Gazeta Shqiptare

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 34- vjeçari nga Shkodra

-

SHKODER - Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34vjeçar i dyshuar për "vjedhje me dhunë". Efektivët e stacionit të policisë në Velipojë kanë arrestuar shtetasin Agron Ndoci, pasi gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" më 27 korrik të këtij viti për veprën penale "vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpuni­m. Shtetasi Agron Ndoci në momentin e arrestimit ndodhej në plazhin e Velipojës. Vjedhjet në Shkodër mbeten një problem shqetësues, duke qenë se numri i tyre është në rritje. Një tjetër rast është shënuar në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një banesë dykatëshe mes pallateve është tentuar që të vidhet. Ajo ndërtesë është në pronësi të shtetasit Fatmir Kola, i cili prej disa vitesh jeton në Belgjikë bashkë me familjen e tij. Fatmir Kola është larguar nga Shkodra duke emigruar pas një ngjarjeje të ndodhur. Duke parë se në shtëpinë e tij nuk jeton askush, hajdutët kanë menduar që të futen brenda. Autorët kanë menduar se brenda shtëpisë familja Kola ka lënë ose para, ose sende me vlerë. Në fakt, e gjithë kjo tentativë e hajdutëve ka rezultuar e pasuksessh­me për shkak se brenda shtëpisë nuk ka pasur asgjë me vlerë. Mendohet se autorët kanë kapërcyer murin rrethues dhe nga pjesa prapa ndërtesës kanë thyer xhamin. Pasi kanë kontrollua­r dhe nuk kanë gjetur asgjë, janë larguar sërish. Një komshi aty afër që e mbikëqyr atë shtëpi, pasi është futur si zakonisht për ta parë, ka vërejtur xhamin e thyer të dritares. Menjëherë është njoftuar policia, që ka mbërritur në vendngjarj­e. Deri më tani ende nuk ka ndonjë ide për autorët, ndërsa policia po punon për identifiki­min dhe kapjen e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania