Gazeta Shqiptare

Veliaj: E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, nuk ndal modernizim­i i Tiranës

Rikualifik­ohet blloku i banimit në rrugën "Sali Butka"

-

Një

tjetër bllok banimi në zonën e njohur si ishNSHRAK- u në Tiranë mori një pamje të re, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet çlodhëse dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Në mbyllje të punimeve në bllokun e rr. "Sali Butka", kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga zv. ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi dhe deputeti i PS, Besnik Baraj, theksoi se ajo që e çon përpara qytetin është ndryshimi dhe modernizim­i. "Gjërat ndryshojnë se preken. Në një qytet filozofia nuk mund të jetë mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por vër dorë, ndryshoje, rregulloje, modernizoj­e. Kjo e çon para qytetin. E njëjta gjë edhe me historinë e teatrit. E dini pse thonë ' mos ma prek'? Sepse e dinë që po e prekëm, ajo do dalë një vepër e mrekullues­hme. E dinë se po vumë dorë, ajo do dalë një xhevahir. E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, do të jemi të pandalshëm në modernizim­in e Tiranës. Kjo është arsyeja e vërtetë. I tremben, sepse çdo gjë që prekim me dorë, del më mirë", tha Veliaj. Ai solli në vëmendje edhe disa shembuj të suksesshëm, ku falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës janë transformu­ar zona të ndryshme të qytetit, çka kanë përmirësua­r cilësinë e jetës së qytetarëve. "Mbaj mend kur filluam projektin te Liqeni, atëherë thoshin mos i prek romët se janë nga një komunitet i vyer. Unë nuk besoj se ka bashki që ka bërë më shumë për strehimin e romëve. I keni parë shtëpitë e reja nga Bregu i Lumit në Lanabregas, nga Lana në Shkozë, si çdo njeri normal? Këta që thoshin mos ma prek komuniteti­n, sot komuniteti rom është më mirë, pikërisht pse prekëm atë pjesë të djegur të parkut, që sot është kthyer në një pyll të jashtëzako­nshëm te liqeni", tha ai. Veliaj nënvizoi se edhe me Bulevardin e Ri, pavarësish­t se në fillim pati një ngurrim, sot Tirana ka një hapësirë ku qyteti mund të zhvillohet për 50 vitet e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania