Gazeta Shqiptare

"Gjergo ishte piktor me të dhëna, por ishte njeri i dobët"

Vjehrra ime anormale, u bë agjente bashkë me gruan time

-

Historia tjetër përtej doku mentit- Biseda me Alda Bardhylin" është pjesa e fundit e botimit ku del e plotë dosja sekrete e përndjekje­s, hetimit dhe dënimit të Maks Velos, që ka ardhur në një libër me titullin "Maks Velo. Jetë paralele" përgatitur nga Alda Bardhyli dhe nën logon e "UET PRESS". Biseda hedh dritë mbi raportet e artistit me miqtë e të afërmit, që dëshmuan kundër tij në gjyq dhe me kthimin e territorit të lirisë në territor diktature. "GSH" boton sot pjesë nga libri. Maliqit. Më kujtohet mamaja e Pjetër Rodiqit, austriake, si na priste ne shokët e Pjetrit, Robert Shvarcin, Gim Tartarin, mua. Por ajo që nuk e harroj kurrë ishte sjellja e saj me jevgjit. Në oborrin e madh, poshtë shtëpisë, ishin një familje jevgjish. Në çdo festë ajo iu çonte ëmbëlsira, shoqëruar me buzëqeshje­n e saj. Por sigurisht jo të gjitha ishin kështu. Pata fatin e keq të kisha vjehërr Gertrudën, e cila ishte anormale. Kjo kuptohet nga dokumentet që i ka ofruar Sigurimit. Si ajo, si vajza e saj, u bënë agjente. Kishin miqësi me Nevzat Haznedarin. Për librin që flet ajo nuk di gjë. Libri nuk m'u paraqit as në hetuesi, as në gjykatë.

DOKUMENTI NR. 6.

Genc Hajdari duket se ka pasur raporte të rregullta kundër jush që në vitin 1973. Ai flet për miqësinë tuaj me Hektor Dulen dhe një prishje të kësaj miqësie...

Po nuk di çfarë të komentoj këtu, dokumenti flet vetë. Më duket sikur këta kanë qenë në një shkollë spiunazhi dhe jo për artistë. Kjo gjë ka për bazë edukimin familjar.

- DOKUMENTI NR. 8

Pse është gjithë ky shqetësim i Gertrudë Buheckes?

E kam vështirë të komentoj. Dokumenti flet vetë se çfarë ishte Gertruda dhe e bija. As nuk e kam qëlluar ndonjëherë. Ajo shkruan: "Madje edhe ime bijë më thotë se po ' qe se do t'i ndodhë ndonjë gjë Maksit, dije se kam për të të zhdukur ty'. Ime bijë madje më ka goditur mua …" etj., etj. Si mund të jetoja me to? Të dyja ishin agjente. Sigurisht që është gabimi im që u nxitova, pa e njohur mirë, u martova me Luçianën.

DOKUMENTI NR. 9.

Edison Gjergo flet në hetuesi kundër jush?

Në një tjetër dokument më poshtë tregohet qartë se Gjergo ju ka denoncuar. E gjykon sot Edison Gjergon?

Gjergo ishte piktor me të dhëna, por ishte njeri i dobët. Kur u arrestua, u rekrutua. Këto vërtet ia kam thënë atij, por nuk kishin asnjë frymëzim armiqësor. Arti nuk duhet të ketë armiq. Arti i realizmit socialist, ashtu si diktatura, i krijonte armiqtë vetë, në mënyrë imagjinare. Arti duhet të ketë vetëm miq. Çfarë kisha ia thashë kur ishim në kamp, më pas i preva të gjitha marrëdhëni­et me të.

DOKUMENTI NR. 14.

- E njihni burimin? Në këtë dokument raportohet për miqësinë që ju keni pasur me grupin e liberalëve, të cilët u dënuan nga Enver Hoxha, mes të cilëve dhe Fadil Paçrami. Çfarë ndodhi realisht me këtë grup dhe pse u godit nga shteti?

Sipas asaj që është shkruar duhet të jetë Dhimo Gogollari. Është Plenumi i 4- t që goditi Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.

DOKUMENTI NR. 17.

Jeni në Ndroq dhe flisni për Pikason... Si i merrnit informacio­net, pasi biseda juaj me operatorin nënkupton piktorin shqiptar Gjon Mili, i cili ka pasur miqësi me Pikason …

Kjo bisedë është bërë me Llambi Blidon. Po unë lexoja çdo libër, çdo revistë që vinte në Shqipëri. Isha i informuar.

DOKUMENTI NR. 22

- Në këtë dokument ju deklaroni se "revolucion­i kultural mori fund në vitin 1976". A ka pasur vërtet përpjekje për një revolucion kulturor gjatë komunizmit?

Bëhet fjalë për Kinën, ku vërtet u zhvillua një revolucion kulturor.

DOKUMENTI NR. 29

- Kujtim Buza... Çfarë të ka lënduar më shumë kur hape këtë dosje?

Që kam kaluar një pjesë të jetës sime përkrah këtyre njerëzve. Asnjëri nuk ka kërkuar falje. A duhet të ketë një ndarje mes artistit dhe njeriut, pasi në dosjen tuaj shohim shumë emra të njohur të artit që kanë qenë bashkëpunë­torë.

-... A duhet të ketë ndikim kjo në mënyrën sesi ne e shohim artin që ata kanë bërë?

Duhet të mos ketë ndarje mes artistit dhe njeriut. Kjo teorikisht. Realisht ka ndarje. Jo vetëm mes artistëve dhe njeriut, por midis të gjithë profesioni­stëve dhe njeriut. Kjo vjen sepse ne i idealizojm­ë artistët. Artisti është tjetër gjatë procesit të krijimit dhe tjetër kur është jashtë tij. Për më tepër se artistët janë me probleme psikike apo të karakterit. Artistët zakonisht jetojnë në një botë ireale, absurde, fiktive, shpesh të krijuar nga vetë ata. Artist dhe njeri me karakter të fortë janë pak. Unë pak kam njohur. - Aktekspert­imi i kryesuar nga Buza, analizon rreth 246 piktura të ndryshme dhe 73 punime në dru. Bëjnë përshtypje nudot apo siluetat femërore ... Erosi bëhet më i fortë në totalitari­zëm?

Po, sigurisht erosi në totalitari­zëm bëhet më i fortë, më i lakmuar, më i ëndërruar, si çdo gjë që është pakicë karshi kërkesës. Femrat nuk ishin ato që janë sot. Paraqitja e bukurisë dhe ofrimi i dashurisë mësohet, atëherë nuk lejoheshin. Ndiheshin keq edhe femrat, edhe meshkujt. Akti seksual i afrohej praktikës së kafshëve. Diktatura donte vetëm pjellje pa demonstrua­r hiret e trupit femëror.

DOKUMENTI NR. 45

- Luçiana. Çfarë menduat ku dëgjuat në gjyq dëshminë e saj?

Dëshminë e saj e kisha dëgjuar në mbledhjet e lagjes, në hetuesi. Është çudi se si transformo­het femra, çfarë urrejtje ka përbrenda. Ajo nuk diti të ruajë dinjitetin e saj. E përdorën e bënë vegël të Sigurimit.

DOKUMENTI NR. 48

- Safo Marko. Emri i saj del shpesh në raporte të Sigurimit mbi shkrimtarë­t dhe artistët. Do të doja t'ju pyesja mbi historinë tuaj me të, por nga ana tjetër do të doja të nënvizoja faktin që Marko ka një kontribut në historinë e koperti- nave të para të librit shqip. Si duhet të qëndrojë në histori ky kontribut?

Nuk ka ndonjë histori timen me piktoren Safo Marko. I kam admiruar artistët dhe shkrimtarë­t tërë jetën. Safo ishte një grua e bukur, e zgjuar, e lexuar, shumë e aftë profesiona­lisht. Është një çudi se si ajo grua ra aq poshtë. Mendoj se do të ketë pasur ndonjë goditje psikike mbi një traumë të vjetër. Edhe sot e vlerësoj artin e saj. Ka kontribut jo vetëm në kopertinat e para, por në të gjithë ecurinë e grafikës, pllakatit dhe ilustrimit në ato vite. Kishte një vizatim perfekt. Mahnitesha nga kapja që ajo i bënte motivit të pllakatit. Pa dyshim është një nga pllakatist­et më të mira të të gjithë lindjes komuniste. Sot duhet ta shohim si një kontribut të jashtëzako­nshëm. Sot nuk ka një grafiste femër si Safo Marko, nuk e di a do të ketë!

- Në raporte del shpesh emri i Odile Daniel, francezes me të cilën duket se keni pasur një histori dashurie. Ne e kemi lexuar historinë të rrëfyer sipas Sigurimit të Shtetit, por historia juaj për të cila është? Odile Daniel është një studiuese e gjuhës shqipe dhe përkthyese. Ato vite ishte një person që luajti një rol në jetën time. Më vonë kjo mori fund. E falënderoj që më ktheu 32 punimet në vitin 1992. Më hollësisht kam shkruar për të në librin "Kohë antishenjë".

- E kujtoni kohën kur ju arrestuan? Si mund ta përshkruan­i kaq vite më pas?

Po e kujtoj ekzaktësis­ht. Besoj se të gjithë që janë arrestuar njëherë e kujtojnë. Them NJËHERË, sepse të burgosurit e vjetër ( që ishin arrestuar dy ose tri herë) më thoshin se nuk të bën më atë

 ??  ?? Në foto: Maks Velo, i sapoliruar nga burgu, janar 1986
Në foto: Maks Velo, i sapoliruar nga burgu, janar 1986

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania