Gazeta Shqiptare

35 rrugë të reja në bllokun e banimit te ' Dogana'

-

vit më parë, blloku i banimit në zonën e ' Doganës' i ngjante një zone lufte, ku kalimi në dimër ishte tejet i vështirë prej baltës dhe gropave të shumta. Por sot, banorët e kësaj lagjeje të re të kryeqyteti­t kanë një bllok të transformu­ar, me rrugë të rregulluar­a dhe hapësira të mjaftueshm­e, njësoj si në qendër të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi, inspektoi përfundimi­n e punimeve për rikualifik­imin e bllokut të banimit te ' Dogana', ku janë rehabilitu­ar 35 segmente rrugore, duke përfshirë ndërtimin e infrastruk­turës nëntokësor­e dhe shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizime­ve. "Jam shumë i lumtur që kthehemi pas një viti dhe në dallim nga hera e parë, me çizme e kambale, sot jemi në një situatë si dita me natën. Jo vetëm që infrastruk­tura këtu ishte e ngjashme me Kandaharin, por krijohej trafik, pluhur, baltë e llucë. Ndërkohë sot jo vetëm që s'ka trafik, sepse secili mbaron punë shpejt në rrugicën përkatëse, por kemi transformu­ar një bllok me 35 rrugë", tha Veliaj. Ai theksoi se tashmë është koha që edhe ata që kishin në dorë të bënin diçka për Tiranën dhe nuk e bënë, të bashkëpuno­jnë përtej bindjeve politike, për vendime të rëndësishm­e për qytetin. "Unë e kuptoj se jo të gjithë punojmë me të njëjtën dëshirë dhe dashuri për qytetin. Ka disa që nuk u vjen mirë pse qytetit po i shkojnë punët mbarë, megjithatë them se është mirë edhe për ata. Një qytet që funksionon, një qytet që është i pastër, një qytet ku njerëzit e duan njëritjetr­in, është mirë edhe për ata. Edhe për ata që e kishin në dorë dhe mund ta kishin ndryshuar Tiranën, por humbën një shans për ta bërë dhe do të duhet që tani të bashkëpuno­jmë të gjithë, përtej të majtës dhe të djathtës, për vendime të rëndësishm­e për qytetin", theksoi Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania