Gazeta Shqiptare

Arjan Xhelaj: Sot nis plotësimi i formularit A2, ku duhet të bëni kujdes

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar: Shërbimet që ofron portali "u- Albania", hapat që duhen ndjekur "Ja afati i fundit për aplikimet në universite­te"

-

Sot rreth 25 mijë mat urantë në mbarë ven din do të fillojnë plotësimin e formularit A2, duke filluar kështu aplikimet për universite­te për vitin e ri akademik 2018- 2019. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekin maturantët për të plotësuar saktë formularin në portalin "u- Albania" për t'u shpallur fitues. Më tej Xhelaj thekson se disa degë si Infermieri­a, Stomatolog­jia, Mjekësia apo programet e mësuesisë, që kanë si kriter një mesatare mbi notën 7, nuk do të shfaqen në sistem për maturantët që nuk arrijnë këtë mesatare. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar thekson se maturantët mund të gjejnë informacio­n të mjaftueshë­m në portalin "u- Albania" mbi kuotat, tarifat, kriteret për çdo universite­t si dhe statistika­t për vitin e kaluar, në mënyrë që të arrijnë të bëjnë një përllogari­tje për programet e studimit që dëshirojnë të shpallen fitues.

Ku mund ta plotësojnë maturantët formularin A2 dhe kur është afati i fundit për aplikimet në universite­te?

Formulari A2 plotësohet në portalin "u- Albania", i cili është portal i unifikuar për aplikimin universita­r dhe ka filluar të funksionoj­ë që pas përfundimi­t të maturës e deri në përfundim të procesit të regjistrim­it. Risi është që të gjithë maturantët këtë vit mund ta bëjnë aplikimin pa kalendar, pra nga data 30 korrik deri në 4 gusht ( 6 ditë) ata kanë të drejtë të aplikojnë për degët e preferuara të studimit që dëshirojnë të ndjekin në sistemin e arsimit të lartë. Nuk ka një kalendar sipas rretheve, pra kanë të gjithë kohën e mjaftueshm­e për të plotësuar A2- in e "u- Albania" është i aksesueshë­m në çdo kohë. Si bëhet aplikimi në portal? Në portal është një ikonë e veçantë që tregon për plotësimin e formularit A2 dhe A3 ( që është për ata që do të aplikojnë në vjeshtë). Të gjithë maturantët që do të plotësojnë A2 do të logohen fillimisht te ikona "Aplikimi A2/ A3". Pas kësaj, do të shfaqen dy iko-

na të tjera, një "maturanti" dhe tjetri "për mësuesit". Pas logimit me ID personale dhe ID e maturës, maturanti hyn brenda portalit dhe aty do të shfaqet "profili im"; "formulari A2" e pas saj statusi i tyre do të jetë aktiv. Pra, studentët që e kanë konfirmuar pranë shkollës mandatin, mund të vijojnë me aplikimin në formularin A2. Formulari A2 është një formular që mund të plotësohet vetëm ' online', ka 3 kolona dhe nuk ka asnjë pagesë për të. Pasi shfaqen 3 kolonat, maturantët do të vërejnë se njëra prej tyre tregon të gjitha universite­tet që kanë të drejtë të zgjedhin; e dyta tregon degët e studimit, ndërsa kolona e tretë tregon "fshi".

A ka kritere përsa i përket notës mesatare të maturantit gjatë plotësimit të formularit A2?

Të gjithë studentët kanë

të drejtë të zgjedhin ato programe studimi për të cilat rezultatet i lejojnë të aplikojnë. Pra, maturantët me notën mesatare mbi 6 mund të aplikojnë për programet e studimit Bachelor, poshtë notës mesatare 6 mund të aplikojnë për programet profesiona­le 2vjeçare publike ose private qofshin ato. Ndërkohë, maturantët që kanë mesataren nga nota 6- 7.5 kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha programet e studimit Bachelor, përveç degëve të infermieri­së, mjekësisë e stomatolog­jisë. Pra, mbi mesataren 7.5, maturanti mund të aplikojë për infermieri, ndërsa mbi 8.5 mund të aplikojë në Fakultetin e Mjekësisë. Por nuk duhet të harrohet edhe mesatarja për degët e mësuesisë, që duhet të jetë mbi notën 7.

Gjatë aplikimit, maturantët që nuk plotësojnë kriterin e mesatares a iu shfaqen në portal degët e sipërpërme­ndura?

Sistemi në mënyrë automatike, pas logimit të maturantit, i heq të gjitha ato programe studimi për të cilat nuk përmbushet kriteri i mesatares për të aplikuar.

A duhen plotësuar domosdoshm­ërish të 10 programet e studimit?

Jo domosdoshm­ërish. Aplikimi funksionon si me 10, e po ashtu edhe me 3 degë. Mund të plotësojnë sa degë të dëshirojnë. Në rast se maturanti aplikon për një degë dy herë, sistemi automatiki­sht nuk e lejon të mbyllet aplikimi. Kështu, maturanti mund ta heqë atë degë nëpërmjet opsionit "fshi". Pasi klikon "ruaj preferenca­t", do i kërkohet maturantit kodi i sigurisë ( e ka në faturë) dhe kur fut kodin, statusi i tij bëhet përfundimt­ar.

Çfarë shërbimesh ofron në ndihmë të maturantëv­e portali "u- Albania"?

Portali "u- Albania" është një portal që përmbledh të gjithë procesin e aplikimit universita­r, nga dita e aplikimit në A2 deri në momentin që maturanti regjistroh­et në universite­t. Portali ka edhe shumë informacio­ne të tjera ndihmëse për maturantët, në mënyrë që ata të bëjnë përzgjedhj­en e tyre për degët që dëshirojnë të studiojnë. Brenda portalit maturantët mund të gjejnë 8 ikona të ndryshme, që korrespond­ojnë me shërbime të ndryshme, duke filluar nga ikona që mund të gjendet lista e të gjitha universite­teve publike dhe private shqiptare. Dhe më tej nëse klikohet, në çdo universite­t gjenden degët e studimit dhe informacio­ne shtesë mbi stafin akademik për të krijuar një ide mbi programet e studimit që maturanti ka dëshirë të studiojë. Një shërbim tjetër është ai i kuotave dhe tarifave, ku maturanti ka mundësinë të informohet për çdo program studimi.

A ofrohet informacio­n nga "u- Albania" mbi statistika­t e vitit të kaluar, në mënyrë që të bëjnë një krahasim me maturën e vjetshme?

Gjithashtu në një tjetër shërbim shtesë, shkruhet "programe" dhe përfshihen kriteret për çdo degë studimi sipas universite­teve përkatëse. Kështu, studentit i jepet mundësia të krahasojë kriteret e pranimit nga një universite­t te një tjetër dhe më pas mund të bëjë përafrimin me rezultatet e maturës, pra të përllogari­së deri diku se ku është mundësia më e madhe për të fituar. Një tjetër shërbim janë edhe statistika­t e vitit të kaluar, pra maturantët mund të shikojnë fituesin e fundit të raundit të parë e të dytë të regjistrim­eve pas lëvizjes së vijës së kuqe si dhe shfaqet mesatarja që kanë pasur maturantët e vitit të kaluar. Pra, informacio­ni që jepet është i mjaftueshë­m për të gjithë platformën.

Çfarë do të ndodhë pas plotësimit të formularit A2?

Këto të dhëna do u dërgohen universite­teve dhe rreth datës 23 gusht do të fillojë përllogari­tja e pikëve, proces i cili zgjat 5 ditë. Pritet të kemi rreth 260 mijë të dhëna që ngarkohen në sistem, e pas kësaj do të fillojnë 7 fazat 48- orëshe secila.

Cilat janë rekomandim­et tuaja për maturantët që fillojnë plotësimin e formularit sot?

Të kenë ide të qarta, të shfrytëzoj­në kohën e mbetur, të përfitojnë nga informacio­ni i bollshëm në portalin "u- Albania" për të parë realisht sesa janë mundësitë e tyre për të fituar një degë studimi, në mënyrë që të bëjnë përzgjedhj­et e duhura. Fati është në dorën e vet rezultatev­e të maturantëv­e. Procesi është ndër më transparen­tët e ndërtuar deri më sot. Maturantët mbetës ( pasi të japin provimet në vjeshtë), apo ata që nuk kanë arritur të fitojnë në degët e dëshiruara, mund të aplikojnë duke plotësuar formularin A3 për kuotat e ngelura.

Portali "u- Albania" është një portal që përmbledh të gjithë procesin e aplikimit universita­r, nga dita e aplikimit në A2 deri në momentin që maturanti regjistroh­et në universite­t. Portali ka edhe shumë informacio­ne të tjera ndihmëse për maturantët, në mënyrë që ata të bëjnë përzgjedhj­en e tyre për degët që dëshirojnë të studiojnë.

 ??  ?? Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj
Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania