Gazeta Shqiptare

Tritoli në banesën e Dacit, Vilson Brahaj: Nuk e dija që dy familje ishin në gjak, e bëra për para

-

Gjykata

e Tiranës vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë "arrest me burg" për Vilson Brahaj. 23vjeçari dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në banesën e Gazmir Dacit, disa ditë më parë në Kamëz. Në seancën gjyqësore, Vilson Brahaj pranoi faktin se ishte ai, personi që vendosi tritolin, por nuk ka dhënë detaje se kush është porositësi. Gjithashtu, ai tregoi si ra në kontakt me personin që i kërkoi të vendoste tritolin dhe si e kreu veprimin. "Para tri- katër vitesh jam njohur me një djalë në Kamëz dhe e takova sërish një javë më parë. Ai më kërkoi të gjeja një person për vendosjen e një sasie tritoli në një banesë po në Kamëz, kundrejt një sasie parash. Dhe unë pranova ta vendos vetë", ka rrëfyer ai. Por Brahaj ka shtuar se ndonëse shpërblimi për këtë veprim do të ishte 5 mijë euro, ai mori paraprakis­ht vetëm 1500 euro. "Paratë e tjera nuk i mora. I kam rënë telefonit të tij të nesërmen e ngjarjes, por më ka dalë i fikur", u shpreh 23- vjeçari. Më tej, Brahaj tregoi se tritolin ia solli porositësi. "Duhet të shkosh në shtëpinë e filanit dhe të vendosësh tritol. E pyeta e kush është dhe më tha ' është shtëpia ime, se dua të largohem për azil'. Tritolin ma solli ai vetë dhe nuk e dija çdo ndodhte", tha Vilson Brahaj. Sakaq, ai ka deklaruar se veprimin e ka bërë për para, duke shtuar se nuk e dinte që dy familje ishin në hasmëri. "Nuk e dija që dy familje ishin në gjak", theksoi Brahaj. Deri më tani, e vetmja pistë është ajo e gjakmarrje­s me familjen Kolaveri, edhe pse i arrestuari nuk ka dhënë emrin e porositësi­t. Pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi "arrest me burg" për 23- vjeçarin Brahaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania