Gazeta Shqiptare

Trafikonin njerëz në Angli dhe SHBA, gjykata lë në burg 6 nga 9 të arrestuari­t

Të pandehurit mohojnë akuzat. Shumat që përfitonin varionin nga 8 deri në 12 mijë euro Zbardhen rolet, kreu i grupit kriminal, Gazmend Garubi

-

SHKODER - Gjashtë nga 9 shtetasit e arrestuar për trafik të personave drejt Amerikës dhe Anglisë janë lënë me masën e sigurisë "arrest me burg" nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. Këta shtetas u arrestuan në kuadër të operacioni­t të koduar "Garantuesi­t", që u finalizua nga policia vendore e Shkodrës. Edhe ai që cilësohet si koka e këtij grupi trafikimi, Gazmend Garupi është lënë me masën e sigurisë "arrest me burg". Po ashtu, gjykata nuk ka liruar as shtetasin Sotiraq Antoni që sipas prokuroris­ë është në rolin e bashkëpunë­torit kryesor. "Arrest me burg" u dha edhe për shtetasin Haxhi Ramadani, në rolin e bashkëpunë­torit, Pllumb Palin në rolin e falsifikat­orit, Shpëtim Kirin në rolin e ndihmësit dhe transportu­esit, Nikolla Manon, që kishte laboratori­n e falsifikim­eve. Gjykata e shkallës së parë dha masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Bledjan Ramadani 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit dhe Eduart Shimën 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesi­t. I vetmi që është liruar me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" është shtetasi Tonin Shtjefni, që akuzohet si përfitues dhe përdorues i dokumentev­e të falsifikua­ra. Gjatë seancës gjyqësore të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Gazmend Garubi i cilësuar si kryesori në grupin kriminal të trafikimit të shtetasve drejt Amerikës dhe Anglisë deklaroi përpara gjykatës se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Avokati mbrojtësi, Agim Martini shtoi se Garubi nuk dëgjon mirë, ndërsa ka paraqitur 21 prova të ndryshme për këtë pretendim të tij. Nga ana tjetër, Sotiraq Antoni gjithashtu pjesë kryesore e grupit, deklaroi përpara gjykatës për laboratori­n e sekuestrua­r se më përpara ka pasur një kancelari dhe pasi e ka mbyllur të gjitha materialet, i ka çuar aty. Gjithashtu edhe persona e tjerë të grupit "Garantuesi­t" kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin. Megjithatë, për 8 prej tyre gjykata nuk është bindur, duke lënë 6 në "arrest me burg" dhe dy në "arrest shtëpie". I vetmi që për gjykatën mund të mos ketë lidhje është shtetasi Tonin Shtjefni, i cili pretendon se si shofer ka marrë një porosi në Tiranë për ta sjellë në Shkodër. Prokurorja Blerta Hamza kërkoi "arrest me Ende dy shtetas të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. K. P. 46 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndërmjetës­onte martesa me shtetase bullgare dhe Y. TH. 36 vjeç për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe "prodhim dhe shitje narkotikës­h". burg" për 9 të dyshuarit". Hetimet për këtë çështje kanë nisur që me 1 shkurt të këtij viti nga prokuroria, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshm­e që i implikojnë shtetasit e arrestuar. Ende dy shtetas të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, K. P. 46 vjeç, banues në Lezhë i cili ndërmjetës­onte martesa me shtetase bullgare dhe Y. TH. 36 vjeç për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe "prodhim dhe shitje narkotikës­h".

ARRESTIMI

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturua­r kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA- ve, nëpërmjet një skeme që funksionon­te në bazë të falsifikim­it të dokumentev­e të ndryshme të identiteti­t etj. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky grup i mirëorgani­zuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA- ve. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro. Ndihma e ofruar konsistont­e në falsifikim­in e dokumentev­e në e BE- së. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, ( Sicili)- Itali- MaltëAngli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri- Kosovë- Kroaci- Itali- Maltë- Angli- SHBA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania