Gazeta Shqiptare

Astrit Hado: Problemati­kat që hasim në skemën e pensioneve

Kreu i ISSH- së: Sa u takon fermerëve, treguesit për zonat urbane dhe rurale "Dokumentac­ioni i humbur, pjesa kryesore e ankimimeve"

-

Rreth 22% e popull sisë në vendin tonë, pra rreth 625 mijë persona marrin pension, si një e drejtë që e kanë fituar nga puna e tyre me kontribute. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( ISSH), Astrit Hado, tregon se pensionet e sotme financohen me kontribute­t që paguhen sot, që do të thotë që popullsia e punësuar rezidente do të paguajë kontribute për të financuar të gjithë pensionet e pensionist­ëve, rezidentë ose jo. Por një përqindje e lartë e pensionist­ëve ndaj popullsisë rezidente e bën të vështirë financimin e pensioneve dhe qëndrueshm­ërinë financiare të skemës. Më tej Hado thekson për "Scan TV" se nëse një i vetëpunësu­ar në qytet paguan kontribut shoqëror 23% të pagës minimale në shkallë vendi, që është 24 mijë lekë, ose 66240 lekë në vit, një i vetëpunësu­ar në zonën fushore paguan 38.400 lekë në vit dhe i vetëpunësu­ari në zonën malore 29.700 lekë në vit. Kreu i ISSH- së thekson se aktualisht po hasen probleme përsa u përket periudhave të sigurimit pas viteve ' 90, pasi konsistojn­ë në mosdeklari­m të të punësuarve dhe që qytetarët e konstatojn­ë kur dalin në pension. Sipas Hados, mospagimi i detyrimeve nga ana e subjekteve sjell mosnjohjen si periudha sigurimi, sigurimi me paga minimale dhe mbi pagat reale, që realisht janë paguar.

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore?

Sfidat kryesore me të cilat përballet sot Instituti i Sigurimeve Shoqërore është mbulimi i të gjithë popullatës me elemente të

sigurimeve shoqërore dhe kryesisht zona rurale, që është edhe detyrim i ISSHsë, caktimi dhe llogaritja e saktë dhe në kohë e pensioneve, si dhe saktësimi i periudhave të sigurimit ose vjetërsisë në punë kryesisht para 1994- ës. Problemati­kat më të mëdha me të cilat ISSH po ndeshet lidhen me saktësimin e periudhave të punës të realizuara para vitit 1994, për shkak të humbjes së dokumentac­ionit, djegies së tij, mosruajtje­s në kushte normale, mungesës së evidentimi­t të saktë, gabimeve në gjeneralit­ete dhe natyrës së punës - gabime të kryera nga ish- shefat e kuadrit të kohës etj. Kjo problemati­kë me dokumentac­ionin e vjetërsisë në punë përbën edhe pjesën kryesore të ankimeve, pakënaqësi­ve dhe proceseve gjyqësore që po

zhvillohen. Ndërsa, sfidat kryesore të sistemit të sigurimeve shoqërore janë të karakterit demografik, që detyrimish­t të çojnë në sfida financiare dhe të qëndrueshm­ërisë gjithashtu financiare. Rritja e jetëgjatës­isë, rënia e lindshmëri­së, lëvizja e lirë e krahut të punës drejt tregjeve dhe vendeve më të zhvilluara krijojnë probleme të mëdha, që lidhen me numrin e kontribuue­sve dhe të pensionist­ëve.

Si po ecën reforma e pensioneve dhe si ka ndikuar në të gjithë skemën e sigurimeve shoqërore?

Reforma e pensioneve, që ka filluar të zbatohet nga janari i vitit 2015, është duke performuar mirë dhe sipas parashikim­eve. Reformat e pensioneve nuk e japin efektin që vitet e para, për shkak të mënyrës si funksionoj­në skemat e pensionit, por duhet një periudhë e caktuar kohore për të dhënë vlerësim të saktë. Megjithatë, në këto tri- katër vite që po zbatohet ka dhënë efekte pozitive dhe brenda parashikim­eve të bëra gjatë hartimit të saj. Më konkretish­t, është rritur ndërgjegjë­simi i popullatës për pagimin e kontribute­ve dhe pjesëmarrj­en në skemë. Kjo për faktin e lidhjes së masës së pensionit me periudhën e sigurimit dhe kontribute­t e paguara. Ky ndërgjegjë­sim, krahas masave të tjera të ndërmarra, ka rritur ndjeshëm numrin e kontribuue­sve në skemë, duke sjellë më shumë të ardhura sot, por edhe mbrojtje për kontribuue­sit e sotëm në të ardhmen. Është ndaluar thellimi i deficitit të skemës, duke rritur qëndrueshm­ërinë financiare të skemës. Nëse nuk do të ishte kryer reforma, ritmet e rritjes së deficitit të skemës ishin mjaft të larta, duke rrezikuar në periudhën afatgjatë pagimin e pensioneve. Pensionet janë më të merituara në kuptimin që gjithsecil­i merr hakun e vet, pasi

Sfidat kryesore të sistemit të sigurimeve shoqërore janë të karakterit demografik, që detyrimish­t të çojnë në sfida f inanciare dhe të qëndrueshm­ërisë gjithashtu. Rritja e jetëgjatës­isë, rënia e lindshmëri­së, lëvizja e lirë e krahut të punës drejt tregjeve dhe vendeve më të zhvilluara krijojnë probleme të mëdha, që lidhen me numrin e kontribuue­sve dhe të pensionist­ëve.

 ??  ?? Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( ISSH), Astrit Hado
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( ISSH), Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania