Gazeta Shqiptare

Ministri gjerman: Aktorët politikë në Shqipëri të mbështesin reformat

Bushati në Gjermani: 12 muajt e ardhshëm do i shfrytëzoj­më maksimalis­ht Maas: Keni arritur rezultate, përpjekjet janë impresionu­ese

- Darina Tanushi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jasht me, Ditmir Bushati ishte dje në Gjermani, ku zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm gjerman, Haiko Maas. Ministrat diskutuan mbi marrëdhëni­et e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributi­n e madh që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë dhe perspektiv­ën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër u ra dakord që axhenda të vijojë me intensitet të plotë. Ministri Bushati falënderoi Gjermaninë për qëndrimin e qartë për sa i takon vendimmarr­jes së fundit të BE- së. "Rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019- ës dhe 12 muajt e ardhshëm do t'i shfrytëzoj­më maksimalis­ht, duke punuar ngushtësis­ht me Komisionin Evropian për procesin "screening", nënvizoi Bushati. Ministri Maas nënvizoi se Shqipëria është një partner i rëndësishë­m dhe spirancë stabilitet­i. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria si impresionu­ese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi, ai shtoi se, "është vendimtare që kjo rrugë të vazhdojë", ndërsa u bëri thirrje aktorëve politikë në vend të mbështesin këto reforma të rëndësishm­e për vitin 2019. Ministri Maas shprehu bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin e kësaj të fundit për të shmangur shtrirjen e ndikimit të forcave të treta në rajon. Në një postim në "Twitter" pas takimit që pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, kryediplom­ati gjerman shkruan se shqiptarët kanë çdo arsye të jenë krenarë për këtë. Në takimin me Bushatin, ministri i Jashtëm gjerman tha se është në "interesin strategjik" të Bashkimit Evropian të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, sepse përndryshe Kina dhe Rusia do të fi-

tojnë ndikim në vendet e rajonit. Heiko Maas tha të hënën se Maqedonia dhe Shqipëria kanë filluar të vënë në vend reformat e kërkuara për anëtarësim­in në BE. Maas tha se ai "është i bin-

dur se njerëzit në Ballkanin Perëndimor duan të jetojnë ashtu siç bëjmë në Evropë dhe jo në mënyrën duan të jetojnë njerëzit në Kinë apo Rusi". "Gjermania - shtoi Maas - është shumë, shumë pozi- Në takimin me Bushatin, ministri i Jashtëm gjerman tha se është në "interesin strategjik" të Bashkimit Evropian të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, sepse përndryshe Kina dhe Rusia do të fitojnë ndikim në vendet e rajonit.

tive për zgjerimin e BE- së në Ballkanin Perëndimor, sepse jemi të bindur se është në interesin strategjik të një Evrope të lirë. Të dy ministrat u ndalën edhe tek siguria dhe klima me të cilin për-

ballet Ballkani Perëndimor dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabilitet­i. Për ministrin Bushati, klima e sigurisë në rajon do të vijë vetëm duke u përmirësua­r për sa kohë që perspektiv­a evropiane e ra-

jonit është e qartë dhe konkretizo­het nga instrument­e dhe veprime konkrete. Ministrat Bushati dhe Maas u ndalën dhe tek bashkëpuni­mi në kuadër të OSBE- së si dhe për shkollën e magjistrat­urës.

 ??  ?? Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania