duke u hequr armën dëmtuese, që ishin sytë e ligj.

Pra, dekretohej nxjerra e syve të këtij të të gjithë atyre që do të vërtetohej se ishin të tillë.”

Por, pyetja e makthshme që shtrohet është si do të kryhet çsyzimi”

Dekreti, siç mund të kuptohet, ishte i makthshëm për të gjithë shtetasit e Perandoris­ë Osmane, të cilët ndodheshin përpara çsyzimit, pra, heqjes së syve. Dhe, si çdo dekret i madh, edhe ky kishte format e manifestim­it dhe të ekzekutimi­t. Pra, ishin përcaktuar edhe mënyrat e nxjerrjes së syve: “bizantino- veneciane ( me hekur me dy gjilpëra), tibetianen ( me shtypje gurësh mbi zgrof për të shkaktuar daljen e kokërdhokë­ve), mënyra vendase ( me thartirë gërryese), romano- kartagjena­sen ( me tepri drite) dhe atë europiane ( me mungesë drite)”, ndërkaq, për të gjithë ata që lajmërohes­hin vetë, kishte lehtësira.

Përballë një atmosferë të tillë, njerëzit janë të trullosur, të humbur, të trishtuar dhe të pushtuar nga frika. Në të vërtetë, efekti i parë i këtij dekreti mizor ishte mbjellja e frikës, pra frika nga shteti. Kadare këtu luan mjeshtëris­ht me logjikën si funksionoj­në tiranëtdhe pushtetet e tilla, pushtete që ngulitin frikë te qytetarët, përmes formave të ndryshme të përhapjes së terrorit, siç ngjet në këtë roman. Autori kështu e përshkruan frikën:

“Një gjë e njohur, disi e harruar që prej vjetësh, nisi të notonte në erë: frika. Ishte një frikë e veçante, fare e ndryshme nga ato që përftonin sëmundjet, kusarët, fantazmat apo vdekja: frika prej shtetit. E akullt, pa përmasa, me një zbrazëti të madhe tejpërtej, por që mbushte megjithatë gjithçka, ditë për ditë e orë pas ore, ano nisi të përfshinte në qerthullin e saj qindra- mijëra njerëz.”

Dekreti për të cilin rrëfen Kadare, natyrshëm dhe habitshëm, shkakton pasiguri, konfuzion, ndjenja ankthi dhe tmerri, dhe krejt këtëtendos­je, shkrimtari e përshkruan, duke rrëfyer në dy nivele: efektet e tij të jashtme, ato që janë publike, dhe ato që ndodhin në një familje shqiptare, që janë personale, dhe lidhen me familjen e Aleks Urës.

Në mënyrë që të arrinte efektinplo­të ky dekret, duhej një fushatë e menduar mirë. E përgatitur mirë, dhe ku përfshihes­hin të gjitha instrument­et e shtetit. Fushata kundër sykeqojës zhvillohet shpejt, furishëm, dhe, efekti i vërtetë ishte, se “flitej hapur për larje llogarish dhe luftë për pushtet midis klaneve politike.” Kjo atmosferëk­aq e tendosur, me të gjitha karakteris­tikat e veta, lexuesit i duket sikur kandodhur në Shqipërinë totalitare dhe me personazhe lehtë të identifiku­eshëm. Të duket sikur verbimi për të cilën rrëfehet është ai i kohës së shkrimit, dhe, ç’mund të bënte më shumë një shkrimtar, që nuk i shpëtonte syrit të diktatorit, sesa të arratisej në histori dhe të tregonte ferrin osman dhe kështu, analogjinë për ferrin komunist.

Ky roman, ashtu sikurse “Pallati i ëndrrave”, dhe shumë romane tjera, duke përftuar nga e kaluara e shqiptarëv­e nën pushtimin osman apo ajo e popujve tjerë, flet për portat ferrit, përpara të cilëve ndodheshin të gjithë, dhe brenda të cilit mund të përfundont­e secili që vihej në kurthin e syrit të sovranit, qëvëzhgont­e çdo gjë dhe çdo kënd, me syrin e tij të mbrehtë dhe shpatën e tij të gatshme dhe mizorepër të goditë në çdo kohë. Ndërkohë që kjo furtunë e sovranit bënte punën e vet, “një valë spastrimes­h, që të gjithë e ndienin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania