Gazeta Shqiptare

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë?

-

fikjen e dritave për të prekur duart nën ethet e dashurisë së parë. Nuk janë as kinema “Republika”, as “17 Nëntori”, aq pranë ish- shtëpisë së shkrimtari­t. U përçudnuan rrugët, u fshinë ndërtimet e vogla dhe kullat e betonit kanë murosur brenda tyre rrëfimet bashkë me personazhe­t, që dikur i jepnin shpirt edhe një qyteti të varfër, por që kishte botën e tij.

Nuk janë më sheshet përpara pallateve ku luhej me top, lulishtet e vogla ku putheshin në errësirë të dashuruari­t, kopshtet, shkollat, parqet e lodrave, shtëpitë e rinisë, rrugicat e ngushta… të gjitha ato vende ku duhet të gjendeshin rrënjët e së shkuarës sonë. Edhe stadiumi, ku përjetoje dy orë pasion në një vend të zymtuar, nuk është më. Është një vend i shkretë, pa të shkuar, siç thoshte një shekull më parë Montanelli.

Pas fare pak kohe, këtij qyteti do t’i zhduket përmasa e Tiranës me të cilën na ka mbrujtur Kadareja.

Njerëzit nuk mund të kenë plotshmëri­në e një qenie njerëzore në një vend të tillë. Ata rriten pa e ushqyer shpirtin e tyre, bëhen agresivë, materialis­të, oportunist­ë, duan të jetojnë sot për sot, nuk kanë një rrëfim për fëmijët e tyre, janë me rrënjë të shkulura dhe pandërprer­ë zhvendosen me shpresën për të hedhur rrënjë diku tjetër. Atyre nuk u flasin as shkrimtarë­t e tyre, ata që të paktën në letër e kanë të ruajtur një pjesë të memories sonë të vrarë.

Mjafton të lexosh “Stambollin”, apo “Muzeun e pafajësisë” të Pamukut ( pa përmendur shkrimtarë të tjerë e vende të tjera) dhe të vizitosh atë qytet sot për të kuptuar sa e fortë është lidhja që vendi, godinat, parqet, rrugicat, krijojnë me njerëzit. Se si kjo lidhje i bën ata nostalgjik­ë, të ndjeshëm, krenarë, njerëzorë.

Në Tiranë vështirë të gjesh imazhe për të rindërtuar librat e Kadaresë. Sot ato janë dëshmi të një qyteti që nuk e njeh më askush. Si mund të jetë ndjenja e një shkrimtari kur lënda e veprës i vdes në të gjallë të tij?

Godina e Teatrit nuk është një vend i huaj për Ismail Kadarenë. Ajo gjendet shpesh në librat dhe kujtimet e tij. Aty nuk janë luajtur vetëm pjesë teatri, aty është luajtur edhe fati njerëzor i qindra njerëzve. Mbi të do të ngrihet një “teatër modern”, i cili mund të mahnitë ata që lidhje kanë vetëm me materien të shprehur në formën e saj më të lartë, paranë. Ose ata që brohorasin për çdo vendim të partisë në këmbim të një projekti, pensioni, donacioni apo thjesht vetëm për t’i rënë në sy udhëheqësv­e të rinj. Por a është aq madhështor ky projekt sa mund të lërë pa prekur ndjeshmëri­në e shkrimtari­t?

Dikush mund të mendojë se ai është lodhur me banalitete­t e kësaj ane. Ismail Kadare në fakt, nuk ka qenë rasti i shkrimtari­t të izoluar nga bota dhe vendi i tij. Ai ka folur në momente delikate për fatin e shqiptarëv­e në tri dekadat e fundit. Nuk ka ngurruar ta lëshojë fjalën edhe për tema të nxehta politike si zgjedhjet e vitit ‘ 96 apo përplasjen Rama- Basha në 2011. Dhe pareshtur ka gjetur vullnetin të replikojë me çdokënd që ka hedhur dyshime për rolin e tij gjatë diktaturës komuniste. Fati i godinës së teatrit prek historinë e tij dhe historinë tonë të përbashkët, pra përbën një çështje ku mbi të gjitha do të vlente fjala e shkrimtari­t.

Është debatuar shumë për rolin e tij si shkrimtar gjatë komunizmit. Askush nuk ka të drejtë sot t’i thotë atij se përse nuk bëri heroin dhe të dilte hapur kundër regjimit. Ai zgjodhi të shkruante. Dhe mirë bëri, një Kadare i gjallë ishte një shpresë më shumë në një vend të shkretuar. Por nëse heshtja e tij ishte e kuptueshme përballë marrëzisë së diktaturës, a duhet të flasë tani përballë marrëzisë së kllounëve? Nëse atëherë rrezikonte gjithçka për të shpëtuar asgjë, po sot që nuk riskon kurrgjë për të shpëtuar shumëçka?

“Lapsi. al”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania