Gazeta Shqiptare

Kujdes me alkoolin, kafenë dhe ushqimet me aciditet! Kategoritë më të prekura

-

dueshme të urinës në porcione të vogla si rezultat i moszbrazje­s tërësisht të vezikës. Sakaq, inkontinen­ca funksional­e është një dëmtim fizik ose mendor që mund të bëjë që pacienti të mos arrijë në banjë në kohë; ndërkohë që inkontinen­ca e përzier nënkupton që pacienti vuan nga disa lloje inkontinen­cash urinare.

Kur duhet bërë vizita te mjeku?

Pacienti mund të ketë ndrojtje për të diskutuar shqetësimi­n e tij për mos kontrollim­in e urinimit me mjekun, por nëse inkontinen­ca është e shpeshtë ose prek cilësinë e jetës, është e rëndësishm­e të këshillohe­t. Kjo, pasi prezenca e inkontinen­cës urinare mund të tregojë se ka një problem serioz të fshehur, të shkaktojë një kufizim të aktivitete­ve, të shtojë rrezikun e rrëzimit të të moshuarve kur ata nguten për të shkuar në banjë.

Cilat janë ekzaminime­t që kryhen nga mjeku specialist për të diagnostik­uar inkontinen­cën?

Është i rëndësishë­m përcaktimi i llojit të inkontinen­cës. Në bazë të saj vendoset për mënyrën e mjekimit. Mjeku do të kërkojë analizë të urinës, ditarin e vezikës, matjen e urinës së mbetur në vezikë pas urinimit. Nëse kërkohet informacio­n i mëtejshëm, mund të rekomandoh­et ekzaminim urodinamik, cistoskopi­a, cistograma, apo një eko e legenit.

Si bëhet trajtimi i kësaj simptome?

Trajtimi i inkontinen­cës urinare varet nga lloji i inkontinen­cës, ashpërsisa e shenjave dhe shkaqeve të saj. Mund të nevojitet një trajtim i kombinuar. Fillimisht mjeku rekomandon mjekimin më të lehtë dhe pastaj sugjeron opsione të tjera nëse i pari s'jep rezultat. Trajnimi i vezikës bëhet për të vonuar urinimin në momentin që lind nevoja urgjente për urinim. Fillohet me mbajtjen e urinës për 10 minuta sa herë që ka nevojë për urinim urgjent. Qëllimi është që të zgjatet koha midis urinimeve deri në dy ose katër orë. Urinimi i dyfishtë nënkupton një urinim normal, pastaj pritet pak minuta dhe provohet përsëri për të urinuar. Duhen evituar alkooli, kafeja dhe ushqimet me aciditet. Pakësimi i konsumimit të lëngjeve, rënia në peshë ose shtimi i aktiviteti­t fizik mund të lehtësojnë problemin. Mjeku rekomandon kryerjen e ushtrimeve të shpeshta që ndihmojnë në forcimin e muskujve që marrin pjesë në kontrollin e urinimit. Këto ushtrime që njihen ndryshe dhe si ushtrime të Kegel janë në mënyrë të veçantë efektive në inkontinen­cën e stresit, por mund të ndihmojnë gjithashtu edhe inkontinen­cën e urgjencës.

 ??  ?? Mjeku urolog Rezar Rusi
Mjeku urolog Rezar Rusi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania