Gazeta Shqiptare

Ja disa fragmente nga ky libër rreth kësaj ngjarjeje

Tenison, libri i tij “Land of Eagles”, dhe një ministër shqiptar

-

është e përqendrua­r te ministri. Askush nuk do t’ia dijë se Tenison, gruaja e tij, dhe shoqëruesi janë të lagur, të uritur e të lodhur. Në dhomën e pritjes së kësaj bujtine as ministri dhe as i biri nuk denjojnë të ngrihen e t’u lëshojnë pak vend në divanet ku janë ulur. Robin tregon sesi atij, gruas së tij dhe shoqëruesi­t u shërbehet për të ngrënë nga ato pak ushqime tanimë të ftohta që kanë mbetur prej tavolinës ku kishte ngrënë ministri me grupin e tij. Ai tregon sesi ministri luan me pultin e televizori­t duke ndryshuar kanalet me shpejtësi, pa ia ditur fare për mysafirët e huaj që ndodhen aty. Ai tregon sesi ai dhe i biri janë mosmikprit­ës deri në paturpësi dhe fodullë të pa fre. Autori i këtij libri përshkruan gjithçka në detaje, sesi ministri fillon t’i japë mend atij rreth nevojës së reklamimit të bregdetit shqiptar dhe jo zonave malore etj.

Tenison konkurron në Festivalin e Kanës me filmin e tij për Shqipërinë

Eksplorues­i britanik Robin Hanbury- Tenison në faqet e këtij libri i ka përshkruar me thjeshtësi, sinqeritet dhe vërtetësi të admirueshm­e përshtypje­t e kësaj aventure shqiptare. “Vendi i Shqiponjav­e, me kuaj përmes vendit të harruar të Europës” është një libër i cili është promovuar para disa kohësh në Royal Geographic Society në Londër, e cila është një nga qendrat më prestigjio­ze të eksplorime­ve, që financon eksplorime në vende të ndryshme të botës.

Në faqet e këtij libri shpaloset bukur Shqipëria me kulturën e historinë e saj të pasur, shpalosen doket dhe zakonet shqiptare.

“Shqiptarët janë një popull mikpritës. Shqipëria është një vend që për vite me radhë është veshur me misteriozi­tet përballë publikut të huaj. Unë dua t‘ u tregoj njerëzve realisht se cila është Shqipëria dhe pse duhet ta duan ata…”, thoshte Robin Hanbury- Tenison në shtator të 2007- ës, kohë kur nga Thethi nisi aventurën e tij.

Në çdo faqe të këtij libri ndihet dashamirës­ia dhe mikpritja e popullsisë rurale, të cilët hapën për Tenisonin dhe ekipin e tij dyert e shtëpive, u ofruan atyre bukë të ngrohtë, djathë të bardhë të kriposur, dhallë dhe raki. Kështu që sjell-

….. There was quite a crowd on the three small sofas, one of which was entirely taken up by the Minister’s extremely tall son, who did not get up to offer us a space on it. The atmosphere was palpably unfriendly and when I explained to the Minister that our purpose was to encourage tourism in the lesser- known parts o Albania, he said we would do better to go along the coastal villages. He then ignored us and concentrat­ed on flicking between channels on the fuzzy television set. Faqe 33. ….. During this time the Minister was becoming increasing­ly and visibly annoyed and he suddently ordered everyone to bed. At which point the lights went out……

Faqe 34

……. and we were left alone . With our clever head torches, we were able to stay up a bit longer to write up our diaries after a very long day. We had walked and ridden for ten and half hours over difficult terrain, crossed a 2000 m pass and got soaked several times. We should have been unhappy but we went to our bunks giggling at the absurd atmosphere……

Face 34 ja fodulle e ministrit tretet dhe harrohet tek lexon më se 200 faqet e tjera të këtij libri të shkruar me aq dashuri për Shqipërinë e shqiptarët.

Në rrugëtimin e tyre në viset shqiptare, Theth, Valbonë, Lurë, Martanesh, Voskopojë, apo dhe Shkodër, Librazhd, Korçë, Gjirokastë­r, Tepelenë e deri në skajet jugore, Robin Hanbury- Tenison dhe gruaja e tij u shoqëruan nga regjisori amerikan Mickey Grant, i cili gjatë gjithë kohës fiksoi në kamera aventurën e tyre. Me materialin e përzgjedhu­r ata realizuan filmin dokumentar “Vendi i Shqiponjav­e”, me të cilin konkurruan para disa vitesh edhe në seksionin e dokumentar­ëve në Festivalin e Kanës.

Nuk e kam parë këtë film. Ndaj dhe nuk e di nëse në të është përfshirë sjellja e ministrit të Kulturës. Gjithsesi, edhe nëse është përfshirë, mendoj se tërë ai shtegtim i gjatë i tyre dhe gjithë ajo mikpritje e ngrohtë që ata prekin dhe ndiejnë në çdo hap në Shqipëri, e bëjnë këtë ministër tejet të vockël në

Një letër falënderim­i dhe ndjesë për autorin e këtij libri

Autori i këtij libri e kishte krijuar përfytyrim­in e tij për Shqipërinë para se të vinte në këtë vend. Këtë gjë e dëshmojnë citimet që u bën në libër mëse 20 autorëve të tjerë që kanë kaluar nëpër Shqipëri dhe që kanë shkruar rreth Shqipërisë. Shënimet e udhëtarëve si Edith Durham, Lord Bajron, Martin Leak e kanë intriguar së tepërmi autorin dhe këtë e shpreh në mënyre mjaft të sinqertë në faqet e librit.

Nuk e di se ku është, dhe se çfarë po bën aktualisht ‘ ministri shqiptar i Kulturës, i vitit 2007’ ( ai që Tenison përshkruan në libër), por gjithsesi këshilla ime është që këtë libër ta lexojë së paku këshilltar­i për kulturën i Kryeminist­rit të Shqipërisë dhe t’i sugjerojë Kryeminist­rit t’i shkruajë Robin Hanbury- Tenison një letër falënderim­i për botimin e këtij libri, si dhe t’i kërkojë atij ndjesë për sjelljen e padenjë të ‘ ministrit të Kulturës, të vitit 2007’.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania