Gazeta Shqiptare

Ndahet nga jeta ish- ministri Luan Hajdaraga, Rama e Meta: Burrë i paqtë

Braçe rrëfen historinë: Si na shpëtoi jetën Hajdaraga, ka qenë një kohë kur PS nuk ishte kjo Sot, ceremonia e homazheve në sallën e Kuvendit

-

shtë ndarë nga jeta në moshën 69- vjeçare ish- ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Ishdeputet­i dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite pësoi disa muaj më parë një hemorragji në tru, teksa kthehej nga Struga, ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universite­tin e atij qyteti. Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij. Por gjendja e tij u përmirësua dhe pas trajtimit në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza", Hajdaraga la ambientet e spitalit. Burime nga familja i thanë "BalkanWeb", se dje ai pësoi arrest kardioresp­irator dhe me gjithë ndihmën e dhënë në QSUT, nuk mundi të përballont­e dot për të qëndruar në jetë. Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë sot një ceremoni homazhesh në ndër të kujtimit të ish- ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Sipas informacio­neve zyrtare, homazhet do të mbahen në sallën e seancave plenare ditën e nesërme nga ora 10: 00- 12: 00. Ndërkohë, pas homazheve, Hajdaraga do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13: 00, ku trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.

NGUSHËLLIM­ET

Për ndarjen nga jeta të ishministr­it Hajdaraga pati dje mjaft reagime. Miq e bashkëpunë­torë të tij veçanërish­t nga PS e LSI shprehën ngushëllim­et për familjarët e ishministr­it. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke e cilësuar "mik të vjetër dhe të dashur" shprehet në mesazhin e tij: "Luani mbetet një nga përkrahësi­t më të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe si ministër i ngarkuar i Punëve të Jashtme. Ai dha kontributi­n e tij të rëndësishë­m në këtë proces. Me humbjen e tij opinioni publik shqiptar humbi një nga analistët më në zë dhe objektivë të çështjeve të sigurisë, atyre të politikës së jashtme, por edhe të problemeve sociale për të cilat ai fliste me pasionin e tij të rinisë". Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh: "I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim, Luan Hajdaraga. Burrë i paqtë e i arsyeshëm, që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe!". Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkroi në mesazhin ngushëllue­s për familjen e ish- ministrit: "Luan Hajdaraga ishte një njeri i rrallë, që ia kushtoi jetën, aftësitë dhe kontributi­n e tij të shquar arsimit, kulturës, politikës dhe interesit publik. Si bashkëthem­elues dhe zëvendëskr­yetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga kontribuoi si rrallëkush me kapacitete­t, pasionin dhe përkushtim­i e tij për ndërtimin e së majtës moderne shqiptare dhe përpunimin e zbatimin të programit të saj politik dhe qeverisës", shkroi Ruçi.

RRËFIMI I BRAÇES

Deputeti Erjon Braçe veç ngushëllim­eve për humbjen e ish- kolegut të tij socialisti­t, Luan Hajdaraga ka rrëfyer

 ??  ?? Ish- ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga
Ish- ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania