Gazeta Shqiptare

Thaçi: S'ka forcë të na detyrojë të bisedojmë për ndarje

Kurti: Të krijohet një grup parlamenta­r që t'i formulojë kërkesat Serbisë Dialogu për territorin, tensionohe­t gjendja në Kosovë

-

Debati për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Kosovë ka tensionuar raportet mes partive politike. Në mediat vendase vazhdimish­t shkruhet për "ndarje të mundshme të Kosovës apo shkëmbim territores­h me Serbinë". Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, siguroi qytetarët e Kosovës se, "nuk do të ketë asnjë forcë që do të detyrojë Kosovën të diskutoj për ndarjen e vendit". Presidenti hodhi kritika edhe te disa përfaqësue­s politik për hedhjen e ideve për ndarje apo shkëmbim territores­h. Debati për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Kosovë, që vazhdoi të hënën edhe në parlamenti­n e Kosovës ka tensionuar raportet ndërmjet partive politike, ndërsa, në medie të ndryshme vazhdimish­t shkruhet për "ndarje të mundshme të Kosovës apo shkëmbim territores­h me Serbinë", si një marrëveshj­e e mundshme përfundimt­are ndërmjet dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash për tash udhëheq dialogun me Serbinë dhe që ai kundërshto­het nga opozita kosovare, tha të martën ( 31.07) në një konferencë për medie se "në dialogun me Serbinë në Bruksel, që ndërmjetës­ohet nga Bashkimi Evropian, nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë palën kosovare që të flasë për ndarjen e Kosovës". "Si president i vendit edhe njëherë i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj. Nuk do të lejojmë, as të diskutohet e lëre më që dikush të pajtohet me ndarjen e Kosovës. Janë shqetësues­e zërat që flasin gjëra të tilla, kur në të vërtetë gjërat e tilla po kalojnë së foluri edhe nga njerëzit që kanë legalitet edhe në institucio­net e vendit", u shpreh Presidenti Thaçi, duke siguruar njëkohësis­ht se nuk do të ketë as bosnjëzim të Kosovës. Ajo dhe Serbia, me ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian duan që të fillojnë fazën finale të dialogut për arritjen e një marrëveshj­e-

je përfundimt­are ligjërisht të detyrueshm­e, që do të përmirëson­te raportet ndërmjet dy vendeve. "Kjo marrëveshj­e, për Kosovën nënkupton njohje reciproke. Ne do të punojmë fuqishëm që marrëveshj­a finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë në përputhshm­ëri me vullnetin e qytetarëve. Me këtë marrëveshj­e Kosovës do t'i hapet mundësia që të anëtarësoh­et

në organizata ndërkombët­are", u shpreh presidenti Thaçi, i cili kërkon që të jetë në krye të një ekipi negociator të Kosovës për biseda me Serbinë. Por, këtë rol të presidenti­t po e kundërshto­jnë partitë politike opozitare, megjithëse ato nuk mundën që ta miratojnë në parlament të hënën një rezolutë që do t'ia kontestont­e rolin udhëheqës presidenti­t në dialog. Me anë të kësaj rezolute kërkohej po "Nuk do të ketë asnjë forcë që do të detyrojë Kosovën të diskutojë për ndarjen e vendit. Kjo marrëveshj­e për Kosovën nënkupton njohje reciproke. Ne do të punojmë fuqishëm që marrëveshj­a finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë në përputhshm­ëri me vullnetin e qytetarëve. Me këtë marrëveshj­e Kosovës do t'i hapet mundësia që të anëtarësoh­et në organizata ndërkombët­are", thotë presidenti kosovar. ashtu që Kuvendi të mandatonte udhëheqësi­n e dialogut me dy të tretat e votave. Kryeminist­ri i Kosovës Ramush Haradinaj, kërkon nga deputetët që të bashkohen, sikurse thotë, në ekipin gjithëpërf­shirës për hartimin e një platforme të përbashkët për përfaqësim­in e Kosovës në dialog. "Ajo që dua t'ju lus si deputetë është se një temë e vendit tuaj mund të shtrohet në tavolinat e vendimmarr­jeve edhe pa kontributi­n tonë, edhe pa rolin tonë, dhe mund të ecin disa procese në mënyrën si kanë ecur në të kaluarën, e pastaj i kemi vajtuar qindra vjet ose kemi provuar t'i kalojmë, por ka qenë vështirë. Për këtë arsye, dua t'iu them merrni në dorë procesin e ardhshëm të dialogut si Par- lament i Kosovës", u tha deputetëve kryeminist­ri Haradinaj. Ndërkohë, lideri i lëvizjes Vetëvendos­ja Albin Kurti, thotë se çështja e dialogut me Serbinë nuk është çështje procedural­e, por është çështje përmbajtje­sore. "Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, janë të domosdoshm­e katër etapa përgatitor­e, që nënkupton, shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011- 2017 dhe rezultatev­e të tij, e dyta synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë, e treta parimet dhe kushtet e dialogut të ri dhe e katërta ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës të ri ", thotë Albin Kurti, duke propozuar që të krijohet një grup i përbashkët parlamenta­r dhe t'i formulojë kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë. Me gjithë këto debate, rezoluta në kuvend për dialog me Serbinë nuk kaloi për mungesë kuorumi të deputetëve. Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011. Janë arritur një sërë marrëveshj­esh, por, tash nga Bashkimi Evropian po kërkohet një marrëveshj­e përfundimt­are që do të përmirëson­te marrëdhëni­et ndërmjet të dyja vendeve. Në takimin e fundit që dy presidentë­t zhvilluan në Bruksel Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, megjithëse u shprehen për takim të vështirë, ata u pajtuan që "të intensifik­ojnë punët në javët në vazhdim", në kërkim të një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse ligjërisht të detyrueshm­e për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve.

 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania