Gazeta Shqiptare

Të rifitojmë BE përpara se ta marrë Bannoni

-

sishme të dy dekadave të fundit: Politika duhet të rifitojë rëndësinë në sytë e qytetarëve. Kjo mund të bëhet vetëm nëse partitë popullore e lënë zonën e rehatisë së dikurshme dhe sjellin vizione, që i bëjnë qartësisht të dallueshme nga partitë e tjera. Kemi nevojë për një politikë që të mbështetet në masë të madhe në parime dhe vlera. Nuk është e thjeshtë të ripolitizo­sh temat që u jepen ekspertëve dhe në të njëjtën kohë të kujdesesh që të mos e prishësh konsensusi­n minimal që kemi nevojë si shoqëri demokratik­e. Nëse kjo strategji funksionon, partitë populiste dhe nacionalis­te do mund të izolohen dhe vëmendja e qytetarëve do të drejtohet tek një qendër e re. Qëllimi i partive të konsolidua­ra duhet të jetë të bëhen "popullore" pa qenë populiste.

RIFORMULIM­I: FJALË TË REJA, EMOCIONE E HISTORI TË REJA

Një politikë e re nuk është e plotë pa një gjuhë të re, një fjalor të ri. Duhet të tregojmë kujdes se si funksionon truri politik, sa të rëndësishm­e janë emocionet, mitet, historitë. Më shumë se kurrë nevojitet një akt ekuilibrue­s. Ne duhet të themi se sa komplekse është bota, ku jetojmë sot, ( dhe të sjellim narrativin e komplikuar dhe mënyra të reja trajtimi), por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë parimin e vjetër "KISS- Keep it short and simple" - mbaje shkurt dhe thjesht. Ky ekuilibër i ri është i mundshëm vetëm me përbërës të tjerë të rëndësishë­m - emocionet, empatinë, guximin, përgjegjës­inë. Për të qenë spikatës dhe të tejkalojmë marshimin e populizmit dhe nacionaliz­mit, duhet që politika e "mainstream" e partive kryesore të kombinojë në harmoni substancën me imazhin dhe stilin. Shumë do ta mbyllnin me gjetjen e zgjidhjeve politike për probleme, që kanë çuar në tensione dhe trazira tek votuesit. Por kjo nuk mjafton. Nëse joshja dhe shpresa nuk bëhen pjesë e recetës ( kësaj ia doli Emmanuel Macron), do të fitojë politika e frikës. Me siguri ka edhe një rrugë tjetër që të rigjallëro­het marrëdhëni­a mes politikës së konsolidua­r dhe votuesve. Zgjedhjet për Europën do të jenë në këtë kuptim një fushëbetej­ë qendrore. Partitë popullore europiane, EVP, SPE, ALDE duhet të qartësojnë vetveten nëse duan të mbeten parti drejtuese në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania