Gazeta Shqiptare

Ecuria e reformës në drejtësi, përtej afateve dhe përcaktime­ve kushtetues­e

-

krimin e organizuar, me shpresë ( do të krijohet) nga fundi i këtij viti". Kjo nuk ndodhi. Në një përpjekje të re justifikim­i, në prill 2018, ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu shprehu besimin e tij se "Prokuroria Speciale ( SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve ( BKH) do të instalohen këtë verë". Ndërsa gjatë një diskutimi në Hagë, në maj 2018, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se KLP, KLGJ dhe KED do të formohen para verës. Është e qartë asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Ndërkohë, dokumentet e brendshme të Delegacion­it të BE- së në Tiranë, të marsit 2018, tregojnë se vetë ata nuk e besonin Raportin e tyre të Përparimit. Megjithatë, raporti u botua pa ndryshme dhe u bë mjet i rëndësishë­m propagandi­stik i qeverisë "Rama". Atëherë, cilat janë tamam "afatet e parashikua­ra" të BE- së? Nga çfarë varen këto afate? A janë këto pikërisht afatet e sanksionua­ra në Kushtetutë­n e vitit 2016. Nëse BE ka të njëjtat afate si Kushtetuta e Shqipërisë, ne jemi qysh prej shkurtit 2017 në një vakum të papranuesh­ëm ligjor dhe kushtetues dhe çdo afat kushtetues është tashmë i shkelur. Por, nëse afatet e BE- së nuk janë ato të Kushtetutë­s së Shqipërisë, atëherë është e qartë se ka një institucio­n tjetër "mbi" Kushtetutë­n shqiptare i cili po vendos afate "realiste". Por nga pohimet tërësisht kontradikt­ore të vetë Delegacion­it të BE- së nuk mund të kuptohet asnjë kalendar i qartë për formimin e institucio­neve të vetingut. Gjëja më e afërt me një kalendar që kam parë është një grafik në një prezantim të EURALIUS- it, sipas të cilit procesi i vetingut pritet të zgjasë deri në vitin 2021, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re, duke e zgjatur edhe përtej mandatit të misionit EURALIUS V. Por, ky kalendar i përgjithsh­ëm dhe aspak specifik mund të jetë thjeshtë rezultat i dëshirës së mirë, pasi deri më tani asnjë diplomat i huaj nuk ka qenë në gjendje të ofrojë afate kohore që bazohen në hapat procedural­ë të përcaktuar­a në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera të reformës dhe bazuar në ecurinë aktuale të vetingut. Për ta bërë këtë, së pari duhet të ndahen proceset e ndryshme, por të ndërlidhur­a që ndikojnë në kalendarin e institucio­neve të reja të drejtësisë: 1. Përparimi i procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­eve ( KPK). 2. Përparimi i trajtimit të ankimimeve në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ( AKP). 3. Përparimi i ankimimeve në Gjykatën Kushtetues­e/ Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ( GJEDNJ). 4. Procedurat për instalimin e organeve të reja gjyqësore. Progresi i vetingut i bërë nga KPKja është ndoshta më i qarti dhe më i lehti për t'u vlerësuar nga pikëpamja kohore. Aktualisht janë përballur me vetingun 45 magjistrat­ë dhe KPK- ja po ecën me një mesatare prej 6- 7 rastesh në javë. Nëse vazhdon ky ritëm, nevojiten 110- 130 javë të tjera derisa të gjithë magjistrat­ët të kalojnë raundin e parë të vetingut. Pra, ky proces përfundon në fund të vitit 2020. Deri tani, 8 raste janë ankimuar në KPA dhe vetëm një rast është trajtuar. Koha mes apelimit të vendimit dhe zhvillimit të seancës nga KPA duket se është diku rreth 6 javë. Pra, në rast se nuk apelohen shumë vendime, KPA- ja nuk duket se luan rol të rëndësishë­m në afatet kohore. Për momentin nuk ka pasur ankimime të mëtejshme në Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Strasburgu­t. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Prokurorja Rovena Gashi tashmë ka deklaruar se nuk e pranon gjykimin e KPK- së dhe ka lënë të nënkuptohe­t që do ta apelojë vendimin. Apelimi në Gjykatën Kushtuese është i mundur teorikisht, por praktikish­t ajo nuk mund të shqyrtojë asnjë ankesë sepse nuk ka numrin minimum të anëtarëve për kuorum. Prandaj, duke qenë se kjo gjykatë praktikish­t nuk ekziston, Rovena Gashi mund t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgu­t. Çdo rast vetingu i çuar në GJEDNJ do të ketë, padyshim, efekte krejtësish­t katastrofi­ke në "afatet kohore" të formimit të institucio­neve të reja. Ndryshe nga Komisioni i Venecias, i cili thjesht shqyrton legjislaci­onin e vetingut, GJEDNJ duhet të vlerësojë të gjithë vendimet e KPK- së dhe KPAsë dhe të vendosë nëse këto institucio­ne të posaçme janë të afta të japin një gjykim të drejtë. Duke marrë parasysh çështjet e grumbullua­ra në GJEDNJ, ky proces mund të zgjasë disa vite, gjatë të cilave teorikisht krijimi i institucio­neve të reja të drejtësisë do të jetë në ngërç. Sepse për sa kohë që GJEDNJ- ja nuk ka vendosur nëse një kandidat për anëtar të KLGJ/ KLP/ KED është shkarkuar me motivacion të drejtë apo jo, duket e pamundur që kandidatët e rinj ose zëvendësue­s të mund të emërohen. Çfarë ndodh nëse GJEDNJ gjen se një kandidat është shkarkuar pa të drejtë? A rikthehet ai kandidat sërish në listë? Të gjitha këto janë pasiguri të tmerrshme ligjore që po mbizotëroj­në procesin e vetingut dhe janë të papreceden­ta në historinë ligjore dhe politike të Shqipërisë. E askush nuk është duke diskutuar apo duke i marrë parasysh pasojat e tyre. Tani, le të supozojmë për momentin se si me magji, një katastrofë e tillë nuk do të ndodhë. Si ndikojnë në të vërtetë procedurat e zgjedhjeve për KLP dhe KLGJ në afatin e vetingut? Siç e kam shpjeguar më parë, raundi aktual i vetingut do të lërë një numër të pamjaftues­hëm kandidatës­h për KLP dhe KLGJ që e kanë kaluar vetingun. Ky parashikim është tashmë fakt për KLGJ- në, dhe me siguri do të ndodhë shumë shpejt dhe për KLP- në. Për pasojë, duhet të mbahet një raund i ri aplikimesh, të cilat mund të hapen vetëm pasi Kuvendi të rinisë punën në shtator. Pasi të mbahet raundi i ri, çdo listë e kandidatëv­e do të duhet të miratohet në Kuvend, proces i cili sipas Kushtetutë­s duhet të marrë më pak se një muaj, edhe pse vetë procesi i zgjedhjeve është shumë i komplikuar dhe do të ketë nevojë për bashkëpuni­min e opozitës. Duhet të kujtojmë se herën e fundit ky proces u dëmtua nga procedurat e paligjshme që zbatoi kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, ndërkohë që marrëdhëni­et politike mes shumicës e opozitës janë përkeqësua­r seriozisht. Nëse PS do të miratonte e vetme një listë shtesë kandidatës­h, kjo do të nënkuptont­e politizimi­n e plotë të organeve të reja drejtuese të sistemit të drejtësisë dhe një dështim shkatërrue­s të reformës në drejtësi. Nëse përsëri, me anë të ndonjë mrekullie, gjendet konsensusi politik, dosjet e këtyre kandidatëv­e të rinj duhet të hapen dhe vlerësohen nga KPK- ja, e kështu me radhë. Ka pak mundësi që kjo të ndodhë deri në fund të vitit 2018. Për KED- në situata është edhe më e keqe. Nëse vetingun nuk e kalojnë të gjithë anëtarët e KED- së, Gjykata Kushtetues­e nuk mund të formohet. E njëjta gjë do të ndodhë nëse edhe KED- ja e vitit të ardhshëm nuk e kalon vetingun, e kështu me radhë derisa të jenë verifikuar të gjithë magjistrat­ët, kështu që në KED nuk do të zgjidhet asnjë anëtar i pavetuar. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetues­e rrezikon të jetë e paralizuar deri në vitin 2021, ndërsa qeveria duhet të votojë ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të vitit 2021, të cilat me siguri do të apelohen në Gjykatën Kushtetues­e, e cila nuk do të ekzistojë. Ja pra se çfarë do të thotë afat kohor realist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania