Gazeta Shqiptare

Plagosja me armë në Korçë, arrestohet ish- polici Gazmend Agolli dhe Daniel Morava

Panik te qytetarët e turistët, zbardhet konflikti para Bashkisë së Korçës Shkak i sulmit, një borxh i pashlyer i Erion Hoxhallari­t

-

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me ngjar jen e ndodhur pasditen e së shtunës, ku për pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri 38- vjeçari Erion Hoxhallari. Policia e Korçës ka identifiku­ar dhe arrestuar autorët e dyshuar të përplasjes me armë. Konkretish­t, në pranga ka rënë Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë, ish- polic, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri Hoxhallari­n. Gjithashtu, u arrestua edhe Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë, të cilit iu sekuestrua edhe arma e zjarrit tip pistoletë. "Në vijim të informacio­nit datë 28.07.2018, i cili bënte fjalë për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi, si rezultat i reagimit të menjëhersh­ëm të policisë, specialist­ët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, në Drejtorinë vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë; Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë", thuhet në njoftimin e policisë. Shkak për ngjarjen sipas policisë dyshohet se ka qenë një konflikt i mëparshëm mes Agollit dhe Hoxhallari­t për shkak të një borxhi të pakthyer nga ky i fundit. Uniformat blu bënë me dije se gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë edhe arrestimi i shtetasit të plagosur Erion Hoxhallari, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Moskallëzi­mi i krimit" lidhur me këtë ngjarje. Më- sohet se i plagosuri rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë.

NGJARJA

Një 38- vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës shumë pranë bashkisë, në lagjen numër 7, që është edhe një nga zonat më të frekuentua­ra të qytetit të Korçës, ku ndodhen edhe shumë biznese. Një borxh i vjetër i pashlyer duket se ka qenë shkak për ngjarjen e ndodhur, ku mbeti i plagosur shtetasi Erion Hoxhallari. Dyshohet se ky i fundit ka marrë një shumë parash nga djali i Gazmend Agollit, ishpunonjë­s i policisë, por nuk ka mundur t'i shlyejë në kohë ato, duke sjellë edhe përplasjen me armë. Mësohet se një konflikt fizik ka ndodhur edhe disa muaj më parë, ku janë përfshirë Erion Hoxhallari dhe djali i Gazmend Agollit. Përplasja Uniformat blu vunë në pranga ish- policin Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Hoxhallari­n. Gjithashtu, u arrestua edhe Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë, të cilit iu sekuestrua edhe arma e zjarrit tip pistoletë. Uniformat blu bënë me dije se gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë edhe arrestimi i shtetasit të plagosur Erion Hoxhallari, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Moskallëzi­mi i krimit" lidhur me këtë ngjarje. ka vijuar pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Korçës, ku ish- punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri mbi 38- vjeçarin Erion Hoxhallari, ndërsa ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër me iniciale A. Q., por ky i fundit u ka shpëtuar plumbave për shkak të bllokimit të armës. Policia e Korçës ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe ka vënë në pranga 49vjeçarin Gazmend Agolli. Bëhet me dije se pas plagosjes, autori ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi. Për të fshehur provat, shtetasi Daniel Morava ka larguar armën nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia. "Arrestimi i tyre u bë, pasi në lagjen nr. 7, në rrugën ' Floresha Myteveli', dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gazmend Agolli ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Erion H., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale shtetasit Daniel Morava", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe i plagosuri Erion Hoxhallari, ndaj të cilit rëndon akuza e moskallëzi­mit të krimit. Sakaq, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë të përfshirë në ngjarje, shtetasit me iniciale E. S., M. A., A. Q. dhe E. T..

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania