Gazeta Shqiptare

Udhëzimi, zbardhen datat e aplikimeve për transferim studimesh

Dokumentac­ioni i plotë që duhet të dorëzojnë studentët pranë sekretariv­e mësimore MASR: Kategoritë që nuk kanë të drejtë të kandidojnë

-

Të gjithë ata kandi datë që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi ose dëshirojnë të bëjnë transferim studimesh në një program të ciklit të parë, mund të aplikojnë pranë institucio­neve të arsimit të lartë në periudhën 3- 14 shtator 2018- të. Datat janë zbardhur për të interesuar­it nëpërmjet një udhëzimi nga Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë, e cila thekson se kandidatët mund të aplikojnë deri në 5 programe studimi para fillimit të vitit akademik, duke iu përmbajtur afateve të përcaktuar­a. "Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo për transferim studimesh të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuar­a nga institucio­net e arsimit të lartë para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për programet e studimit për të cilët aplikojnë", - theksohet në udhëzimin e MASR. Ndërkohë, në këtë të fundit bëhet me dije se studentët që do të aplikojnë për programet e studimeve dyvjeçare profesiona­le nuk kanë detyrim që të plotësojnë kriterin e notës mesatare. Kandidatët duhet të kenë të qartë se nuk mund të pranohen aplikime për transferim­e gjatë vitit të ri akademik 2018- 2019. Sakaq, në udhëzim theksohet se aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël dhe lloj, të ndjekur nga studenti në IAL- të publike apo

private të licencuara e të akredituar­a. Ndërkohë të gjithë ata kandidatë që rezultojnë ish- studentë të Institucio­neve të Arsimit të Lartë të mbyllura për shkak të heqjes së licencës nuk mund të aplikojnë për

transferim studimesh. "Nuk mund të kryhen transferim­e studimesh nga një nivel cikli studimesh apo të Kornizës Shqiptare të Kualifikim­eve në një tjetër. Në këtë kuadër nuk mund të kryhen transfer-

Kandidatët që dëshirojnë të transferoj­në studimet duhet të paraqesin pranë sekretariv­e mësimore dokumentac­ionin përkatës. Respektivi­sht ata duhet të dorëzojnë një kërkesë drejtuar IAL- së për programin e studimit ku do të transferoj­ë stu- dimet, një plan të plotë të programit të studimit si dhe një vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim i shlyer. Gjithashtu, duhet të dorëzojnë edhe një fotokopje të dokumentit të identifiki­mit, dy fotografi pasaporte dhe kopjen e mandat pagesës. "Në momentin e regjistrim­it përfundimt­ar me dokumentac­ionin në IAL ( pasi shpallet fitues), kandidati paraqet edhe dokumentin origjinal të çregjistri­mit për qëllim transferim­i nga IAL nga ku po transferoh­et.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania