Gazeta Shqiptare

Kursi i këmbimit, Sejko: Nuk do të lejojmë mbiçmim të shpejtë të lekut

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë: Ja çfarë mund të ndihmojë në rritjen e pagave "14% rënie për kredinë me probleme"

-

Edhe pse Banka e Sh qipërisë po ndërhyn për normalizim­in e kursit të këmbimit, oferta për valutë vazhdon të jetë e lartë, e kjo për shkak të faktorëve sezonalë. Kjo është ajo çka ka deklaruar guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e djeshme. "Masat e fundit të politikës monetare dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor kanë rezultuar efektive - tha Guvernator­i - dhe normat e interesit të lekut kanë ardhur në rënie ne tremujorin e dytë. Kredia me probleme ka rënë rreth nivelet 14 për qind, ndaj bankat duhet të nxiten që të kreditojnë ekonominë", sugjeroi Guvernator­i, i cili ka pohuar se treguesit e vrojtimit të kredisë njoftojnë për kushte dhe standarde me koncervato­re të bankave ndaj huadhënies. Duke marrë në konsiderat­ë zhvillimet në inflacion, Këshilli i Mbikëqyrje­s së Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë norman bazë të interesit, duke e lënë atë në nivelin e 1 për qind. Guvernatoi pohoi se norma e interesit nuk do të ndryshojë para tremujorit të dytë të vitit 2019. Stimuli monetar mbetet konsistent me politikën fiskale për të kthyer inflacioni­n në objektiv 2020. Norma e interesit nuk ndryshon para tremujorit të dytë të vitit 2019. Guvernator­i tha se ekonomia shqiptare vijoi të ndjekë një trend pozitiv zhvillimi në gjashtëmuj­orin e parë të vitit 2018. Aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje, duke mundësuar zgjerimin e punësimit, rritjen e pagave, përmirësim­in e gjendjes financiare të bizneseve dhe forcimin gradual të presioneve inflacioni­ste, shkruan "Monitor". "Këto zhvillime - tha ai - janë mbështetur nga përmirësim­i i ambientit të huaj, nga përmirësim­i i besimit në ekonomi, nga kushtet e favorshme financiare, të diktuara nga politika jonë monetare lehtësuese, si dhe nga goditje pozitive të ofertës. Pritjet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Megjithatë, materializ­imi i tyre kërkon ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare, ndërsa balanca e rreziqeve mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm. Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë regjistroi vlerën 2.2%, duke ardhur në rritje nga norma mesatare prej 1.9% e tremujorit të parë. Në veçanti, inflacioni shënoi vlerën 2.4% në muajin qershor. Balanca e presioneve inflacioni­ste vazhdon të formohet nga një trend gradual forcimi të presioneve të brendshme dhe nga luhatje afatshkurt­ra të çmimeve të artikujve specifikë të shportës së konsumit", tha Sejko. Ai shpjegoi se rritja e inflacioni­t në tremujorin e dytë pasqyroi efektin rezultant të dy goditjeve të kahut të kundërt. Nga njëra anë, rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombët­are solli rritjen e kostove të prodhimit dhe ushtroi një ndikim rritës në inflacion. Nga ana tjetër, forcimi i kursit të këmbimit frenoi përcjellje­n e presioneve të huaja inflacioni­ste në tregun vendës. Faktori i parë ka pasur një intensitet më të fortë veprimi në tremujorin e dytë, por efekti i tij vlerësohet të jetë më i shkurtër në kohë Ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4.45% në tremujorin e parë, dhe të dhënat e tërthorta flasin për ritme pozitive rritjeje edhe në tremujorin e dytë. Përshpejti­mi i ritmit të rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit pasqyroi rritjen e shpejtë të prodhimit të energjisë elektrike, në përgjigje të kushteve të mira hidrike. Në terma më afatgjatë, zgjerimi i aktiviteti­t ekonomik u bazua te rritja e konsumit dhe e investimev­e private, ndërkohë që deficiti i shkëmbimev­e tregtare me jashtë u rrit dhe politika

Guvernator­i tha se ekonomia shqiptare vijoi të ndjekë një trend pozitiv zhvillimi në gjashtëmuj­orin e parë të vitit 2018. Aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje, duke mundësuar zgjerimin e punësimit, rritjen e pagave, përmirësim­in e gjendjes financiare të bizneseve dhe forcimin gradual të presioneve inflacioni­ste, shkruan "Monitor".

fiskale vijoi të mbetet në kahun konsolidue­s. Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se këto tendenca zhvillimi janë mbartur edhe në tremujorin e dytë. Zgjerimi i aktiviteti­t ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5% të normës së papunësisë. Kjo normë përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistrua­r në Shqipëri dhe sugjeron një përdorim gjithnjë e më të plotë të kapacitete­ve prodhuese në vend. Në përgjigje të saj, INSTAT- i raporton se paga mesatare reale u rrit me 2.3% në tremujorin e parë, çka përbën një premisë pozitive për forcimin gradual të presioneve të brendshme inflacioni­ste. Tregu i brendshëm financiar vazhdon të shfaqet i qetë dhe likuid, por presionet mbiçmuese të lekut vijojnë të jenë të pranishme në segmentin e tij valutor. Masat e fundit të politikës monetare, ulja në nivelin 1.0% e normës bazë të interesit dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor, me objektiv frenimin e mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit kanë rezultuar efektive. Normat e interesit të lekut kanë ardhur në rënie në tremujorin e dytë. Normat e interesit të kredive, depozitave dhe letrave me vlerë në lekë shfaqen në nivele minimale. Kredia për sektorin privat regjistroi një rritje mesatare me 5% në tremu- jorin e dytë të vitit, me një kontribut më të balancuar në rritje midis kredisë në lekë dhe kredisë në valutë. Në përgjithës­i, rritja e kredisë është në linjë me përmirësim­in e moderuar të kërkesës për të. Megjithatë, vrojtimi i aktiviteti­t kreditues sugjeron se standardet dhe kushtet e kreditimit të aplikuara nga sektori bankar vijojnë të mbeten konservato­re.

KONSTATIME­T

Banka e Shqipërisë konstaton se rënia e rrezikut të kredisë dhe përmirësim­i i vazhdueshë­m i bilanceve, sikundër ilustrohet nga rënia në nivelin 13.27% e raportit të kredive me probleme, duhet të gjejnë një pasqyrim më të mirë në politikat e kreditimit të sektorit bankar. Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistrua­r në muajt prill- maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të qetësojë funksionim­in e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithatë, analizat tona sugjerojnë se raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun valutor mbetet i zhbalancua­r, pjesërisht dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale dhe se mbiçmimi i shpejtë dhe i mëtejshëm i kursit të këmbimit do të dëmtonte kthimin e inflacioni­t në objektiv në afatin e mesëm. Duke gjykuar mbi sa më sipër, Banka e Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbe- Rënia e rrezikut të kredisë dhe përmirësim­i i vazhdueshë­m i bilanceve, sikundër ilustrohet nga rënia në nivelin 13.27% e raportit të kredive me probleme, duhet të gjejnë një pasqyrim më të mirë në politikat e kreditimit të sektorit bankar. Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistrua­r në muajt prill- maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të qetësojë funksionim­in e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. tet i përshtatsh­ëm. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%, të mbajë të pandryshua­ra normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivi­sht në nivelin 0.1% dhe 1.9%, të vijojë programin e blerjeve në tregun valutor, me synim frenimin e mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit.

POLITIKA MONETARE

Ruajtja e kahut stimulues të politikës monetare në afatin e mesëm do t'i shërbejë nxitjes së kërkesës agregate, duke ndihmuar rritjen e punësimit, të pagave dhe të presioneve të brendshme inflacioni­ste. Stimuli monetar është konsistent me kahun konsolidue­s të politikës fiskale dhe mbetet një parakusht i nevojshëm për kthimin e inflacioni­t në objektiv brenda vitit 2020. Në përputhje me parashikim­et e skenarit bazë, si dhe në bazë të informacio­nit të disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se normalizim­i i normave të interesit në tregun e brendshëm financiar nuk do të fillojë përpara tremujorit të dytë të vitit 2019.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania