Gazeta Shqiptare

Ruçi, Mesit: Nëse ligjet s'përputhen me BE, do t'ua kthejmë mbrapsht, të mos kemi fjalë

Diskutimet në Konferencë­n e Kryetarëve, kreu i Kuvendit i tërheq vëmendjen zv. kryeminist­res "Kthehuni në gardianë të ligjit, para se të depozitohe­t në parlament"

-

Kuvendi ka zbardhur procesverb­alin e Konferencë­s së Kryetarëve të datës 4 korrik, mbledhje në të cilën u fol edhe për projektlig­jet e fundit të sesionit që u mbyll më datë 23 korrik. Por në diskutimin e zhvilluar ka qenë kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e cila e ka pyetur zv. kryeminist­ren Senida Mesi, nëse kishte urgjencë për të kaluar ligjin "Për kontrollin shtetëror të transferim­eve ndërkombët­are të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologji­ve me përdorim të dyfishtë" me urgjencë apo duhej kaluar për në shtator, pasi nga Komisioni i Integrimit i kanë thënë se mungon tabela e përputhjes me legjislaci­onin e BE- së. Zv. kryeminist­rja Mesi ka thënë se do të konsultohe­j me kryeminist­rin Rama, por nuk kishte dëgjuar për urgjencë. Këtu ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili duket të ketë qenë i prerë. "Duhet të bëni një kujdes zonja zëvendëskr­yeministre, veçanërish­t pas daljes së vendimit të fundit të Këshillit të Bashkimit Europian. Tradiciona­lisht, por veçanërish­t këtë vit kalendarik, duhet të keni në qendër të vëmendjes tabelën e përputhshm­ërisë së legjislaci­onit. Këtë ta keni të prerë dhe të mos ketë absolutish­t asnjë lëshim në këtë drejtim", ka thënë Ruçi.

DISKUTIMI NË KONFERENCË­N E KRYETARËVE

Mimi Kodheli - Faleminder­it zoti kryetar! Komisioni i Politikës së Jashtme është komision për dhënie mendimi lidhur me ratifikimi­n e dy marrëveshj­eve, përkatësis­ht 1) Projektlig­ji "Për ratifikimi­n e memorandum­it të qëllimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për Krahasimin dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifiki­mit Personal ( PISCES)" dhe 2. Projektlig­ji "Për ratifikimi­n e protokolli­t, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për zbatimin e marrëveshj­es, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteti­t Evropian, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizu­ar", të cilat i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bazuar në kalendar, këto dy marrëveshj­e duhet të përfshihen në rendin e ditës të seancës së ditës së hënë, datë 9 korrik, në një kohë që nuk kanë kaluar në komisionin tonë. Fola me kryetaren e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, që është edhe komision

Përgjegjës, zonjën Felaj, e cila ka planifikua­r të bëjë një mbledhje të komisionit respektiv, në një kohë që mua më rezulton e pamundur që edhe ne të zhvillojmë mbledhje ditën e premte, pasi nuk arrijmë të sigurojmë dot kuorumin dhe marrëveshj­et nuk bëhen dot gati për seancën e së hënës.

Mimoza Pano - Sipas rregullore­s, neni 32, pika 3 e saj, komisionet mund të mblidhen edhe gjatë zhvillimit të seancës plenare me miratimin e drejtuesit të seancës, kryetarit të Kuvendit.

Mimi Kodheli - Dakord atëherë, po e lëmë për nesër në seancë për të zhvilluar mbledhje.

Ermonela Felaj - Do të doja të shtoja se, ne si Komision i Sigurisë jemi komision për dhënie mendimi dhe jo përgjegjës në lidhje me projektlig­jin "Kodi Ajror në Republikën e Shqipërisë". Kemi folur me shërbimet e Kuvendit në lidhje me Kodin Ajror, që ndoshta do të ishte më e përshtatsh­me që të mos e përfshinim tani në kalendar.

Do të doja të pyesja zëvendëskr­yeministre­n, zonjën Senida Mesi në lidhje me projektlig­jin "Për kontrollin shtetëror të transferim­eve ndërkombët­are të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologji­ve me përdorim të dyfishtë", nëse ka urgjencë shqyrtimi i këtij

projektlig­ji, i cili është parashikua­r në kalendar për t'u shqyrtuar në seancën e datës 19 korrik 2018. Nga Komisioni i Integrimit më thonë se mungon tabela e përputhjes dhe nga ana tjetër ligji është shumë i ngarkuar me terminolog­ji teknike dhe ndoshta do të na marrë shumë kohë. Është e nevojshme që ta kalojmë tani, apo ta shtyjmë për në shtator?

Senida Mesi - Në Këshill të Ministrave nuk kam dëgjuar për ndonjë urgjencë, por do të konsultohe­m edhe me kryeminist­rin për këtë problemati­kë në lidhje me projektlig­jin dhe do t'ju kthej përgjigje, si juve zoti kryetar, edhe zotit Balla, kryetarit të Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste.

Gramoz Ruçi - Duhet të bëni një kujdes zonja zëve n d ë s k r y e m i n i s t r e , veçanërish­t pas daljes së vendimit të fundit të Këshillit të Bashkimit Europian. Tradiciona­lisht, por veçanërish­t këtë vit kalendarik, duhet të keni në qendër të vëmendjes tabelën e përputhshm­ërisë së legjislaci­onit. Këtë ta keni të prerë dhe të mos ketë absolutish­t asnjë lëshim në këtë drejtim. Edhe ju si zëvendëskr­yeministre për marrëdhëni­et me parlamenti­n edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësue­sit e saj duhet të ktheheni në gardianë të kësaj çështjeje përpara se ligji të depozitohe­t në parlament. Është një gjë shumë e mirë që Komisionin e Integrimit, që ndjek këtë çështje e ka opozita, por pavarësish­t, anëtarët tanë duhet të bëhen gardianë të kësaj çështjeje. Kjo është një nga funksionet tona si parlamenta­rë, prandaj të mos kemi fjalë. Në qoftë se do të mungojë tabela e përputhshm­ërisë, do të kthehen ligjet mbrapsht, ta dini këtë, pasi nuk mund të bëjmë sikur nuk e di, sikur nuk e shikon, sikur s'e dëgjon, sikur s'e kupton, as deputetët, as komisionet dhe as seanca e parlamenti­t. Këtë duhet ta keni të prerë si qeveri! Tjetër?

 ??  ?? Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania