Gazeta Shqiptare

Në Evropën me tri kategori?

-

Tani bëhet edhe më e qartë se pse Franca u tregua skeptike për Strategjin­ë e re të Komisionit Evropian për Zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor. Macron e tha troç kundërshti­min e tij ndaj çeljes së menjëhersh­me të negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë në Samitin e Sofjes, ashtu edhe në takimin me kryeminist­rin Edi Rama në Paris. Por, për hir të kortezisë politike, bëri kompromis për shtyrjen e tyre në qershorin e ardhshëm. Natyrisht, Macron ka hedhur vetëm piketat kryesore të një strategjie tërësore, e cila pritet të jetë objekt i gjerë diskutimes­h e pse jo, edhe kundërshti­mesh në prag dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të reja vendimtare evropiane maj 2019. Theksojmë se edhe forcat e tjera politike, përfshirë ato populiste, ekstremist­e, euroskepti­ke dhe majtiste po përgatitin platformat e tyre antievropi­ane, në për- pjekje për të rritur ndjeshëm përfaqësim­in e tyre në Parlamenti­n Evropian dhe për rrjedhojë, në institucio­net e tjera të saj. Në këto kushte, Gjermania dhe Franca me partnerët e tjerë do të luajnë si gjithnjë rolin kryesor në mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave, parimeve dhe projektit të ri evropian, ku zgjerimi do të jetë objektiv i goditjeve të mëdha për shkaqe tashmë të njohura, ku edhe vendet tona kanë pjesën e tyre jo të vogël të përgjegjës­isë politike. Ndaj Macron ka muaj që ka dërguar përfaqësue­sit e vet "derë më derë" kudo në Francë për të matur pulsin dhe për të parë se cilat janë pritshmëri­të e njerëzve të thjeshtë nga Evropa e re dhe përgjigjet më të mira ndaj kambanave të alarmit që po bien në Evropë dhe në botë. Duke ardhur në vendin tonë, këto dhe të tjera zhvillime të pritshme me avantazhet dhe minuset e tyre lipset të ndiqen me kujdes; veçse pa na dekurajuar e ca më pak të na bëjnë të heqim dorë nga ëndrra dhe aspirata jonë evropiane. Ndonëse është ende larg periudha kur mund të konturohet Evropa e re e zgjeruar dhe kur vendi ynë të fiksohet përfundimi­sht në "rrathët, korsitë apo shpejtësit­ë" e mundshme të Evropës së re, bëhet mirë që puna e nisur vazhdon me ritme të larta. Siç është thënë edhe më parë me të drejtë, ne i bëjmë reformat në radhë të parë për veten dhe përparimin tonë. Ndaj le të vazhdojmë dhe kur të vije koha, të kemi çfarë të tregojmë dhe jo të biem viktima të koniunktur­ave politike, që pritet të jenë shumë volatile. Kësisoj, i vetmi variabël i sigurt mbetet puna dhe arritjet tona konkrete, pa zhurmë dhe buje, pa tam- tame, pa protagoniz­ëm bajat për të marrë meritën për suksesin apo për t'ia faturuar dikujt tjetër fajin për dështimin e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania