Gazeta Shqiptare

Basha: Kush e gjen gjëegjëzën e Edvingut, fiton një "Toyota Yaris"

Kreu i opozitës ironizon kryeminist­rin, e akuzon për ndërhyrje në veting "Po mban bashkë trafikanti­n, ministrin dhe gjyqtarët"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha ironizoi reagimin e djeshëm të kryeminist­rit Edi Rama, duke e cilësuar një "gjëegjëzë"." Gjëegjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë një trafikant të dënuar droge me vëllain ministër të Brendshëm, plus një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikanti­t të drogës, plus komisioner­ët e vetingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatsh­ëm për të vazhduar detyrën?!", shkroi dje Basha në një reagim të tij në rrjetin social "Facebook". E duke vijuar ironinë, ai tha se "kush gjen përgjigjen e saktë, fiton ' Toyota Yaris'", pikërisht "Toyota"- n që u gjet me 3.4 milionë euro në Durrës. Kryetari i opozitës i ktheu përgjigjen e tij "online", edhe të shtunën kryeminist­rit Rama, duke e cilësuar atë "kreun e oktapodit të drejtësisë". "Edi Rama është koka e oktapodit të drejtësisë, që mbron dhe nuk ndëshkon politikanë­t e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafajn, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë", u shpreh kryetari i PD- së. "Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur. Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimi­n në detyrë në kundërshti­m me ligjin e vetingut të shërbëtori­t të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama reagon me akuza të dala boje kundër opozitës", u shpreh kryetari i PD- së, Basha. Sipas tij, "vetingu i kontrollua­r politikish­t prej Ramës ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësish­t rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për shkarkimin e tyre. Ndaj, atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsion­in në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeve­ris". Kryetari i opozitës, Lulzim Basha propozoi 7 kushte për dialog me maxhorancë­n sa i përket ligjit për magjis-

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania