Gazeta Shqiptare

Rama: Opozita si Fronti Demokratik i Lagjes, kundër vetingut me libër shtëpie

Kryeminist­ri iu përgjigjet akuzave të opozitës: Vetingu, si ilaç gjarpërinj­sh "Në vend të letrave anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dje me një koment të shkurtër të gjitha deklaratav­e dhe akuzave që i kanë ardhur nga selia e Partisë Demokratik­e. "Vetingu, si ilaç gjarpërinj­sh dhe opozita me libër shtëpie kundër vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i Lagjes! Në vend të letrave anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të këndit të fletërrufe­ve, janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli", shkroi dje në një koment të shkurtër në rrjetin social "Facebook", Rama. Nisur edhe nga qëndrimet publike të disa deputetëve të PD- së sa i përket situatës bllokuese me gjykatat si dhe ligjin për shkollën e Magjistrat­urës, kreu i qeverisë ka preferuar të komunikojë në distancë me PD- në, tashëm që edhe parlamenti përfundoi. Edhe dje, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë përplasur në lidhje me vetingun. Shefi i qeverisë ishte i pari, i cili në një status në ' FB' tha se vetingu po vijon të godasë me sukses në kokë oktapodin e korrupsion­it degjenerue­s në drejtësi. Sipas kryeminist­rit, për fatkeqësin­ë e zgjedhësve të saj që e mbështesin vetingun, njësoj si gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje. Rama i cilëson opozitën dhe kundërshta­rët e reformës në drejtësi si humbës pa pikë dinjiteti. "Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodin e korrupsion­it degjenerue­s në drejtësi. Po për fatkeqësin­ë e zgjedhësve të saj që e mbështesin vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje", shkroi dje Rama. Edhe pak ditë më parë kryeminist­ri u shpreh: "Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh reforma në drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA- BE u kërkojnë t'i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende". Tashmë duket se lufta politike është transferua­r në

shtator, kur të nisë edhe parlamenti, pasi të gjitha shanset për të arritur një kompromis skaduan edhe me mbylljen e seancës së fun-

dit të Kuvendit më 23 korrik. Gjithsesi, mazhoranca ka lënë të hapur mundësinë që të gjejnë gjuhën e përbashkët me opozitën edhe gjatë Në seancën e fundit të Kuvendit mazhoranca dhe opozita nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për të miratuar ligjin për shkollën e Magjistrat­urës. Edhe me thirrjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, por edhe me deklaratën e bërë nga deputeti i LSI- së, Luan Rama duket se kjo është shtyrë për në shtator.

verës. Ruçi ka bërë të qartë se mund të mbledhë seancë të jashtëzako­nshme për "Magjistrat­urën" edhe në gusht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania