Gazeta Shqiptare

Dokumenti historik i tetorit 1940: Ndalohen pasuritë armike në Greqi

Çfarë parashikon­te Ligji i Luftës, i miratuar me dekret mbretëror Pronat që u bllokuan, pse ushtarët italianë kaluan nëpër Shqipëri

-

Qeveritë shqiptare të pas vitit 1990 i janë përm bajtur në përgjithës­i qëndrimit se ligji i luftës me Greqinë është një pengesë objektive në raportet mes të dyjave vendeve. Qeveritë greke nga ana e tyre kanë lexuar te kërkesa shqiptare një manovër për të aktualizua­r politikish­t çështjen çame, e cila lidhet parimisht me pronat, por patjetër që ka rrjedhoja politike të paparashik­ueshme. Diskutimi nëse Ligji i Luftës ekziston apo jo, të paktën në media, ka lindur si pasojë e një dyzimi të vazhdueshë­m mes aspektit juridik të çështjes dhe atij politik. Politika përherë ka folur për marrëdhëni­e të mira dhe se ka vullnet për zgjidhje, por mbajtja në fuqi e kleçkave të këtilla provon se dyshimi dhe loja me dy porta është prezent nga të dyja palët. Teknikisht, argumenti më i qëndrueshë­m i palës greke për mohimin e ekzistencë­s së Ligjit të Luftës është ratifikimi i Traktatit të Miqësisë, Sigurisë dhe Fqinjësisë së Mirë, firmosur në mars të vitit 1996, meqenëse një dokument i tillë e zhbën qenien e gjendjes së luftës. Ligji që njihet si Ligj i Luftës u bë nga dekreti mbretëror i vitit 1940. Që nga ky dekret, çështja do të vinte në vëmendje të autoritete­ve greke në vitin 1971 kur edhe u vendosën marrëdhëni­et diplomatik­e mes të dyja shteteve. Pavarësish­t kësaj, Greqia nuk e pa të udhës të shfuqizont­e dekretin, për t'i dhënë një trajtim juridik të pjesshëm këtij paradoksi vetëm në vitin 1976, kur Këshilli i Shtetit, që kishte atributet e gjykatës më të lartë administra­tive, me vendimin e vet nr. 2327/ 76, përcaktont­e se "Shqipëria pushon së konsiderua­ri si shtet armik, qëkur me të janë vendosur marrëdhëni­e të rregullta diplomatik­e". Pushon së qeni në fuqi dhe zbatimi i ligjit nr. 2636/ 1940 lidhur me gjendjen e luftës, pushim që sjell si pasojë të menjëhersh­me shfuqizimi­n automatiki­sht të sekuestrim­it të pasurive shqiptare të pranishme në territorin grek". Ky akt duket se shërbente për të dhënë një përkufizim të përshtatsh­ëm për situatën e krijuar pas vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e, pasi gjykatat greke edhe më vonë, për çështje pasurore referonin sekuestron konservati­ve që rridhte nga dekreti i vitit 1940.

I vetmi shkak për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzako­nshme është fakti që nëpërmjet territorit Shtetit shqiptar marshuan në vitin ' 40 ushtarët fashistë - italianë për të pushtuar Greqinë. Në këtë ligj përshkruhe­n me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërbl­imi. Ndërkohë, nëpërmjet neneve të tij pasqyrohet rruga gati e pamundur për t'i rikthye ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t'i ulur në një tavolinë. Ligji i Forcës Nr. 2636 1940 "Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrim­it të pasurisë armike" Jeorjios B'. Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë: Kapitulli A' Neni 1 Armiq Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsideroh­en:

a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksio­nit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohe­n secili në veçanti si armik nëpërmjet dekreteve mbretërore të botuara me propozim të kryetarit të qeverisë, të ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.

b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.

c. Personat juridikë të juridiksio­nit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.

2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilët kanë fituar nënshtetës­inë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.

3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakteriz­imin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre. Neni 2 Ndalimi i shkëmbimev­e 1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshj­e midis personave, pavarësish­t nga shtetësia, që banojnë në Greqi dhe armiqve, si dhe çdo akt i administra­tës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.

2. Aktet që lidhen një gjashtëmuj­or para vënies në zbatim të këtij ligji mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19. Neni 3 Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore:

Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbush- ja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmë­rie kundrejt administra­torit, sipas nenit 12 dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitime­ve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësi­t e armiqve.

***** Kapitulli B' Pasuritë armike Neni 6 Sekuestrim­i Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitav­e të këtij ligji. Neni 7 Pasuri armike në Greqi Si pasuri armike në Greqi konsideroh­en elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikis­ht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.

Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacion­e të shtetit grek, të firmave, të organizmav­e me selinë administra­tive të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit.

Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi.

Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administra­tive të tyre ose qendrën e shfrytëzim­it në Greqi, pavarësish­t nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.

Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhur­a nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi.

Të drejta të pasurisë industrial­e dhe intelektua­le, të cilat mbrohen në Greqi.

Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruar­a në pikat a- f.

Të drejta nga marrëveshj­et rreth elementeve pasurore të pikave a- f.

Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.

2. Përjashtoh­en nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike. Neni 8 Sekuestrim­i i përkohshëm Me ligj, konsideroh­en nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administru­esit, sekuestrue­sit, këshilltar­ët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore. Neni 9 Marrëdhëni­et rreth pasurive përkohësis­ht të sekuestrua­ra.

Në lidhje me marrëdhëni­et rreth pasurive përkohësis­ht të sekuestrua­ra zbatohen përkatësis­ht, me rezervimet e dispozitav­e të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimi­n konservato­r, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrim­it të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administra­torit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit. Neni 11 Deklaratat e pasurive armike

1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë:

Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrue­s provizor i pasurisë armike.

2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishm­e në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.

3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.

4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimi­t të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dis- pozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në tre për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave. Neni 12 Administru­esit 1. Administru­esit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.

2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administra­tor emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.

3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administra­torë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administri­mit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet. ***** Neni 19 Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritje­s së sekuestrim­it të pasurive armike.

2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administri­mi i pasurive të sekuestrua­ra, depozitohe­n në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin "Llogari sekuestrim­i i pasurive armike" dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji

3. Deri në fazën e grumbullim­it të një sasie të mjaftueshm­e, për përballimi­n nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimev­e të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart. Neni 20 Zbatimi i ligjit Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohe­t çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji. Neni 21 Fuqia dhe zbatimi 1. Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.

 ??  ?? Dy kryeminist­rat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras
Dy kryeminist­rat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania