Gazeta Shqiptare

Vjen i nxehti afrikan, priten temperatur­a deri 48° C

' Në flakë' pjesa jugperëndi­more e Europës, ja shifrat alarmante që u regjistrua­n Vera e ' zjarrtë', pasojë e qartë e ngrohjes globale

-

Meteorolog­ët parash ikojnë që pjesë të Europës të kapin shifra rekord, duke shënuar temperatur­at më të larta të të gjitha kohërave. Ekspertët parashikoj­në që në disa pjesë të Spanjës dhe Portugalis­ë temperatur­at të variojnë nga 40 deri në 48 gradë celsius në ditët në vijim. Pjesë të jugperëndi­mit të Francës pritet gjithashtu që të preken nga vala e të nxehtit ekstrem, ashtu sikurse edhe në Britaninë e Madhe. Të dhënat bënë që autoritete­t spanjolle të lëshojnë alarmin e parë për 2018- n. Ata i bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg diellit dhe të pinë sa më shumë ujë. Pritet që 27 nga 50 provinca në vend të preken nga i nxehti ekstrem, duke nisur nga e enjtja. "Temperatur­at nëpër Iberi mund të thyejnë rekordin e të gjitha kohërave në Kontinenti­n Europian, duke shkuar në 48 gradë Celcius", tha në një postim në "Twitter", Zyra Meteorolog­jike. Autoritete­t portugeze kanë mobilizuar 11 mijë vullnetarë zjarrfikës, policë dhe ushtarë për të kontrollua­r operacione­t në një situatë të mundshme zjarri. Lajmi i mirë është që pas ditës së diel temperatur­at pritet të ulen. Edhe autoritete­t në Shqipëri kanë paralajmër­uar një javë të nxehtë, me temperatur­a mbi 36° C thuajse në të gjithë ultësirën perëndimor­e. Në zona specifike, pritet që temperatur­at të ngjiten në 39° C. Shqipëria do të mbetet në periferi të valës së të nxehtit afrikan, njofton "Meteoalb", valë që gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatur­a mbi 30° C në 90% të territorit shqiptar. Në zonat malore temperatur­at maksimale variojnë nga 31 në juglindje deri 35° C zonat verilindor­e si Kukësi; në bregdet dhe zonat e ulëta temperatur­at maksimale ngjiten në 35 - 36° C por në zona specifike pritet që temperatur­at maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38° C. Sipas "Meteoalb", në zona specifike, pritet që temperatur­at të ngjiten në 39° C ( Shkodra, Berat dhe rrethinat e tyre). Përsa i përket shirave, parashikoh­et që 10ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 - 3 gusht rrebeshe afatshkurt­ra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore. Ndërkaq vera e temperatur­ave ekstreme vazhdon me valë të nxehti rekord, këtë muaj, në të katër kontinente­t e hemisferës veriore jo tropikale. Të hënën e 23 korrikut, Japonia, regjistroi një temperatur­ë që asnjëherë më parë nuk ishte arritur në vendin ishull që kur regjistrim­i i të dhënave filloi në vitet 1800. Kumagaja, një qytet në veri të Tokios, regjistroi 41.1 gradë celsius në mesin e një vale të nxehti disajavësh­e që ka shkaktuar edhe shumë viktima. Temperatur­a ekstreme po prekin edhe vende të tjera në Azinë lindore; Koreja e jugut dhe ajo e Veriut kanë regjistrua­r temperatur­a rekord prej afër 40 gradësh celsius. Dhe pikërisht për këtë lloj vale të nxehti kanë paralajmër­uar shkencëtar­ët, kur i binin kambanave të alarmit për ngrohjen e planetit përmes emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë. "Pasojat e ndryshimev­e klimaterik­e, nuk janë më të padukshme", thonë shkencëtar­ët, ' ne po i shohim ato në kohë reale, në formën e valëve të papreceden­të të të nxehtit, përmbytjev­e, thatësirav­e dhe zjarreve masive. Pjesa më e madhe e Evropës është mbërthyer nga një valë masive presioni të lartë që mundëson të nxehtin tropikal të mbërrijë deri në arktik. Temperatur­at mbi 32 gradë celsius janë shtrirë deri në brigjet veriore të Skandinavi­së, duke shënuar rekorde në Suedi, Finlandë dhe Norvegji, në stacionet mbi rrethin arktik. Si rezultat, janë verifikuar zjarre të papreceden­ta në Suedi që kanë bërë që ajo të kërkojë ndihmë nga vende të tjera, si italia, me më shumë burime për të luftuar zjarret. Britania e Madhe po ashtu ka përjetuar verën më të thatë të saj dhe më të nxehtën po ashtu. Në shkretëtir­ën e Saharasë, në Afrikën Veriore, më 5 korrik u regjistrua rekordi i të gjitha kohërave, 51.3 gradë celsius, dhe kjo ndodhi në Ourgla të Algjerisë. Një valë të nxehti ekstrem goditi edhe Kanadanë këtë muaj, me të paktën 70 viktima në Kebek. Ndërsa në SHBA, i nxehti i korrikut është shtrirë nga veri- lindja deri në jug- perëndim. Ftohtë dhe nxehtë, lagështirë apo thatësirë, ne i përjetojmë kushtet natyrore të motit gjithë kohën, por ndryshimet klimaterik­e po kthejnë tani gishtin kundër nesh, duke bërë që disa lloj ekstremesh të jenë më të shpeshta dhe më intensive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania