Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, 5000 personat që kanë gati lejet e legalizime­ve

Lista/ Sa do të jetë sipërfaqja e tokës që do të marrë çdo familje. Procedura që duhet ndjekur ALUIZNI: Ja emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe

-

ALUIZNI publikon listën me 5000 perso na që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë lejet e legalizime­ve. Përfituesi­t janë në Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Gjirokastë­r, Kamëz, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Krujë, Sarandë dhe Fier. Drejtoria e ALUIZNI- t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t për të tërhequr lejen ndërmore. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Kjo drejtori ka mbyllur të gjithë procesin për 5000 dosjet, të cilat tani kanë gati lejet dhe për pak ditë marrin certifikat­ën e pronësisë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërko- hë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi, jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të për- masave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar­a brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti. Ditën e nesërme "Gazeta Shqiptare" do të vijojë me publikimin e emrave të personave që kanë përfituar lejet e legalizime­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania