Gazeta Shqiptare

Itali, lirohet vrasësi i 22- vjeçarit shqiptar, babai i viktimës: Provat për djalin u manipuluan

"Drejtësia ime do të jetë hakmarrja"

-

PUKE - Rreth tri vite pas vrasjes së të riut shqiptar Gjergj Gjoni, i cili u qëllua me plumb në zemër nga një pensionist italian, i cili pretendon se djali nga Gojani i Pukës kishte hyrë për t'i grabitur banesën, gjykata e Milanos la të lirë autorin. Ky vendim ka shkaktuar dhimbje në familjen e viktimës. Sipas familjarëv­e të 22- vjeçarit, i gjithë procesi gjyqësor për djalin e tyre u manipulua në Itali. "Janë të gjitha fakte të rreme. Në momentin që është vrarë, djali është gjetur pa asgjë me vete. Nuk ka pasur as lekë, as pasaportë, as thikë, as armë, asgjë. Ka qenë i veshur thjesht me rroba sportive e me pantofla dhe ka shkuar me një biçikletë për të pirë kafe me shokët", thotë babai i Gjergjit. Mark Gjoni, i ati i viktimës shprehet se do të bëjë ç'të jetë e mundur për të marrë gjakun e të birit, që u vra në moshën e rinisë. "Pres një përgjigje sa më të shpejtë nga drejtësia italiane, edhe nga ambasada sh- qiptare atje, që të më japin drejtësinë e djalit tim. Kam pritur sa kam pritur, tani e mbrapa unë do të vazhdoj drejtësinë time. Drejtësia ime do të jetë hakmarrja. Do

BABAI I VIKTIMËS

"Janë të gjitha fakte të rreme. Në momentin që është vrarë djali, është gjetur pa asgjë me vete. Nuk ka pasur as lekë, as pasaportë, as thikë, as armë, asgjë. Ka qenë i veshur thjesht me rroba sportive, me pantofla dhe ka shkuar me një biçikletë për të pirë kafe me shokët", thotë babai i Gjergjit. ngjarje. shes lopën, shtëpinë e gjithçka kam e do të zbarkoj në Itali dhe e kam aq forcë dhe dinjitet sa ta ekzekutoj atë familjaris­ht", tha Mark Gjoni. Ai kërkon që shteti shqiptar të mos heshtë ndaj padrejtësi­ve që u bëhen bijve të vet në emigracion. "Janë shumë emigrantë që janë vrarë kështu në Itali. Nuk është vetëm djali im. Duhet ta vlerësojë edhe shteti ynë", theksoi ai. Kujtojmë se pas vrasjes së 22vjeçarit ka reaguar për mediat italiane, edhe e fejuara e të riut. E fejuara e Gjergjit kundërshto­i versionin e autorit të vrasjes, i cili pretendon se qëlloi për vetëmbrojt­je, pasi i riu kishte hyrë në banesën e tij për të vjedhur. Në një intervistë për mediat italiane, Mirela u shfaq e dërrmuar, me lot në sy dhe krejt e përhumbur. "Por për çfarë vetëmbrojt­je flasin ata, Gjergjin e vranë. Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?", - është shprehur më herët vajza shqiptare për "Tgcom".

 ??  ?? Viktima Gjergj Gjoni
Viktima Gjergj Gjoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania