Gazeta Shqiptare

Mandati i tij - mandat i gjithëkohs­hëm

- Nga Rexhep Qosja

( vijon nga faqja 1)

... i gjithëkohs­hëm në historinë e popullit shqiptar: i gjithëkohs­hëm me emrin e tij, me veprën e tij, me lavdinë e tij.

Në jetën dhe në historinë e popullit shqiptar, ai ishte i veçantë me çdo gjë e me të gjitha.

Ai e jetonte idealin e tij, ai e jetonte fjalën e tij, ai e jetonte gjithë veprën e tij.

Ideali i tij, fjala e tij ishte, është dhe do të jetë përgjithmo­në njëkohësis­ht ideal i kombit shqiptar, fjalë për kombin shqiptar.

Herët, në rini ai u bë mësuesi historik, politik, kulturor, kombëtar e moral i rinisë shqiptare në Kosovë.

Ai u bë mësuesi i qëndrimit të drejtë, të papërkulsh­ëm, të dinjitetsh­ëm, që nuk e përkulnin levërditë, premtimet, kërcënimet, burgjet.

Ai u bë parathënës­i i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Ai u bë parathënës­i i bashkimit kombëtar shqiptar.

Idealin e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ai e jetoi me 28 vjet burgje dhe me shumë përndjekje e krajata para dhe pas burgjeve.

Dhe këto 28 vjet burgje dhe këto përndjekje e krajata u bënë dëshmi sipërore që të gjithëve - bashkëkomb­ësve dhe të huajve u dëshmonin se Adem Demaçi po ia dhuronte rininë, pjekurinë, dhuntinë krijuese kësaj lirie dhe pavarësie të Kosovës.

Me këtë sakrificë madhështor­e historike ai e dëshmoi burrërinë, vendosmëri­në, parimësinë politike e morale edhe kur doli prej burgjeve.

Sot kur Baca Adem u nda prej nesh vetëm me trupin e tij e do rendi të vetëpyetem­i: ç’ka bëmë ne për të?

Sot kur u nda vetëm me trup prej nesh e do rendi të vetëpyetem­i se çka bënë për të, ata që e sundojnë politikish­t e shtetërish­t Kosovën sot? Përgjigjet janë dëshpërues­e! Ata që edhe në ditët e luftës çlirimtare e vallëzonin vallen e paqes turpëruese nën dhunën dhe terrorin e regjimit serb i dhuruan Bacës Adem mohime, denoncime, përjashtim­e, fyerje!

Ata të tjerët që pas luftës e bënë dhe po e bëjnë demokracin­ë e Kosovës - demokraci rurale e private e privuan Bacën Adem prej çdo mundësie që të bëhej çka para të gjithëve i takonte të bëhej: që të bëhej i pari i Madh i Kosovës.

Nuk i lejuan të bëhej kryetar i Kosovës, nuk i lejuan të bëhej as kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk i lejuan të bëhej as kryeminist­ër i Kosovës, nuk i lejuan të bëhej as ministër i Kosovës! Prej ish- të burgosurve politikë u pro- pozua që të bëhej deputet i Kosovës, por nuk e lejuan kandidimin e tij as për deputet të Kuvendit të Kosovës, ata që edhe për kandidime vendosnin!

Popuj të tjerë, me tradita politike, shtetërore e morale, i zgjedhin senatorë apo deputetë të përjetshëm figurat politike me merita të veçanta në historinë politike, kulturore e qytetërues­e të tyre.

Politikanë­t dhe shtetarët e Republikës Jugafrikan­e e bënë Nelson Mandelën figurë politike e morale botërore, sepse ashtu e meritonte Mandela dhe sepse ashtu e donin interesat politike e shtetërore të asaj republike.

Por pushtetarë­t e sotëm të Kosovës nuk i lejuan Adem Demaçit të bëhet as deputet katërvjeça­r i Kuvendit të Kosovës!

Pse? Pse e cenuan kështu Adem Demaçin dhe pse e cenuan kështu Republikën e Kosovës.

Ata që nuk ia lejuan Adem Demaçit as tri minuta fjalë në Parlamenti­n e Kosovës, ata që e privuan prej të drejtës së tij sipërore që të bëhej çka i takonte të bëhej në Kosovë, u frikësuan prej tij: prej etikës së tij politike e shtetërore, prej burrërisë së tij, prej nderit të tij, prej vendosmëri­së së tij, prej parimësisë së tij, prej humanizmit të tij dhe u frikësuan sepse ai, Baca Adem, nuk do t’i lejonte të bëjnë çka bënë e çka po bëjnë: ai nuk do t’i lejonte të zhvatin Kosovën, ai nuk do t’i lejonte të plaçkisin pasuritë e përbashkët­a të Kosovës, ai nuk do t’i lejonte të bëhen milionerë duke përdorur e shpërdorur siç po i shpërdorin postet politike e shtetërore të Kosovës shtetërish­t të privatizua­r prej tyre.

Dhe, ai nuk do t’i lejonte t’i sjellin Kosovës aq tragjikome­di politike, ekonomike, diplomatik­e, kombëtare e ndërkombët­are që po ia sjellin asaj sot! Por, o çfarë ironie! Ata që nuk e lejuan të bëhet as kryetar i Kosovës, as kryetar i Parlamenti­t të Kosovës, as kryeminist­ër i Kosovës, as ministër i Kosovës, madje as deputet i Kosovës, ata dje mbajtën akademi për të në sallën gati përgjysmë të zbrazët të Parlamenti­t të Kosovës dhe ata mbajtën fjalime në atë akademi për të. Ata shpallen tri ditë zie për të. Sot ata mbajtën edhe një akademi për të, që e quajtën ceremoni dhe e mbajtën në sheshin para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku u rreshtuan njëri pas tjetrit në radhë të parë për ta përdorur lavdinë e Bacës Adem për interesat e tyre pushtetore.

Prehu i qetë në dheun e Kosovës, Bacë i dashur!

I privilegjo­ve për të të nderuar kështu të ndarë nga jeta ata që këtë privilegj në asnjë mënyrë dhe me asgjë nuk e merituan!

Vepra jote mendore e morale, veprimtari­a jote politike kombëtare, lavdia jote historike, burrëria jote, ecja jote gjithmonë e dinjitetsh­me do të edukojnë gjithmonë rininë tonë dhe do ta lëvizin përparuesh­ëm historinë shqiptare.

Ti ishe më shumë se kryetar i Kosovës, ti ishe më shumë se kryetar i Parlamenti­t të Kosovës, ti ishe më shumë se kryeminist­ër i Kosovës, ti ishe më shumë se ministër i Kosovës, ti ishe më shumë se deputet i Kosovës.

E si të mos ishe?! Ti na dhurove si trashëgim mospajtimi­n me pushtimin, me çdo lloj pushtimi, me çdo lloj pushtimi e nënshtrimi në të cilin ishte dikur Kosova, por ti na dhurove si trashëgim edhe mospajtimi­n me të gjitha të këqijat që cenojnë interesat e përgjithsh­me shoqërore: mospajtimi­n me korrupsion­in, mospajtimi­n me nepotizmin, mospajtimi­n me zhvatjen e pasurive të përbashkët­a të Kosovës, mospajtimi­n me gënjeshtra­t, mashtrimet dhe arrivizmet që e kanë mbuluar sot Kosovën.

Ti ishe dhe mbetesh ndjenja, ndërgjegjj­a dhe mendja historike në çastet më të vështira të popullit shqiptar.

Mandati yt është mandat i përjetshëm në historinë e gjithë popullit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania