Gazeta Shqiptare

Somayeh Mohammadi: Jam me muxhahedin­ët me dëshirë, s'jam peng

Anëtarja e organizatë­s MEK: Nuk dua ta takoj Mostafa Mohammadin. Regjimi iranian komploton kundër nesh 38- vjeçarja: Babai im agjent, pse i shkruajta Xhafajt

-

Kohët e fundit, një shtetas kanadez ka ardhur në Shqipëri për të takuar va jzën e tij, anëtare e organizatë­s së muxhahedin­ëve iranianë. Mostafa Mohammadi ka deklaruar në media se muxhahedin­ët, MEK, të cilët janë strehuar në Shqipëri, e kanë grabitur vajzën e tij dhe nuk e lejojnë ta takojë atë. 38- vjeçarja Somayeh Mohammadi thotë në një intervistë për "GSH" se kjo nuk është e vërtetë dhe se ajo i është bashkuar MEK me dëshirë.

Znj. Somayeh, babai juaj, Mostafa Mohammadi, ka deklaruar në shtypin shqiptar se MEK ju ka mbajtur peng për 20 vjet dhe nuk ju lejon të takoheni me të?

Kjo është krejtësish­t një gënjeshtër qesharake. Sigurisht, unë nuk po e them këtë gjë vetëm sot, e kam thënë vazhdimish­t gjatë viteve të shkuara se fjalët e Mostafa Mohammadit, nën pretekstin se është babai im, që thotë se jam mbajtur peng nga MEK dhe se nuk më kanë lejuar të takohem me të janë plotësisht gënjeshtra. Si mundet MEK të më ndalojë të takohem, sidomos ndërkohë që unë jam në Shqipëri, që është vend i lirë. Unë vendos për veten time. Jam 38 vjeçe. Ky është vendimi im, nuk kam ndërmend të takohem me njeriun që është agjent i Ministrisë së Inteligjen­cës së një regjimi vrasës. Kam zgjedhur të luftoj për lirinë e popullit të vendit tim, i cili është nën sundimin e një diktature mesjetare. Tani që po flas direkt me ju, jam e lumtur që mund t'u përgjigjem përsëri gënjeshtra­ve të këtij njeriu. Jam gjithashtu e lumtur që populli shqiptar do të dëgjojë fjalët e mia dhe të dijë të vërtetën.

Pse thotë babai juaj fjalë të tilla për ju dhe pretendon se jeni mbajtur peng? Cili është qëllimi i tij?

Nuk është vetëm Mostafa Mohammdi në lojë. Prapa kësaj gjëje fshihet regjimi iranian, edhe pse ai përpiqet të mos e tregojë veten. Qëllimi i regjimit iranian në këtë fushatë është të më keqpërdorë mua për të denigruar MEK. Për më tepër, unë nuk jam e vetmja; po të shihni mediat e regjimit iranian, në to thuhet se të gjithë njerëzit e komuniteti­t iranian në Manëz janë pengje të MEK. Kjo është një taktikë e përdorur nga të gjithë diktatorët për të denigruar opozitën e tyre demokratik­e. Ndërkohë që ishim në Irak, regjimi iranian mundi të keqpërdort­e disa nga familjarët tanë, si tim atë dhe t'i vinte kundër MEK me kërcënime dhe ryshfete. Pas vizitave të tij tek unë nga 2002 në 2004 në kampin Ashraf në Irak, gjatë kthimit të tij për në Kanada, papritmas im atë i tha shtypit dhe autoritete­ve kanadeze se MEK më kishte mbajtur me forcë në kampin Ashraf kundër vullnetit tim. Ky ishte fillimi i një lufte psikologji­ke që ai e filloi kundër meje dhe MEK, në emër të regjimit iranian. Qëllimi ishte të më bënte të dorëzohesh­a dhe të bashkëpuno­ja me regjimin iranian. Gjatë këtyre viteve, ai e ka përsëritur shpesh këtë gënjeshtër, në mënyrë që ta kthejë opinionin publik kundër MEK. Megjithatë, shumë herë, gjykata të ndryshme në Irak dhe Kanada kanë vendosur se pretendime­t e tij janë të rreme. I kam të gjitha dokumentet. Gjithashtu, në Shqipëri kam bërë kallëzim kundër tij në polici dhe kam kërkuar që këto gënjeshtra të ndiqen nga procedurat ligjore.

Në intervista­t e tij, Mostafa Mohammadi ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me regjimin iranian dhe se është thjesht një shtetas kanadez, që ka ardhur për t'ju parë juve. Pse thoni se ai është agjent i Ministrisë së Inteligjen­cës së Iranit?

Është e ditur që Mostafa Mohammadi është agjent i Ministrisë së Inteligjen­cës së Iranit dhe këtë gjë e ka shpallur edhe ai vetë në shumë raste. Ai ka thënë se e ka për nder që është agjent i Ministrisë së Inteligjen­cës së Iranit dhe ka shumë dokumente që e vërtetojnë këtë. Në librin tim të titulluar "Fundi i një Komploti" i kam përmendur të gjitha, por ai po keqpërdor mungesën e informacio­nit të popullit shqiptar. Për më shumë se 15 vite ai më ka torturuar në mënyra të ndryshme për të fituar para nga Ministria e Inteligjen­cës. Më lejoni ta shpjegoj këtë me një shembull; për informacio­nin tuaj, prania e agjentëve të Ministrisë së Inteligjen­cës së regjimit iranian rreth kampit Ashraf nën maskën e familjarëv­e hapi rrugën për sulmet gjakatare dhe masakrat në kampin Ashraf, ku u vranë 141 banorë. Ata, përdorën 320 altoparlan­të të fuqishëm për të bërtitur slogane kundër nesh 24 orë në ditë dhe në këtë mënyrë na vinin nën torturë psikologji­ke. Ata gjithashtu i nxisnin agjentët irakenë për të sulmuar kampin Ashraf. Mostafa Mohammadi ishte gjithmonë i pranishëm dhe luante një rol kryesor në torturën psikologji­ke të banorëve të Ashraf. Përmes altoparlan­tëve, ai e shpallte herë pas here se është agjent i Ministrisë së Inteligjen­cës së Iranit dhe bënte thirrje për vrasjen dhe masakrimin e anëtarëve të MEK në kampin Ashraf. Do t'ju jap një klip të shkurtër të tij, teksa torturon banorët e Ashraf përmes altoparlan­tëve dhe kërkoj që ky klip të postohet në këtë intervistë. Do të citoj disa nga kërcënimet që ai dhe kolegët e tij thoshin shumë herë përmes altoparlan­tëve, që ta gjykoni vetë nëse ky është baba apo torturues:

Mostafa Mohammadi: "Po i dhashë urdhër të sulmojnë natën; a e dini se asnjëri prej jush nuk do të mbetet gjallë? Mos përhapni fjalën se kanë ardhur një numër mercenarës­h. Ne kemi ardhur këtu me dokumente zyrtare. Dokumentet tona janë me udhëheqësi­t në Bagdad dhe me ushtrinë në Bagdad. Kjo e bërtitur që po bëj do t'ju kushtojë shtrenjtë një ditë. Ditën që të lidh litarin rreth qafës së secilit prej jush dhe t'ju var. Rroftë Republika Islamike e Iranit!"

Soraya Abdollahi, një agjente tjetër pranë Mostafa Mohammadi- t: "Dëgjoni këtu! Ky është fundi i rrugës… Do të jem prapa jush deri në sekondën e fundit. Do t'ju ndjek deri në sekondën e fundit. Unë, me duart e mia, me gishtat e mi, do ta fus në gojët tuaja dhe do t'jua shkul ato gjuhë të pista. Do të jem unë, ajo që do t'ju var. Do ta lidh vetë litarin rreth qafave tuaja… Do ta kthejmë Ashrafin në rrënoja… Do t'ju var secilin prej jush përpara Ashrafit. Do të bëjmë masakër dhe do ta shkatërroj­më".

Ata vazhdonin ditë e natë me këto kërcënime për vrasje e djegie dhe Mostafa Mohammadi kishte rol kryesor në këtë gjë. Do t'ju jap gjithashtu edhe disa foto të altoparlan­tëve dhe do të doja t'i publikonit së bashku me intervistë­n, në mënyrë që populli shqiptar të bëhet i vetëdijshë­m se si banorët e Ashraf për rreth dy vite ishin nën një torturë të tillë psikologji­ke dhe vrasje. Në vijim të kësaj torture psikologji­ke, e cila përgatiti terrenin për sulmet, shumë prej miqve të mi, duke përfshirë Asieh Rakhshani dhe Saba Haft Baradaran u vranë gjatë sulmeve. Prandaj siç thashë, kjo nuk është një çështje vizite familjare, por kërkesa që ata më bëjnë mua është të dorëzohem para një regjimi kriminal, i cili ka vrarë miqtë e mi më të mirë.

Ju i keni shkruar ministrit të Brendshëm, Xhafaj. A është prania e Mostafa Mohammadit kërcënim për ju?

Siç kam shkruar në letrën time drejtuar ministrit të Brendshëm, prania e Mostafa Mohammadit në Shqipëri është alarmuese për mua. Nuk e kam për vete, por jam e shqetësuar për sigurinë e miqve të mi muxhahedin­ë në Shqipëri. Prania e tij tregon se regjimi iranian po planifikon të komplotojë dhe të bëjë djallëzi të tjera kundër nesh në Shqipëri. Kjo është sidomos e vërtetë, pasi kam dëgjuar se një nga agjentët më të rrezikshëm të Ministrisë së Inteligjen­cës së regjimit iranian me emrin Mostafa Roudaki është transferua­r në ambasadën iraniane në Shqipëri. Kam dëgjuar gjithashtu se ky njeri ka qenë përgjegjës për operacione terroriste kundër anëtarëve të MEK në Europë. Nuk kam dyshim se si më përpara, ky regjim do të vazhdojë të komplotojë me denigrim në mënyrë që të dëmtojë sigurinë tonë dhe të shkelë të drejtën tonë për të jetuar. Do të përdorë propagandë të tillë si "MEK nuk lejon takim midis meje dhe Mostafa Mohammadi- t" apo se në moshën 38- vjeçare, jam me MEK kundër vullnetit tim. Siç e shihni, në intervista­t e tij me mediat shqiptare, ai pretendon në mënyrë patetike se muxhahedin­ët më kanë rrëmbyer dhe se unë jam me ta kundër vullnetit tim. Si dhe pretendime të tjera të tilla qesharake. Duke e sjellë Mostafa Mohammadin në Shqipëri, regjimi po përdor të njëjtat taktika që ka përdorur në Irak, në mënyrë që të sjellë terrorizmi­n e tij këtu. Prania e Mostafa Mohammadit është për të përgatitur terrenin për këtë gjë. Pas arrestimit të diplomatit të regjimit iranian në Gjermani për organizimi­n dhe transferim­in e eksplozivë­ve për bombardimi­n e tubimit të përvitshëm të rezistencë­s, e gjithë bota është tashmë dëshmitare e veprimtari­ve terroriste të regjimit. Për këtë arsye unë kërkoj që ministri i Brendshëm i Shqipërisë ta përjashtoj­ë Mostafa Mohammadin nga Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur dhe në këtë mënyrë të bllokojë veprimtari­të e mëtejshme të regjimit iranian.

Pse keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë po bëni këtu?

Unë erdha në Shqipëri në vitin 2016 nga Iraku përmes Kombeve të Bashkuara, pasi kur ishim në Irak, Iraku dhe qeveria e tij ishin nën ndikimin e regjimit të mullahëve. Si rezultat, vendbanimi ynë, kampi Ashraf dhe kampi Liberty ishin vazhdimish­t nën sulmim nga forcat militante të qeverisë irakene, të cilat ishin të lidhura me regjimin iranian dhe forcat Quds. Në këto sulme u vranë 141 persona. Disa nga miqtë e mi më të mirë qenë midis të vrarëve. Me kërkesën e regjimit iranian, na vunë gjithashtu një bllokadë çnjerëzore ( në Irak), sidomos bllokadë mjekësore. Nuk na lejonin as të vizitohesh­im tek mjekët dhe kjo na kushtonte shtrenjtë. Për këtë arsye, 27 persona të tjerë humbën jetën për shkak të bllokadës mjekësore. Për këto arsye, Kongresi Amerikan, Parlamenti Europian si dhe Kombet e Bashkuara filluan një fushatë ndërkombët­are, në mënyrë që ne të largoheshi­m nga Iraku. Fatmirësis­ht, populli i dashur shqiptar mori pjesën më të madhe të transferim­it tonë, në krahasim me vendet e tjera europiane. Unë jam specialist­e IT. Sigurisht, në Kanada kam bërë shkollën e mesme. Këtë specialite­t e mora më vonë në një universite­t që kishim në Irak.

Më lejoni t'ju bëj pyetjen e fundit. Prindërit tuaj thonë që nuk duan gjë tjetër veçse t'ju takojnë. Si i përgjigjen­i kësaj?

Ju lutem vendoseni veten në vendin tim. A jeni të gatshëm të takoheni me dikë që po bashkëpuno­n me armikun e njerëzve tuaj dhe merr pjesë në torturimin dhe vrasjen e tyre? Normalisht, asnjë person që e do lirinë dhe që është i përkushtua­r ndaj vlerave njerëzore nuk do të donte të fliste me ta. Por, ai apo ajo do t'i dëbonte dhe demaskonte. Demaskimi është pjesë e demaskimit të armikut të popullit tënd. Unë kam folur ballë për ballë me ta në të shkuarën. U kam thënë që nuk dua t'i shoh më për shkak të bashkëpuni­mit të tyre me regjimin diktatoria­l të mullahëve, derisa ta ndalojnë këtë bashkëpuni­m. Fatkeqësis­ht, kjo nuk ka ndodhur dhe ata e kanë zgjeruar bashkëpuni­min me regjimin çdo ditë e më shumë. Deri në atë pikë sa kanë ardhur tani në Shqipëri për të vazhduar misionin e tyre. Si rezultat, mendoj se çdokush do të më jepte të drejtën që të mos bëj takime të tilla që do të keqpërdore­shin nga makineria e propagandë­s së regjimit iranian.

 ??  ?? 38- vjeçarja Somayeh Mohammadi , duke folur për "GSH"
38- vjeçarja Somayeh Mohammadi , duke folur për "GSH"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania