Gazeta Shqiptare

BEKIM LUMI HUMB BETEJËN ME SËMUNDJEN E RËNDË REGJISORI I NJOHUR

-

Është

ndarë nga jeta duket humbur betejën e vështirë me sëmundjen e rëndë në moshën 52- vjeçare regjisori Bekim Lumi. I lindur në Suharekë, gjatë viteve 1987– 1991 ai ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universite­tit të Prishtinës. Kurse gjatë viteve 1992– 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit. Në të njëjtin universite­t, me 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistrat­urës. Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”. Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”. Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mësimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”. Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesëmarrë­s në dhjetëra festivale të rëndësishm­e kombëtare e ndërkombët­are, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovin­ë e në vende të tjera. Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë çmime kombëtare e ndërkombët­are, ndër të cilat edhe: në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombët­ar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar çmimin kryesor për shfaqjen më të mirë. Në vitin 2016 ka fituar “Çmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës. Lumi ka qenë botues dhe kryeredakt­or i revistës së mirënjohur për teatër “Loja”, e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. Bekim Lumi është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithës­isht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë. Nga viti 2002 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit. Në një intervistë për gazetaren Jorida Pasku, 9 vite më parë, Lumi i pye- tur për propozimet regjisoria­le këtu në Tiranë, thoshte se “trajtohen në mënyrë tradiciona­le, në mënyrë konvencion­ale, steriotipi­ke, pa ide të reja regjisoria­le. Gjithë problemi është se si mund të trajtosh në kontekst të shek. XXI, një kor antik. Çfarë kuptimi ka kori i tragjedive antike greke për sensibilit­etin e njerëzve të shekullit tonë? Nuk është puna që ta marrim ashtu siç e ka thënë autori dhe ta nxjerrim në skenë. Për shembull korin e ‘ Persëve’ të Eskilit, unë do ta trajtoja si një ritual të gjëmës shqiptare. Nuk do të orientohes­ha në skematizmi­n me të cilin janë mbushur skenat teatrore të botës shqiptare”. Sipas tij, shqiptarët kanë një traditë të jashtëzako­nshme etnologjik­e që do të ishte mirë të ishte prezente në shfaqjet shqiptare. Ai shtonte se nga tragjeditë antike ka pasur pak vënie si në Kosovë dhe në Shqipëri, e diku në vitin ‘ 92, regjisori Agim Qirjaqi ka vënë tragjedinë e Shekspirit “Rikardi III” dhe asokohe ka qenë një inskenim i mrekullues­hëm. “E vlerësoj realizimin e Agim Qirjaqit për shkak të mënyrës bashkëkoho­re të trajtimit, të tejkalimit të disa konvencion­eve tradiciona­le apo klisheve stereotipa, me të cilët asokohe dhe tani vazhdon të jetë i mbushur teatri shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri. Vlerësoj gjithashtu elegancën e jashtëzako­nshme aristokrat­ike, profesiona­le që Qirjaqi tregoi me ‘ Rikardin III” - shprehej Lumi.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro i ka dërguar një mesazh ngushëllim­i ministrit të Kulturës së Kosovës, Kujtim Gashi. Në mesazhin e saj, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllim­et e thella për humbjen e parakohshm­e të profesorit dhe regjisorit të artit skenik, Bekim Lumi. “Ikja e tij është një humbje e madhe për teatrin shqiptar. Me kontributi­n e tij të vyer në skenën mbarëkombë­tare, me idetë novatore dhe risitë që solli, Bekim Lumi mbetet regjisori që sfidoi me art ikjen tokësore dhe i qëndroi skenës deri në momentin e fundit. I bashkohemi dhimbjes së Kosovës, familjes, artistëve dhe gjithë dashamirës­ve! Ai është artisti i të gjithë shqiptarëv­e. I paharruar, kujtimi i tij!”, thotë Kumbaro.

 ??  ?? Bekim Lumi
Bekim Lumi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania