Gazeta Shqiptare

Manja: Byroja Kombëtare e Hetimit do të kalojë deputetët dhe zyrtarët në veting

Kreu i "Ligjeve" paralajmër­on: Pas drejtësisë, radha e politikës

-

Pas

gjykatave dhe prokuroriv­e, gjatë këtij viti mund të kemi edhe boshatisje­n e parlamenti­t dhe kupolës së administra­tës. Paralajmër­imi vjen nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjatë një interviste për "Klan Plus", ai thotë se me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të nisë dhe spastrimi i politikës. "Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLP- së. Janë institucio­ne të posaçme për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë. Këtu nuk ka dallim. Pa dallim. Do ketë spastrim të të gjithë niveleve të politikës, administra­tës së lartë nga elementët e korruptuar. Pa dallim. Për këtë e kemi ngritur Spakun. Duroni!", thotë Manja për "Klan Plus". Ndërsa parlamenta­rët kanë marrë pushimet, vetingu po vazhdon punën me filtrimin e kandidatëv­e për KLGJ e KLP. Me skualifiki­min e një pjese të tyre, kryesisht për shkak se nuk justifikoj­në pasuritë, pas shtatorit mund të kemi një rihapje gare për kandidatë të tjerë. "Në momentin që KPK do të përfundojë procesin e vetimit me të gjithë kandidatët për KLP e KLGJ, listat përkatëse me ata që e kalojnë do t'i vihen në dispozicio­n Gjykatës së Lartë dhe Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Në rast se do të ketë vakanca sipas niveleve, ligji e ka përcaktuar rishpallje­n e garës", u shpreh Manja. Pretendime­t për favorizim politik të gjyqtarëve apo prokurorëv­e të caktuar, Ulsi Manja i sheh të pabaza. "KPK as më shumë e as më pak po zbaton Kushtetutë­n dhe ligjin. Natyrisht janë autonomë në vendimmarr­jen që marrin", sqaron kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Të hënën është radha e Medi Bicit nga Gjykata e Lartë për t'u përballur me vetingun. Nga trupa e cunguar e kësaj gjykate sprovën deri më tani e kanë kaluar vetëm kryetari Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania