Gazeta Shqiptare

PD: Dvorani pengoi ekstradimi­n e anëtarit të bandës së Agron Xhafajt

-

Organet

e vetingut duhet të japin përgjigje për dy shimet se Ardian Dvorani i ka shërbyer krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e Agron Xhafajt", deklaroi dje nënkryetar­i i grupit parlamenta­r të PDsë, Gent Strazimiri. Në një deklaratë nga selia e PD- së, Strazimiri u shpreh se, "Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsion­i dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e vetingut është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij, Edi Rama, për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra". "Partia Demokratik­e pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vetingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtat­shëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombët­ar droge. Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratik­e pyet përsëri dhe drejtpërdr­ejtë organet e vetingut: - A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetës­i i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstrad­imin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërish­t me të për trafik ndërkombët­ar droge?", u shpreh Strazimiri. Ai pyeti nëse janë takuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe. Sipas tij, "Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë duke pasur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrim­it të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania