Gazeta Shqiptare

‘ Andrra në beze’, leximi si vijim i oralitetit të humbur

-

na e zakonshme të mund ta vësh re e ta rimarrësh në dorë.

Apo ta hapësh njëherë e të shuash kureshtjen, çfarë asht ky libër? Ti Agron Shalën e ke lexuar, thua me vete, ke një ide për të nga shkrimet e vazhdueshm­e, përpos faktit që e njeh fizikisht, por në këtë çast sublim kur po ushtron fuqinë tënde si lexues, ky fakt i dytënuk paska kaq rëndësi. Shtysa mbizotërue­se është se ke krijuar një ide për stilin e tij, që ndihmon qasjen tënde drejt leximit, një shtysë e fortë që të bën ta hapësh librin menjëherë. Ke rast të vërtetosh që në titujt, paragrafët e parë, se është ai që ti njeh: ligjërim me tipare të forta metonimike, fjala bëhet etiketë, prapa së cilës ka shumë informacio­n shtesë, përqasjet dhe kalimet kohore bëhen në funksion të së tashmes, analiza vjen vetvetiu, të duket se fjalën e fundit po e thua ti si lexues.

Të përshkon një hare, ke gjetur veten, atë që ti ke dashur të gjesh dhe e mban librin hapur. Po për një lexues tjetër, që nuk ka lexuar asnjë rresht nga Shala, qënuk e njeh, si shkon puna me librin? Dinamikatm­und te jenë të pafundme, por një gjëështë e sigurt, leximi nis nga ajo qëti ke brenda, topin e parë e luanti si lexues, kushdo qofsh.

Po ti njeh rastin tënd, shtysë e vetme nuk është ajo çka ke lexuar nga e për Agron Shalën, vetë titulli i librit ‘ Andrra në beze’ të çon menjëherë tek një periudhë e jetës tënde kur ti vetë, tani lexues, ishe i lidhur me filmin në formën tënde. Kush nuk është i lidhur me filmin në një farë forme? Po është herët me u shty më tutje, merru me fjalën e parë të titullit ‘ Andrra…’ e, aty për ty, cakto kohën kur do ta lexosh këtë libër: në mëngjes, sapo zgjohesh e sapo ndahesh me andrrat. Janë njëzetë mëngjese, zgjohesh dhe e ke librin majtas tek komodina, lexon plot pesëmbëdhj­etë minuta mbi andrrat e radhës e pastaj fillon ditën.

Vijimi i titullit… në beze’të çon tek andrra personalee ndërprerë në mes. Ishte viti 1991 kur ti bëje pjesë në një grup kineastësh të rinj drejtuar nga regjisori dhe esteti i njohur i kinemasë shqiptare, Kristaq Dhamo. Jo me kot të kujtohet Kristaq Dhamo, që ka studiar në Budapest, apo PiroMilkan­i, profesori yt i regjisë, bashkëkohë­s i Milosh Formanit në Pragë. ‘ Andrra në beze’, filmi, kishte qenë për ty një andërr që nuk u bë realitet për shumë arsye, por ja që libri që ke në dorë ta kujton, me filmin ‘ Amadeus’, pikërisht të regjisorit çek Milosh Forman, bëhet ajo lidhja midis përvojës tënde personale dhe asaj që të sjell libri, ti lexon veten duke u pasuruar me fakte të reja. Libri ‘ Andrra në beze’ është një filmografi e zgjedhur, aq sa të shkon mendja t’i shikosh me radhë të gjithë filmat që përmenden aty, udhëhequr nga analiza që u bën Agron Shala, ata që ke parë e ata që nuk i ke parë ende.

Në ditën e gjashtë të leximit ti has një emër: Kubrick. Kujton apartament­in tënd në Tiranë, kontrolloj­e teleteksti­n në pritje të fillimit të bombardime­ve mbi Serbi, kur lexon lajmin e vdekjes së tij. Kalon një natë të trazuar. Është mbrëmja e shtatë marsit 1991, Kubrick nuk arrin të jetojë deri në ‘ 2001’. Kështu titullohet kryevepra e tij: ‘ 2001: Odisea hapësinore’, ku gjen edhe një herë argumentin që e përshkon edhe gjithë librin e Agron Shalës ‘ Andrra në beze’, raporti midis njeriut dhe teknologji­së.

Po, i kthehesh edhe një herë asaj që nënvizove për stilin e Shalës, e ka brenda këtë dialog midis njeriut dhe teknologji­së, ose me mirë midis njerëzve të teknologji­zuar që dialogojnë. Ke ndjesinë, teksa lexon librin ‘ Andrra në beze’ se po vozit në internet, e aty gjen një rrëfim tjetër të vetë jetës tënde në botën që krijon ‘ Andrra në beze’.

Pastaj, kur ke mbaruar librin belbëzon tituj, që nuk të shqiten nga mendja: Dhe vrasësi vritet nga vrasësi, Të jesh askund e të flasësh me askënd për asgjë, Tullat e shoqërisë në murin mental, Lufta pas luftës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania