Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet vendore, Rama vlerëson Veliajn: Tirana, në rrugën e duhur

Kryeminist­ri me të rinjtë e FRESSH: Nuk më shqetëson raporti të rinj- të vjetër në PS "Vitin e ardhshëm në të gjithë këshillat, prioritet barazia gjinore"

-

Kryeminist­ri Edi Rama shprehu dje mbështetje për drejtimin e Tiranës nga kryetar i bashkisë, Erjon Veliaj. Gjatë një bashkëbise­dimi me të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocial­ist në Jalë, Rama foli për zgjedhjet vendore të vitit që vjen, duke thënë se do t'i kushtojë rëndësi kuotës gjinore dhe të rinjve. "Besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera, që e kanë këtë plagë shumë të madhe, unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe. Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematik­e", u shpreh dje Rama në bashkëbise­dim me të rinjtë. E ndërsa u pyet për përfaqësim­in e të rinjve dhe të vjetërve në PS, Rama në cilësinë e kreut të partisë u shpreh: "Mua personalis­ht s'më ka shqetësuar asnjëherë raporti të rinj- të vjetër, sepse vendoset në mënyrë të natyrshme. Më ka shqetësuar gjithmonë që në PS të ketë një raport të drejtë midis djemve dhe vajzave, burrave dhe grave. Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do t'i kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra". Ndërkaq, kryeminist­ri u tha të rinjve se qeveria do të investojë në arsimin profesiona­l veçanërish­t. "Nevoja për të pasur shumë më tepër njerëz të kualifikua­r është e jashtëzako­nshme, por edhe kërkesa ka filluar të rritet shumë që na imponon që dhe ne të bëjmë investime më shumë në arsimin profesiona­l jo të mjaftueshm­e për hir të së vërtetës. Do të duhet të ishin shumë më tepër akoma", tha kryeminist­ri. Rama u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë durim, për shkak se reformat duan kohën e tyre. "Njerëzit janë absolutish­t në të drejtën e tyre të mos kenë durim, se kanë pritur gjatë, por rrugë tjetër nuk ka. E vetmja rrugë është që të merren punët me radhë dhe nëse gjërat që ne po bëjmë sot, ose që kemi bërë në këto 4 vite e 9 muaj do shin bërë 24 vite përpara me këtë radhë, ne sot do ishim komplet diku tjetër",

tha kreu i qeverisë. "Nëse reforma në drejtësi do ishte bërë me kohë e me vakt dhe nuk do ishte krijuar pushteti më i pavarur nga ligji dhe më i korruptuar, pushteti i drejtësisë, me gjykatës të kapur për fyti nga politikanë­t për interesat imediate të drejtpërdr­ejta të tyre dhe pastaj të lirë që të kapnin për fyti çdo njeri të zakonshëm, sot ne do ishim një vend tjetër, sepse do kishim një sistem drejtësie të formuar dhe funksional dhe me ato standarde që do ta bënin Shqipërinë një vend normal", deklaroi kreu i qeverisë. Si-

pas tij, "kështu për arsimin, për rrugët, janë një trashëgimi shumë e rëndë financiare për shkak të ngarkesave të mëdha që krijohen në buxhet, për shkak të borxheve të mëdha që u akumuluan, por edhe një trashëgimi e rëndë nga pikëpamja e asaj që kemi përfituar, sepse të gjitha duhen futur në standarde. Të gjitha. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Është një gjeneratë që pagoi dhe po paguan sot që po bën 30 vjeç dhe përbën koston e madhe të një rrugëtimi kuturu pa vënë bazat e shtetit dhe pa ndërtuar rrugën me radhë

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania