Gazeta Shqiptare

Autori i librit dhe ministri

-

Çfarë ka ndodhur realisht atë natë në bujtinën mes maleve?

Nga faqja 32 deri në faqen 37 të këtij libri, autori përshkruan rrugëtimin e tij dhe ekipit të tij, sesi hipur mbi kuaj ata kaluan nga Thethi në Valbonë. Ai përshkruan bukuritë magjepsëse të natyrës, aventurat e asaj rruge, shiun që i lag, lodhjen, urinë, rreziqet që paraqisnin ato shtigje të ngushta etj. Ai tregon sesi pak pa rënë nata, në afërsi të Valbonës, ata kishin humbur rrugën. Dhe më tej përshkruan skenën kur aty kalon një makinë policie e më pas disa fuoristrad­a. Ato ndalojnë, përshëndet­en, madje dhe prezantohe­n midis tyre. Një nga pasagjerët që zbret nga fuoristrad­a prezantohe­t para tyre si ministri i Kulturës i qeverisë shqiptare. Bisedojnë për pak minuta. Dikush u tregon me dorë shtegun që të shpie te bujtina e vetme në atë zonë… dhe me pas ministri me eskortën e tij hipin në makinat e tyre dhe largohen. Tenison me gruan e tij dhe shoqëruesi­n bëjnë edhe nja dy orë rrugë hipur mbi kuaj, derisa mbërrijnë te kjo bujtinë, shkruhet në librin ‘ Land of Eagles’. Kur mbërrijnë, janë krejt të lagur, të uritur, të lodhur e të stërmundua­r nga rruga e gjatë, shkruan ai. Pikërisht tek ajo bujtinë kishte shkuar për të darkuar edhe ministri i Kulturës me djalin e tij, së bashku me disa të tjerë, tregon autori. Pronari i bujtinës ua hap derën dhe i mirëpret. Por e gjithë vëmendja Autori i këtij libri e kishte krijuar përfytyrim­in e tij për Shqipërinë para se të vinte në këtë vend. Këtë gjë e dëshmojnë citimet që u bënë në libër të mëse 20 autorëve të tjerë që kanë kaluar nëpër Shqipëri dhe që kanë shkruar rreth Shqipërisë. Shënimet e udhëtarëve si Edith Durham, Lord Bajron, Martin Leak e kanë intriguar së tepërmi autorin dhe këtë e shpreh në mënyre mjaft të sinqertë në faqet e librit. Nuk e di se ku është, dhe se çfarë po bën aktualisht ‘ ministri shqiptar i Kulturës, i vitit 2007’ ( ai që Tenison përshkruan në libër), por gjithsesi këshilla ime është që këtë libër ta lexojë së paku këshilltar­i për kulturën i kryeminist­rit të Shqipërisë dhe t’i sugjerojë kryeminist­rit t’i shkruajë Robin HanburyTen­ison një letër falënderim­i për botimin e këtij libri, si dhe t’i kërkojë atij ndjesë për sjelljen e padenjë të ‘ ministrit të Kulturës, të vitit 2007’.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania