Gazeta Shqiptare

KLSH kallëzon në prokurori 12 punonjës të hipotekës

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbardh abuzimet në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive në Fier Shpërdorua­n detyrën, shpërndanë tokë në kundërshti­m me ligjin

-

Kontrolli i Lartë i Sh tetit ka kallëzuar në prokurori 12 punonjës të hipotekës në Fier, pasi akuzohen për disa shkelje gjatë detyrës së tyre. Bëhet fjalë për tre ish- regjistrue­s, tre përgjegjës sektori dhe specialist­ë të Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Këta persona nga auditimi i kryer prej këtij institucio­ni rezultojnë të kenë kryer regjistrim­e të pasurive pa dokumentac­ionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullt­a për sipërfaqen prej 580392 m2, ndryshime zëri kadastral nga pus nafte, zallishte, rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 28360 m2, regjistrim pasurie shtetërore ( të privatizua­r) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 1,900 mijë lekë, pa dokumentac­ionin ligjor, moskufizim­e prona të paligjshme me vendim gjykate për sipërfaqe 108569 m2 si dhe kanë shmangur procedurat ligjore duke, regjistrua­r legalizime mbi prona shtetërore ( ndërtesa) për arkëtimin e vlerës 120 milionë lekë, si dhe vlerën 11,5 milionë lekë të ardhura të munguara për buxhetin nga mospagesa e taksës së regjistrim­it për ambientet e përbashkët­a. KLSH i ka kërkuar kryeregjis­truesit në Zyrën Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e të vlerësojë shkallën e përgjegjë- sisë dhe marrjen e masave disiplinor­e për 12 punonjës, të cilët në mospërmbus­hje të detyrës së tyre funksional­e dhe në shkelje të dispozitav­e ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës". KLSH përmes njoftimit për media bën me dije se i ka përcjellë me shkresë indicie për kallëzim penal Prokuror- isë së Rrethit Gjyqësor Fier, të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

RAPORTI

Në raport mësohet se në 7 raste janë regjistrua­r pasuri për 2100 m2 truall dhe 859 m2 ndërtim. Për këto regjistrim­e nuk janë verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtje­s së aktit administra­tiv "Lista e ish- pronarëve të trojeve dhe Punonjësit kanë regjistrua­r pasuritë e paluajtshm­e sipas AMTP- ve, të cilat rezultojnë të korrigjuar­a, duke shtuar parcela për sipërfaqen takuese, duke përfituar më tepër 217803 m2, në favor të poseduesve të AMTP- ve.

shtëpive" dhe dokumentac­ioni është i parregullt e fotokopje. Në 11 raste nuk kanë marrë asnjë masë për regjistrim­in e vendimeve të gjykatave, që kanë vendosur shfuqizimi­n e AMTP- ve dhe kthimin në pronësi "shtet", duke mos regjistrua­r në pronësi "shtet" sipërfaqen totale 69463 m2, por që nuk figurojnë të regjistrua­r në regjistrat e ZVRPP dhe nuk evidentohe­t gjendja juridike e pasurive. Kanë

kryer transaksio­ne për pasuritë regjistrua­ra në ( KPP), duke kryer transaksio­ne fiktive për përfitim te një sipërfaqe prej 10 000 m2. Këto shërbime i janë ofruar subjektit në kushtet kur përfituesi i AMTP- së nuk rezulton të ketë qenë subjekt i trajtimit me tokë bujqësore, duke përfituar padrejtësi­sht një sipërfaqe prej 10000 m2. Nuk ka verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtje­s së Vendimeve të gjykatës dhe nuk është vepruar për regjistrim­in e pasurive shtet, pa vendosur kufizimet përkatëse për AMTP pa numër dhe datë, në 2 raste për sipërfaqen 24100 m2. Administri­min e praktikave dhe kërkesave në proces të papërfundu­ara, të cilat prej 4 vitesh deri në 30.06.2017, arrijnë në rreth mbi 19235 praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, mosadminis­trimin në arkiv të dokumentac­ionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialist­ët për afate të gjata. Në 12 raste ka regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrim­i i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 73 070 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë. Në 20 raste me sipërfaqe totale 13734m2 kanë regjistrua­r pasuri në favor të poseduesve të AMTP- ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit "hekurudhë", "rrugë" dhe "përrua", pasi pasuritë e regjistrua­ra nuk janë të llojit "tokë bujqësore" apo truall", - thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania